Ne si Organizatë Kombëtare e Dëshmorëve te Atdheut të të gjitha kohërave, si organizatë pluraliste që shtrihemi në të gjithë Shqipërinë, kemi ndjekur me shumë vëmendje gjithçka lidhet me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare e në radhë të parë me Dëshmorët e Atdheut. Prisnim që 80 vjetori i çlirimit të Atdheut të përkujtohej siç e meritonte, të flitej për ata që bënë atë luftë heroike, të respektoheshin e nderoheshin Dëshmorët, ata që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut por u zhgënjyem, ashtu si shumë shqiptarë….
Nuk e prisnim që kjo frymë antikombetare që kërkojnë të fusin disa antishqiptarë me qëndrimet e shkrimet e tyre, të kishte përfshirë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Na u duk e pabesueshme që Presidenti në fjalën e tij për festat 28-29 Nëntor në Pallatin e Brigadave, të mos thoshte asnjë fjalë për 80 vjetorin e çlirimit tëAtdheut…
Ishte e pabesueshme që në këtë kuadër, në kryeministri u organizua me ceremoni promovimi i një paçavureje, me titull “Të gjithë të rënët e Luftës Dytë Botërore” botuar nga një akademi private, ku do merrte pjese edhe z.Edi Rama, ku edhe foli, madje dha edhe porosi.
Ne nuk e ulim veten të merremi me naziskinë të llojit Çelo Hoxha apo Hasanbellot që tradhtarët e Atdheut i bëjnë heronj…..Ne na shqetëson fakti se Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste merret me këtë kategori që janë deklaruar haptazi kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, si mbrojtës të zellshëm të bashkëpunëtorëve të pushtuesve, ata që quajnë kriminelë të gjithë drejtuesit e kësaj lufte, madje edhe shumë Heronj e Dëshmorë, ata që deklarojnë se më 29 Nëntor Shqipëria u pushtua etj etj. madje i sajdis në Kryeministri, për me tepër ditën e çlirimit të Atdheut. Kujtojmë se z.Edia Rama, në adoleshencën e tij politike, në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar shkruante si disa të tjerë, që shanin e mallkonin të kaluarën, madje edhe Luftën Naciona Clirimtare. E kuptojmë se në ato kohë ishte kthyer në modë se kush shante më shumë që të dukej demokrat, dhe ai si ri, për të hy në vallen e sharësve, pa i njohur mirë këto probleme, mbante ketë qëndrim. Me kohë, duke u pjekur, kur u bëKryetar i socialistëve ndryshoi, dhe në disa raste fliste siç duhet, por nganjeherë “harronte” dhe për t’ju bërë qejfin disa qarqeve të caktuara bënte veprime që nuk i shërbejnë unitetit të shqiptarëve siç ishte rasti i sjelljes me ceremoni shtetërore i eshtrave te Mit’hat Frashërit….
Ne si Organizatë Kombëtare Dëshmorëve të Atdheut i kemi ndjekur me shumë kujdes veprimet, shkrimet, intervistat e botimet e këtyre falsifikatorëve e gënjeshtarëve kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtareve dhe Dëshmorëve të saj por i kemi nënvleftësuar, kemi menduar se nuk duhet ulur niveli e të merremi me ta, dhe siç ka thënë një ndër korifenjtë e historiografisë shqiptare,Kristo Frashëri: “Nuk ja vlen të merresh me ta, të humbasësh kohën”, nuk u kemi dhenë përgjigje…Por duke parë zhvillimet e fundit e veçanërisht atë që ndodhi me rastin e 80 vjetorit të çlirimit, dalim me thirrje para patriotëve e shqiptarëve të ndershëm me këtë deklaratë duke i dhënë përgjigje të gjithë këtyre falsifikatoreve të këtyre viteve të tranzicionit, siç quhen këto tridhjetë e sa vite.
Me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri, ashtu si shumë shqiptarë që kërkonin ndryshime për mirë, shumë prej pjesëtareve të familjeve të të rënëve gjatë LANÇ shpresonin se me ndryshimet e sistemit do të korrigjoheshin edhe disa gabime që ishin bërë në të kaluarën ndaj tyre, që ishin lënë në harresë, që nuk ishin vlerësuar siçe meritonin, që nuk u ishte dhënë titulli Dëshmor i Atdheut etj. Por u gënjyen dhe shumë shpejt ata panë fytyrën e vërtetë të armiqve tëkësaj Lufte, që e filluan me ndryshimin e datës së çlirimit të Shqipërisë….
