Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Viti 2024 shënon numër rekord të regjistrimit të automjeteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Viti 2024 shënon numër rekord të regjistrimit të automjeteve
EkonomiLajmi i fundit

Viti 2024 shënon numër rekord të regjistrimit të automjeteve

Published: January 13, 2025
Shpërndaje

Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëherë në vend, pjesa më e madhe e të cilave ishin autovetura.

Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, për periudhën janar-dhjetor janë regjistruar për herë të parë gjithsej 99.4 mijë automjete, nga të cilat 83.2 mijë, ose 84% ishin autovetura.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të autoveturave me 26%.

- Publicitet -

Në total, në vend, deri në fund të 6 mujorit të parë të vitit 2024 kishte në qarkullim gjithsej 915 mijë mjete, nga të cilat 738 mijë janë autovetura.

Teksa përdorimi i mjeteve po rritet me shpejtësi, sërish po importohen makina të vjetra dhe me naftë, që janë një shkaktar i ndotjes së ambientit.

Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, në 2024-n, rreth 53% e automjeteve të regjistruara ishin 9-15 vjet të vjetra dhe 26% ishin mbi 15 vjet të vjetra. Vetëm 12% ishin deri në 4 vjet të vjetra.

63% e mjeteve të reja ishin me naftë dhe 23% me benzinë. Automjetet elektrike zinin vetëm 3.1% të totalit të mjeteve të importuara.

Flota e autoveturave vijon të jetë e vjetër. Nga 738 mijë vetura që kishte gjithsej në qarkullim deri në qershor 2024, rreth 73% e tyre janë më të vjetra se 15 vite dhe 20% kanë një vit prodhimi nga 9-15 vjet.

Vetëm 3% e stokut të veturave në vend janë më të reja sesa katër vjet.

“Zbulimi” i Koresë së Jugut nxiti rritjen rekord

Të dhënat e detajuara nga DPSHTRR tregojnë se prej dy vitesh ka një rritje të ndjeshme të importeve të mjeteve nga Koreja e Jugut. Në dy vjet (2023-2024) nga ky shtet janë importuar dhe dalë në qarkullim të paktën rreth 27 mjete.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Në krahasim me vitin 2024, mjetet nga Koreja e Jugut, mëse u dyfishuan, me një rritje prej 124%. Dy vjet më parë nga ky shtet blerjet ishin minimale me rreth 1.2-1.5 mijë mjete në vit.

Më parë, dy shtetet nga importoheshin më shumë mjete ishin Italia dhe Gjermania. Por, nga 2023-shi, shqiptarët kanë zbuluar një destinacion të ri, që ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • spata says:
    January 13, 2025 at 11:37 am

    Cudija ndodh vetem me shqiptaret.Rritet numri i makinave ,qe qarkullojne ,pa menduar pasojat qe vijne nga ndotja e tyre.Ne vere takova nje mik me pushime .Ishte vet i 4 me familjen dhe kerkonin shtepi me qira per 10 dite plazh.I rekonandova nje person qe jepte shtepi.Mbas 3 ditesh me telfonon per te pire nje kafe.U takuam e ne bised e siper me tha.Une neser bashke me gruan do largohem.Do qendrojne femijet.Pse kaq shpejte ju .Qendro.Nuk na del hesapi .I bem llogarit gabim.E kuptova e me te qeshur i thash.Mos harxho lek te marri djali makine kaq lluksize.Blij nje qe te jet me e lire.Jo me tha .Djali e kapi lire .Eshte me nafte .Gjermanet i japin per nje cope buke ti heqin qafe.
    Dhe fakti eshte se automjetet me ndotje po mbushin Shqiperine.Ne kerkojme pse Tirana eshte vendi i dyte me smogun me te larte ne rajon.
    .

    Reply
  • Phoenix says:
    January 13, 2025 at 11:56 am

    Shume gje e mire kjo. Sa me shume makina aq me teper zhvillim. Automjetet kane 170 vite qe levizin Boten. Pa to do e ishim ne epoken e Gurit. Sa per ndotjen, ata qe mendojne se ndotin, duhet ta fillojne nga vetja duke na u hequr qafe, sepse ndotin planetin duke emetuar me frymarrrjen e tyre Dioksid Karboni. Opsionet jane, hedhje nga kati i peste me koke, te bejne vaksinen e fundit te axhornuar, tja heqin vetes me plumb ne koke, ose te pijne arsenik apo ndonje helm tjeter. Nuk kemi shume nevoje per ndotesa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?