Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vladimir Putin i drejtohet kombit dhe kërcënon në mënyrë direkte NATO-n
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vladimir Putin i drejtohet kombit dhe kërcënon në mënyrë direkte NATO-n
BoteLajmi i fundit

Vladimir Putin i drejtohet kombit dhe kërcënon në mënyrë direkte NATO-n

Published: February 29, 2024
Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n se pasojat e vendosjes së trupave aleate në Ukrainë do të ishin “tragjike”, ndërsa i quajti “të pakuptimta” akuzat se Moska po konsideron të sulmojë Evropën.

“Ata kanë filluar të flasin për mundësinë e dërgimit të kontingjenteve ushtarake të NATO-s në Ukrainë, por duam t’ju kujtojmë fatin e atyre që dikur dërguan trupa në territorin e vendit tonë. Por tani pasojat për ndërhyrësit e mundshëm do të jenë shumë më tragjike”, tha Putin gjatë fjalimit para kombit në Parlamentin rus.

Këto fjalë i referohen deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili të hënën tha se nuk duhet përjashtuar dërgimi i trupave në Ukrainë.

- Publicitet -

“Rusia do të duhet të forcojë distriktin e saj ushtarak perëndimor tani që Suedia dhe Finlanda janë anëtarësuar në NATO”, vijoi Vladimir Putin.

Finlanda ka një kufi të gjatë tokësor me Rusinë veriperëndimore.

Putin tha gjithashtu se kushdo që do të përpiqet të pushtojë Rusinë do të përballet me pasoja më të rënda sesa ato gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse vendi tani ka armë që mund të godasin objektivat në territorin e armikut.

Duke vazhduar me ton kërcënues, ai siguroi vendet e NATO-s se rrezikojnë një konflikt bërthamor nëse dërgojnë trupa në Ukrainë dhe shtoi se Rusia duhet të përforcojë rajonin e saj ushtarak perëndimor pas pranimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën Atlantike.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Evropiani says:
    February 29, 2024 at 1:11 pm

    Lufta e Bashkimit Sovjetik ne Afganistan solli shkaterrimin e tij, lufta e Putinit ne Ukraine do çoje ne shperberjen e Federates Ruse. Rusia duhet te kerkoje rrugen e paqes me çdo kusht neqoftese deshiron te zhvillohet ekonomikisht dhe popullesia te jetoje me mire. Me 30 perqind te buxhetit, qe Putini ka vene per vitin 2024 ne sherbim te ushtrise, ngjan me shpenzimet qe beri vendi yne per te ndertuar mijra bunkere dhe qe solli boshatisjen e arkes se shtetit, varferine dhe renien e rregjimit. Kercenimet e tij ndaj Evropes dhe Perendimit, jane njesoj si te Sadamit e Kadafit qe patin fatin e mire qe shkuan ne boten e tjeter prane perendise.

    Reply
  • mali says:
    February 29, 2024 at 2:48 pm

    Ashtu I takon atij te flase .Qellimi eshte t’i jape zemer vetes sepse e di ngordhjen po u krojt me NATO-n.Perendimoret nuk kercenojne por vetem flasin per mbrojtje.
    Ata po luajne me ruset deri sa ta ngordhin ekonomikisht.
    Per 2 vjet lufte e bene rusin te boshatise depot nga stoqet e WW2.
    Tani po e detyrojne te rite buxhetin per lufte qe do te thote tkurje te ekonomise dhe mireqenien e popullit.
    Politika pune muti ecen me laps dhe jo me tru te nxehur.

    Reply
  • Provokacija says:
    February 29, 2024 at 3:05 pm

    Kush i hedh benzinë zjarrit, po nga zjarri do digjet e shkrumbohet. Historia ka mjaft shembuj të kësaj natyre. Le ta provojë po ja mbajti.

    A ka pikë llogjikë preteksi qesharak me të cilin provokon e kërcënon sot aleanvën perendomore një i lajthitur? Aspak!

    “Pas meje qameti” – thoshte me vete dobiçi i bimbashit – dhe faktikisht qameti s’vonoi. Nga afro 4 milion banorë sot ShqUpëria e Rilindjotërve nuk numron as një milion e gjysëm.