Për të mohuar e ulur vlerat e Luftës, me një ligj absurd të Kuvendit, në dhjetor te vitit 1992 ndryshuan datën e çlirimit, dhe për turpin e tyre edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta përkujtojnë më 28 Nëntor, por, sipas tyre, për ta çrrënjosur përfundimisht 29 Nëntorin, ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, disa prej tyre vënë edhe një “bisht”, duke e quajtur “dita e pushtimit të Shqipërisë”…..Janë botuar me dhjetëra fakte e dokumente, vendase e të huaja që vërtetojnë se Shqipëria është çliruar më 29 Nëntor. Pa u zgjatur me këtë turp që i lanë vetes, si për tua kujtuar këtyre bastardëve politikë se Shqipëria është çliruar më 29 Nëntor, Ambasada Amerikane, në telegramin me rastin e 29 Nëntorit shkruante:
“ Shqipëria shënon 80 vjetorin e çlirimit prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj”
Më shqip e më qartë nuk ka si thuhet për falsifikatorët e historisë, por edhe kujtesë për Presidentin dhe Kryeministrin që e harruan 80 vjetorin e çlirimit….
Në vazhdën e injorimit e mohimit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtar, madje edhe për ta njollosur (në pamundësi për ta mohuar krejtësisht) disa të ashtuquajtur politikanë e studiues (tepër aktivë disa pasardhës të bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazifashistë) shpikën e filluan të flasin e të shkruajnë për “Luftë Civile” në Shqipëri. Nuk ja vlen të merresh me ta, por do tu kujtojmë se me këtë problem janë marrë e vazhdojnë të merren specialistë të njohur në Europë e botë, të fushave juridike, politike e ushtarake, Institucione Studimore Ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë etj. që kanë përcaktuar qartë se ç’është Lufta Civile, kur dhe ku janë zhvilluar ato deri në ditët e sotme. U themi këtyre mashtruesve e manipulatorëve të historisë, në se dinë gjuhë të huaja, të hapin letrat e të lexojnë si e kanë trajtuar e trajtojnë specialistë të njohur ndërkombëtarë Luftën Civile. U kujtojmë se Konventa e Vjenës e përcakton tepër qartë se:
“Në vendet e pushtuara nuk mund të ketë Luftë Civile, sepse aty zhvillohet luftë kundër pushtuesve, sepse në qoftë se aty luftohet, luftohet vetëm kundër pushtuesve, pavarësisht zënkave, grindjeve apo përplasjeve me armë që mund të zhvillohen midis fiseve apo grupeve rivale, që shpesh herë nxiten nga pushtuesit apo në shërbim të tij”. (Sikur të ishte shkruar me qëllim për Shqipërinë e Luftës Dytë Botërore).
Nazistët gjermanë pushtuan pothuajse gjithë Europën dhe në shumë vende gjetën bashkëpunëtorë. Në shumë vende pati rezistencë të armatosur, ku luftëtarët vendas u përplasen me armë me pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre, por askush nuk thotë se ka pas Luftë Civile në Francë, Holandë, Sllovaki, Norvegji, Rusi, Poloni, etj. ku janë zhvilluar beteja të vërteta midis luftëtarëve të rezistencës dhe bashkëpunëtorëve vendas të pushtuesit.
Institucionet e specializuara ndërkombëtare, kanë përcaktuar se në periudhën 1816-1997, në botë,janë zhvilluar 213 Luftëra Civile ku si më të përgjakshmet përmenden: Lufta Civile në SHBA (1861-1965), Lufta Civile në Rusi (1917-1922), Lufta Civile në Kinë (1927-1949), Lufta Civile në Spanjë (1936-19390, Lufta Civile në Greqi (1946-1949) etj. Por më e rëndësishmja është se nuk përmendet asnjë luftë civile në vendet e pushtuara nga nazifashistët gjatë Luftës Dytë Botërore në Europë, për më tepër në Shqipëri…..
Mbas përfundimit te Luftës Dytë Botërore, hyri në fjalorin politik një fjalë “Kolaboracionizëm”. Fillimisht kolaboracioniste quhej Qeveria Franceze e Vishisë, kryesuar nga Mareshali Peten, por më vonë u quajtën të gjitha ato qeveri, grupime ushtarake apo civile që u vunë në shërbim të pushtuesit gjerman, italian apo japonez. Filloi të përdorej edhe emërtimi Kuisling, që vinte nga emri i Kryeministrit të Norvegjisë që u vu krejtësisht në shërbim të pushtuesve gjermanë. Në Europë e më gjerë kolaboracionistët, kuislingët apo shqip bashkëpunëtorët e pushtuesit u quajtën tradhtarë, për çka u dënuan nga gjykatat e vendeve të tyre. Sipas interpretimit juridik,kolaboracionizmi është bashkëpunim i ndërgjegjshëm, i qëllimshëm dhe vullnetar me pushtuesin, në interes të tij, në dëmtë popullit të vet. Në kohën e sotme, në kodin penal të shumicës së vendeve europiane e me gjerë, kolaboracionizmi klasifikohet si tradhti kombëtare.
