Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vizitoni Venecian pa shpenzuar asnjë qindarkë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Vizitoni Venecian pa shpenzuar asnjë qindarkë
EnciklopediLifestyle

Vizitoni Venecian pa shpenzuar asnjë qindarkë

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Venecia shpesh lidhet me luksin dhe ekstravagancën, por qyteti ka shumë vende të cilat mund të vizitohen pa shpenzuar shumë, si dhe pa sakrifikuar argëtimin apo aventurën.

Venecia, “Qyteti i Kanaleve”, është i njohur për arkitekturën, historinë e Rilindjes, artin e jashtëzakonshëm dhe atmosferën romantike.

Në vazhdim renditen disa aktivitete falas për të bërë në Venecia, pa pasur nevojë të shpenzoni shumë para.

- Publicitet -

Përfitoni nga ditët falas të muzeut në Venecia

Venecia ka disa vepra madhështore të artit dhe fatmirësisht, shumë nga muzetë ofrojnë hyrje falas në ditë të caktuara.

Të dielën e parë të çdo muaji, hyrja në Muzeun Gallerie dell’Accademia, Galleria “Giorgio Franchetti” alla Ca’ d’oro, Muzeun Arkeologjik Kombëtar, Muzeun e Pallatit Grimani dhe Muzeun e Artit Oriental, është falas.

Vizitoni lagjen hebraike

Lagja Çifute është një lagje historike në Venecia, që u krijua në shekullin e 16-të, kur Republika Veneciane i detyroi banorët hebrenj, të jetonin në komunitete të ndara.

Sot, kjo zonë ende luan rol jetik në jetën e popullsisë hebraike të Venecias. Kjo lagje ofron një vështrim në të kaluarën shumëkulturore të qytetit dhe është shtëpia e sinagogave të bukura dhe Muzeut Hebre të Venecias.

Shëtisni nëpër Piazza San Marco

Të vizitosh Sheshin San Marco, është një nga gjërat më të mira për të bërë në Venecia. Ky shesh i bukur është i rrethuar nga disa nga monumentet më të rëndësishme dhe mahnitëse të Venecias, duke përfshirë Bazilikën e Shën Markut, Pallatin e Dukës dhe Këmbanoren.

Vizitorët mund të bëjnë një shëtitje të qetë nëpër shesh, të shijojnë muzikë live dhe të zhyten në atmosferën dhe kulturën e pasur të qytetit.

Vizitoni Urën e Rialtos

Asnjë udhëtim në Venecia nuk mund të jetë i plotë, pa shijuar bukurinë e urës së Rialtos, urës më të vjetër në Kanalin e Madh.

Megjithëse shumë ura janë ndërtuar që nga shekulli i 12-të, arkitektura e tanishme e Urës së Rialtos u ndërtua në shekullin e 16-të. Sot, kjo urë vazhdon të jetë një nga monumentet kryesore në të gjithë Venedikun.

Eksploroni Tregun Rialto

Tregu Rialto është një treg plot gjallëri, që shet produkte të freskëta dhe ushqim deti. Vizitorët mund të shëtisin nëpër stenda dhe të mësojnë rreth përbërësve dhe erëzave, që përdoren në kuzhinën lokale të Venecias.

Për ata, që duan të sjellin një shije të Italisë në shtëpi, tregu ka komplete të ndryshme makaronash dhe suvenire.

Shijoni perëndimin në Venecia

Sado klishe, që mund të tingëllojë, nuk ka mënyrë më të mirë për të përfunduar një ditë në qytetin e bukur të Venecias, sesa të gjesh vendin e përsosur për të parë teksa perëndon dielli dhe qyteti vishet plot ngjyra dhe shkëlqim.

Ka shumë vende për të parë perëndimin e diellit në Venecia, që ofrojnë pamje mahnitëse, si Piazza San Marco, por disa zona ofrojnë pamje më të bukura se të tjerat.

Punta della Dogana, në distriktin Dorsoduro, ofron pamje panoramike të qytetit ndërsa dielli perëndon. Zattere është një shëtitore e gjatë, që shkon përgjatë anës jugore të Venecias dhe është një vend tjetër i mrekullueshëm, për të parë perëndimin e diellit mbi qytet.

Vizitoni kishat e Venecias

Venecia është shtëpia e disa prej kishave më të bukura në botë dhe t’i shohësh ato nga afër, është një nga gjërat më të mira për të bërë në përgjithësi në Itali, jo vetëm në Venecia.

Disa kisha në Venecia, mund të kenë tarifa për të parë dhoma dhe ekspozita shtesë, por shumë nga katedralet e Venecias ofrojnë hyrje falas, në kohë të caktuara të ditës. / The Travel

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është zyrtari i lartë shqiptar që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje, 5 vjet për ish-zyrtarin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?