    Reply
  • Baba nga Dürrsi says:
    February 29, 2024 at 3:20 pm

    @Evropiani, lexoje pak me mire historine qe te kuptosh sesi qendrojne realisht gjerat.
    – Historikisht ne literaturen enciklopedike te botes, Afghanistan eshte cilesuar me shume te drejte si “Varri i Perandorive te Medha”.
    Ne truallin e Afghanistanit kane deshtuar perandori te medha te kohrave, si Perandoria Britanike ne 3 luftrat e saja anglo-afghane (1842-1887-1919), Perandoria Ruse, Perandoria Marathas 1818 (sot India), dhe nqs shkojme ende mbrapa ne kohe, pra ne periudhen e sundimit te Mbretit afghan- Ahmad Durrani (1747 apo 1749 nuk e kujtoj me saktesi tani) i cili arriti te sundonte territoret e sotme te Afghanistan+Pakistan+Kashmir etj limitrofe, kuptojme vertet dicka me shume.
    Nqs kesaj historie paranteze, i shtojme edhe historine e re te Gusht-2021 te Koalicionit Atlantik (SHBA+UE+CAN+AUS+ ETJ) qe u munden me turp dhe e braktisen ate vend me vrap pa terhequr biles as tekniken militare te tyre (ganz neue-te re fringo) dhe sidomos duke tradhtuar bashkepunetoret e tyre afghanas, na paraqitet nje panorame reale dhe e pakundershtueshme.
    Praktikisht 20 vjet lufte dhe investim kolosal i Perendimoreve- i hedhur ne kosh plehrash ne 3 dite terheqje te turpshme kaotike.
    Kjo do te thote qe URSS nuk ra prej luftes ne Afghanistan, por u rrezua si sistem sepse ishte bazuar mbi nje ideologji deshtake si ajo e komunizmes, dhe kte e provon fakti qe ne 1989-1990 u rrezuan te gjitha regjimet qe kishin kopjuar modelin e deshtuar te sowieteve, pra edhe ata qe nuk kishin qene ne konflikt me Afganistanin! (Bul/Rom/Alb/Hun/DDR/ etc)
    Sa per Vladimir Putin kur shkruan se “ka vene ne dispozicion per 2024 aq % e kaq % te buxhetit” biles thua 30% ja fut kot se koti, sepse realisht eshte 6,8% e GDP, ndersa neve oksidentalet e “vlerave demokratike” mezi shpenzojme 1,4-1,6 % te GDP per Mbrojtjen Kolektive (pra NATO).
    Vetem Greqia me 3,59% dhe Polonia me 2,34% apo UK me 2.25% te shpenzimeve tejkalojne kuoten e 2% te fiksuar nga Nato.
    Sidoqfte, per te qene realist dhe koherent me ate qe shkruaj, te njoftoj se sot te gjitha gazetat kryesore Evropiane hapeshin me titullin kryesor:
    “Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen i kerkon shteteve anetare te UE-se te riarmatosen ne menyre urgjente (shprehje tekstuale -kjo) dhe ti japin perparsi me te madhe prodhimit vendas te armatimeve ” (pra shoqerive UE dhe jo USA) sic jane RheinMetall Deutschland/Österreich , Leonardo und Iveco Italien, Saab Sweden etj etj, me nje buxhet te papare ndonjehere ne historine e Evropes! Kjo do te thote qe kta tanet, nuk jane me te mire sesa ai paranojaku i Kremlinit.

    Reply
  • Alex says:
    February 29, 2024 at 5:58 pm

    ju qe beni komente do shkoni te luftoni ?
    apo sic luftuat turku Duke ndryshuar besimin dhe duke ngritur xhami ,,hyrysh po merni dhe Ramen me vete

    Reply
  • mali says:
    February 29, 2024 at 6:02 pm

    Baba nga durresi.Ekonomia nuk zhvillohet me pordhe por me fuqine prodhuese ku futen makineria dhe forca e krahut punetor dhe intelektuale(inxhiniere,ekonomiste….).
    Tani grupoi keto ne disa menyra sepse ekonomia eshte e larmishme.
    Bej disa llogaritje ku 60% e fuqise se afte per pune dhe mendore te eshte larguar dhe vazhdon.
    Keto parametra te cojne ne falimentim te shtetit.
    C’fare jane parate e europes.Ato jane para qe ndajne te koruptuarit e europes midis tyre.Vetem 5% shkon ne destinacion.Prandaj zgjodhen Edi Ramen ruajtes te thesarit.

