Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vizita e Pelosit në Tajvan, reagon Lavrov: Përpjekje e SHBA për të irrituar Kinën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vizita e Pelosit në Tajvan, reagon Lavrov: Përpjekje e SHBA për të irrituar Kinën
AktualitetBote

Vizita e Pelosit në Tajvan, reagon Lavrov: Përpjekje e SHBA për të irrituar Kinën

Published: August 3, 2022
Shpërndaje

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi është një përpjekje e qëllimshme e Uashingtonit për të irrituar Kinën, tha të mërkurën ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Unë nuk gjej asnjë arsye tjetër që ata të shkaktojnë një shqetësim të tillë pothuajse nga askundi, duke e ditur mirë se çfarë do të thotë kjo për Republikën Popullore të Kinës”, tha Lavrov nga Mianmari, gjatë një vizite.

Vizita e Pelosit të martën në Tajvan, të cilën Kina e konsideron një provincë të shkëputur, shkaktoi zemërim nga Pekini në një kohë kur tashmë ka tensione ndërkombëtare mbi pushtimin rus të Ukrainës.

- Publicitet -

Rusia i ka ofruar mbështetjen e saj Kinës, me të cilën ka krijuar një partneritet të fortë vitet e fundit, dhe ka paralajmëruar Uashingtonin se vizita e Pelosit e vendos atë në një kurs përplasjeje me Pekinin.

Si Moska ashtu edhe Pekini mbështesin parimin e “Një Kinë” duke njohur Tajvanin si pjesë të Kinës dhe kundërshtojnë pavarësinë e ishullit.

Lavrov tha gjithashtu se SHBA nuk ka bërë asnjë përpjekje për të rifilluar bisedimet për një marrëveshje të re strategjike për reduktimin e armëve bërthamore që do të zëvendësonte marrëveshjen e vitit 2011, të quajtur START i ri.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se është i gatshëm të “negociojë shpejt një kornizë të re të kontrollit të armëve” për të zëvendësuar New START kur të skadojë në vitin 2026, ndërsa Presidenti Vladimir Putin tha së fundmi se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore.

“Ata e kanë zakon që t’i lajmërojnë gjërat nga mikrofoni dhe pastaj t’i harrojnë ato”, tha Lavrov teksa shtoi se “nuk ka pasur qasje tek ne për të rifilluar procesin e negociatave”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Komentet e Fundit

  1. Beu i Shurrelit on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  2. K R on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. Skënder Bole Ymeri on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. prehistoriku on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. Arnold on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?