Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjedhja e të dhënave, këto janë vendet që kanë vënë kufizime ndaj TikTok
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vjedhja e të dhënave, këto janë vendet që kanë vënë kufizime ndaj TikTok
AktualitetBote

Vjedhja e të dhënave, këto janë vendet që kanë vënë kufizime ndaj TikTok

Published: March 2, 2023
Shpërndaje

Këtë javë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja lëshuan urdhëra për ndalimin e përdorimit të rrjetit TikTok një pajisjet qeveritare, ndërsa janë shtuar shqetësimet për sigurinë kibernetike dhe privatësinë që paraqet aplikacioni i ndarjes së videove.

Rrjeti TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, prej kohësh është shprehur se nuk ndan të dhëna me qeverinë kineze dhe se të dhënat e saj nuk ruhen në Kinë. TikTok po ashtu hedh poshtë akuzat se mbledh të dhënat e përdoruesve më shumë se firmat e tjera të mediave sociale, dhe këmbëngul se operon në mënyrë të pavarur nga menaxhmenti i saj.

Por shumë vende vazhdojnë të tregohen të kujdesshme në lidhje me platformën dhe lidhjet me Kinën.

- Publicitet -

Por cilat janë vendet dhe rajonet që kanë vënë kufizime ndaj rrjetit TikTok apo e kanë ndaluar përdorimin e tij?

Në vitin 2020 India bllokoi tërësisht përdorimin e rrjetit TikTok dhe disa aplikacioneve të tjera kineze përfshirë aplikacionin e mesazheve WeChat, lidhur me shqetësimet për sigurinë dhe privatësisë. Masa erdhi pas një përleshje të trupave indiane dhe kineze në kufirin e debatueshëm në Himalaja ku u vranë 20 ushtarë indianë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Kompanive iu dha një shans për të reaguar ndaj pikëpyetjeve për privatësinë dhe sigurinë. Bllokimi u bë i përhershëm në vitin 2021.

Në dhjetor të vitit 2022, Tajvani ndaloi përdorimin e rrjetit TikTok në sektorin publik pasi Byroja Federale e Hetimeve paralajmëroi se rrjeti kinez përbënte rrezik për sigurinë kombëtare. Pajisjet qeveritare nuk lejohet të përdorin programe kompjuterike kineze, përfshirë aplikacionet si TikTok, Douyin, Xiaohongshu.

Shtetet e Bashkuara thanë këtë javë se agjencitë qeveritare kanë një afat 30-ditor për të fshirë aplikacionin TikTok nga pajisjet qeveritare, si rezultat i shqetësimeve të sigurisë për të dhënat e përdoruesve. Ndërkohë, disa ligjvënës amerikanë po kërkojnë që aplikacioni të bllokohet në mbarë vendin.

Kina kritikoi vendimin e Uashingtonit, duke e cilësuar si abuzim të pushtetit dhe shtypje të kompanive të huaja. Më shumë se gjysma e shteteve amerikane e kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit në pajisjet qeveritare.

Pas Uashingtonit, Kanadaja njoftoi të hënën se pajisjet e lëshuara nga qeveria nuk duhet ta përdorin rrjetin TikTok, duke thënë se paraqet një rrezik “të papranueshëm” për privatësinë dhe sigurinë. Pajisjet qeveritare nuk do të mund ta shkarkojnë aplikacionin në të ardhmen.

Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, tre organet kryesore të bllokut, kanë vendosur ndalimin e aplikacionit në pajisjet qeveritare. Njoftimi i Parlamentit Evropian për ndalimin futet në fuqi më 20 mars, ndërsa u ka rekomanduar ligjvënësve dhe punonjësve që të fshijnë aplikacionin nga pajisjet e tyre personale.

Autoritetet pakistaneze kanë ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok të paktën katër herë që nga tetori i vitit 2020, duke përmendur shqetësimet se aplikacioni nxit përmbajtje imorale. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Plaku on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. E on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  4. Zdromsi on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  5. Greta on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?