    Reply
  • Baba nga Dürrsi says:
    February 29, 2024 at 10:24 pm

    Mendoj qe Presidenti V.Putin nuk po kercenon askend, por po reagon sipas parimit universal: Aksion-Reaksion, pra ku cdo aksion/veprim ka si rezultat edhe nje reaksion/kunderveprim.
    Retorika e Perendimorve ne kto dy vjet konflikt ka qene shume agresive dhe kercenuese per Fed.Ruse dhe presidentin e saj. Kjo retorike ka zbritur ne nivelet me te ulta duke e share V.Putin edhe nga nena (son of the b*itch) e quajti Biden para pak ditesh, ose “Butcher” ose “H!tler” etj etj.
    Nuk mbaj mend qe lideret boterore te dikurshem te kene zbritur ndonjehere ne kto nivele, as gjate luftes se ftohte. Nqs Presidenti E. Macron flet hapur per dergimin e trupave kembesore ne Ukraine, nqs Presidendtja e Kom.Evropian frau Ursula v.d.Layen dje shpalosi planin e saj te madh per armatosje dhe per nje konflikt te mundshem me Rusine (tekstualisht: Duhet te kuptojme qe paqja nuk eshte e perhershme, dhe konflikti me Fed.Ruse nuk eshte improbable), ose kur Olaf Scholz i DE dhe Giorgia Meloni e ITA etj permbrapa i mbajn ison ketyre, atehere nuk skandalizohem nga fjalet e diktatorit V.Putin. Pra te gjithe liderat/aktoret ne konflkit flasin vetem per Lufte dhe askush nuk flet per trataktiva, akorde, negociata paqeje apo thjesht edhe per nje armepushim (ngrirje te konfliktit).
    Keta jane te gjithe te cmendur njesoj, askush nuk eshte me i mire sesa tjetri, te gjithe gabojne.
    Gabojne me shume Perendimoret qe shkelin principet e tyre te demokracise dhe vlerave etc etc ksi pallavrash, gabojne me shume kta perendimoret sepse praktikisht kta i kane magazinat e municioneve te tyre pothuajse bosh fare, nuk kane cfar ti japin me Ukraines dhe kjo shpjegon faktin qe po i hapet rruge kesaj alternatives tjeter dhe extreme per te derguar trupat tokesore ne UA kunder Rusise, duke shkelur Vijen e Kuqe qe po vete kta teknokratet e Bruxelles kishin vendosur si limit: Nato nuk do te perfshihet direkt ne konflikt me Fed.Ruse por do te ndihmoje Ukrainen te mbrohet.
    Kjo ishte vija e kuqe qe vendosen vete ata.
    Te gjithe kujtojme sesi para 2 vjetesh na thuhej me te madhe ne media qe neve Perendimoret nuk do ta furnizojme Ukrainen me arme mesymese/ofensive por do ti japim asaj vetem arme defensive.
    Na u tha qe nuk do ti jepeshin UA armatime me rreze te larget goditje (mbi 150 Km) por vetem ato me rreze te afert goditje sic ishin FGM-Javeline me rreze nga 80-150 Metra.
    U tha qe nuk do dergonin tanke Leopard 2, te Bundeswehr dhe M1 Abrams te US-Army, po ashtu edhe per F-16 (sepse jane ne gjendje te transportojne edhe testata nuke), etj etj etj.
    Pas dy vjetesh te gjitha kto “angazhime” u injoruan dhe tani po kerkojne te shkelin Vijen e Kuqe.
    Problemi eshte qe kta te krisur nuk kane me as municione me cfar te luftojne, biles edhe Marrveshja Kryesore midis pijedashesve te Coca-Koles Zhulenski dhe Rama, ishte pikerisht rifillimi i prodhimit ne Shqiperi i municioneve standarte per Nato.
    Pertej kesaj, “te mencurit dhe mendjehollet” e Bruxelles po dalin dhe po lypin neper bote municion.
    Nga shtypi indian rezulton nje detaj kurioz, ku flitet per te blere nga India nje sasi te konsiderueshme armatimesh dhe municionesh, pjesa me e madhe e te cilave eshte e fabrikimit rus dhe kompatibel me tekniken luftarake qe ukrainasit disponojne ende dhe qe dine te perdorin me mire.
    Problemi qendron sesi mund ta bindin Narendra Modi qe ti leshoje ato nga duart (pra tja shese-Bruxelles) sepse dihet qe India ka raporte shume te mira me Mosken zyrtare, sidomos pas sanksioneve te UE-se ndaj produkteve energjitike ruse, India gezon nje avantazh te madh ne furnizimet me kto lloj produktesh sepse i blen ato me cmime shume te favorshme per te.
    Diku diku, flitet edhe per bisedime me disa vende Afrikane dhe Arabe per furnizime me municione.
    Nga kjo panorame e mesiperme nuk skandalizohem aspak nga deklaratat as te Putinit dhe as te ktyre te Bruxelles sepse keta vertet po e cojne njerezimin drejt katastrofes.
    Ndaleni boten, dua te zbres!

    Reply
  • Katiu says:
    March 1, 2024 at 7:15 am

    Ka 1000 fakte e argumente që rusët kanë të drejtë .
    Tradhetarët e ndyrë rusë , Gorbaçovi dhe Jelcini morën premtimin me llafe se NATO nuk do shtrihet në Lindje . U bënë marrëveshjet e Minskut që Dombasit ti jepeshin të drejtat sipas standarteve evropiane !
    Gjermania Merkel tha se me këtë i vume ne gjumë rusët që të armatosej Ukraina. Cinike e fëlliqur !
    Kam dëgjuar që i vogël për kurvën Evropë , sot ajo është karakurvë .

    O Makron trimi !
    Dje thoshe që NATO s’ka tru , sot don ta nisësh në Ukrainë . Por mos i humbisni shpresat , tani që po fusni në politikën e madhe Ramën , me siguri do fitoni ( ! ) .

    Ju langaraqët evropianë që sot ndodheni në krye të popullit të civilizuar të Evropës , thirrini mëndjes , nuk mundet shteti më i madh berthamor- Rusia . Ndryshe do ju gjejë si Hitlerin !

    Reply
  • Baba nga Dürrsi says:
    March 1, 2024 at 2:04 pm

    Shkrim shumë perfekt dhe realist i juaji z. Katiu. Desha vetëm të shtoj një precizim të vogël: Ajo marrëveshje mbi 33 vjeçare midis ex URSS dhe NATO (USA) ishte një marrëveshje midis Gentleman’s (Xhentëlmensh) pra Marrëveshje bazuar mbi fjalën e nderit dhe të besës, me një shtrëngim duarsh mes dy Bürra Shtetesh dhe pa Firmosur Askund, pra në mirëbesim.
    Tekstualisht ex URSS (automatikisht Fed. Rus -si trashgimtare saj) iu premtua që NATO nuk do të zgjerohej as edhe një “pollice” pranë kufijve të Federatës Ruse. Ky fakt dihet tashmë sepse e ka bërë publike edhe senatori Kenedy kto vitet e fundit, përveç asaj që deklarojnë edhe rusët. Fakt mbetet që mjafton të vështrosh çdo hartë Militär sot dhe sheh sesi Fed. Ruse është e rrethuar deri poshtë në “oborrin” e saj me baza ushtarake NATO. Zyrtarisht thuhet që ato janë në funksion kundër Iranit, por rampat e lancimit të missles të tyre janë të taruara/shënjestruara kundër Moskwa!
    Pertej kësaj dallavere, ka një papërgjegjshmëri infantile të ktyre Bürokrateve të Bruxelles në trajtimin nga ana diplomatike të Rusisë. Diplomazia është zemra e politikës, është mjeti më efikas që njerëzimi ka shpikur për zgjidhjen e problemeve dhe mbarëvajtjen e punëve.
    Nga kjo perspektivë, vërejmë që sot Rusia po trajtohet nga kta budallarët e pa aftë të Bruxelles si leckë benzinatosh. Akoma më shqip: Rusia ka qenë historikisht (duam apo nuk duam neve si shqiptarë) një Fuqi e Madhe, Decisionale në fatet e Lüftrave të Evropës, hißtorikisht është ulur në Tavolinën e të Mëdhenjve të Botës me të drejta të barabarta me Fuqitë e Mëdha të tjera që veprojnë në Glob. (ende sot në UN – gëzon të drejtën e Vetos)
    Ajo ka ndarë me Evropën një histori të përbashkët, ka qenë aktore protagoniste në historinë e Evropës dhe fateve të saja ku ka dhënë edhe kontributin e saj.
    Ta trajtosh atë sot si një leckë apo si shtet i dorës së dytë apo të tretë, më duket miopi politike dhe injorancë historike!
    Pikërisht mbi ktë ego dhe të drejtë historike përfiton Presidenti V. Putin dhe merr guximin ti kundërvihet Perendimoreve! Nqs ktij arsyetimi i shtojmë edhe faktin tjetër që deri para dy vjetësh Presidenti Putin pritej me nderet dhe elozhet maximale në kancelaritë Evropiane, atëherë besoj se nuk gaboj në konstatimet e sipër përmendura. Kemi bërë affari/marrëveshje me Fed. Rußland në kto vite sa kemi plasur, kemi pasur një volum shkëmbimi tregtar dhe përfitime të papara kurrë më parë, biles krijuam (UE) një varësi energjitike dhe komerzialich nga ata, kemi investuar miliarda Euro në infrastrukturën energjitike dhe në bashkëpunimin komerzial me ta. (Nord Stream 1 & 2 janë fakte të asaj çka them). Mirpo me sa duket “dikujt” kjo rrjedhë Natürlich e zhvillimit ekonomik të UE, nuk i shkonte përshtat dhe futi hundët gjith qyrre që UE të shkëputej definitivisht nga relacionet e mira dhe normale që UE kishte me Fed. Rußland. Pasojat tashmë i dimë: Motorri i ekonomisë UE siç është Deutschland është ndalur, shumë ndërmarrje evropiane nuk janë kompetitive në tregun botëror sepse energjia dhe lëndët e para që ato përdorin kushtojnë shtrenjtë, më shumë sesa e ndërmarrjeve aziatike apo atyre përtej Atlantikut. Sot Gazin Natyror që ishte burim energjie nuk e marrim më me tubacione (Linjat Nord Stream) por e marrim me anije GNL (Gas i Lëngshëm) nga USA.
    Kolosi industrial i automobilave në Deutschland BMW mbyll fabrikat dhe hedh në rrugë mijëra punëtorë (shumë shqiptar midis tyre) dhe kërcënon Qeverinë Federale për postim të stabilimenteve të tyre të prodhimit jashtë UE ku kostot janë më të ulëta dhe larg sanksioneve! Italien und Frankreich Po i lëpijnë b*thën Algerien und Libyen per i çik Gas (Energien) dhe me çmim “Price Cap” qe stabiluan po kta vetë, pra jashtë çdo logjike komerziale dhe tregtare!
    Shkurt ke baba : Ekonomia e UE sot rrezikon jo vetëm recension por edhe de-industrializim të saj! Hidhi një sy tregut të makinave Hybrid apo Green, kurrsesi nuk dominojnë produktet tona UE por dominojnë “Made in China” ose ato aziatike (Singapor, South Korea, Japan, etc)
    Ndërkohë që UE ka shpallur prioritet politikat “Green”.
    Bonus : Asnjë postim i imi nuk duhet të interpretohet si Pro – rus, sepse më shumë arsyetoj dhe flas si shtetas Evropian që jetoj dhe paguaj taksa prej 30 vitesh, sesa si shtetas shqiptar ku republika (RSH-ja) e të cilit nuk ngre peshë në vendimmarrje të Bruxelles!!!
    Të më besoni, ka shumë pakënaqësi të qytetarëve të UE në Evropë, më shumë sesa ajo që ju thuhet në media me pikatore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?