Ai ka ekzistuar që në kohë të lashta, por gjatë Luftës Dytë Botërore ai u përhap ne përmasa të pa para…Një nga problemet e mprehta që doli mbas përfundimit të luftës, ishte pyetja si duhej vepruar me kolaboracionistët. Pa mbaruar Lufta disa Qeveri europiane në emigracion kishin përgatitur legjislacionin e duhur për dënimin e kolaboracionistëve, pa folur për grupet e rezistencës që kishin përgatitur listat e bashkëpunëtoreve të pushtuesit dhe projektuar dënimet për ta. Sipas të dhënave zyrtare të botuar në Europë, në periudhën 1945-1955 janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore publike kundër tyre….Duken të pa besueshme shifrat zyrtare të bëra publike për dënimet e dhëna: Në Francë- janë dënuar 120 mijë vetë, nga të cilët me vdekje rreth 20 mijë vetë (pa folur për të dënuarit me vdekje nga gjyqet partizane), në Holandë janë dënuar mijë me burgim nga pesë vjet deri dënim me burgim të përjetshëm 6000 vetë, 200 vetë janë dënuar me vdekje, në Norvegji, një vend me 3.3 milionë banorë janë dënuar 37500 vetë, nga të cilët 60 vetë me vdekje, ndera ish kryeministri Kuisling u ekzekutua në prani të turmave që kërkonin me ngulm të shihnin vdekjen e këtij tradhtari me sytë e tyre, në Danimarkë janë dënuar 15742 vetë, në Belgjikë janë dënuar 23584, 200 prej të cilëve me burgim të përjetshëm, në Luksemburgun e vogël janë dënuar rreth 10 mijë vetë, në Çekosllovaki janë vrarë pa gjyqe si bashkëpunëtorë të gjermanëve mbi 20 mijë vetë, janë dënuar afro 100 mijë vetë nga të cilët me vdekje 713 vetë, me burgim të përjetshëm 741 vetë, në Austri janë dënuar 13600 vetë etj.
Kështu mund të vazhdohet edhe me vende te tjera. Kjo ishte situata që u krijua mbas Lufte dhe qëndrimi ndaj bashkëpunëtoreve të pushtuesve. Me kalimin e kohës ra dufi e urrejtja për ta, madje nëFrancë u ndalua me ligj përmendja e bashkëpunimi me pushtuesit, duke e konsideruar se harresa do ishte dënimi më i rendë por ta. Me kohë ndryshoi edhe qëndrimi ndaj fëmijëve e pasardhësve të tyre, por edhe fëmijët e pasardhësit e tyre heshtën, nuk u dolën zot….
Tepër i rëndësishëm dhe kuptim plotë është fakti se në këto vende deri më sot askush nuk është marrë e nuk merret me rehabilitimin e tyre. Përkundrazi, jo vetëm që nuk merret më askush me ta, por nuk u përmendet as emri sepse dënimi më i rëndë për ta është harresa…..
Por veprimtaria e bashkëpunëtoreve të pushtuesve nuk është harruar…. Vetëm dy shembuj të thjeshtë që lidhen me ne, shqiptarët.
Në fillim të viteve 2000, Vatikani filloi punën për kanunizimin e priftërinjve të Kishës Katolike, persekutuar gjatë sistemit të kaluar…Por Vatikani nuk pranoi kurrsesi të kanonizonte bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë duke filluar nga Patër Anton Harapi dhe disapriftërinj të tjerë që kishin bashkëpunuar fort e ishin vënë në shërbim të pushtuesve…Apo veprimi i BE para dy-tre vitesh me shtëpinë e Xhafer Devës në Kosovë (ish ministër i Brendshëm i Qeverinë kuislinge gjatë pushtimit gjerman të Shqipërisë)…Ishte vendosur që shtëpia e tij, si ndërtesë me vlera arkitektonike të restaurohej dhe BE kishte dhënë një fond për këtëqëllim. Por kur, disa qarqe në Kosovë, këtë shtëpi deshën ta kthenin në muze për Xhafer Devën, BE-ja menjëherë ndërpreu financimin….
Vetëm në Shqipëri ka ndodhur si askund në Europë. Vetëm këtu janë rehabilituar kolaboracionistët, bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë, ata që kanë larë duart me gjakun e bijve më të mirë të Shqipërisë. E pabesueshme që disa prej tyre janë heroizuar, janë dekoruar, u janë ngritur buste e monumente.Madje disa Presidentë të mbas viteve 90-të i kanë dekoruar me titujt me të lartë të shtetit shqiptar.
Po me Dëshmorët, ata që dhanë jetën, shumica në lulen e rinisë, ç’patën? Perse ju lëshuan varrezave, busteve e monumenteve të tyre si kafshë të egërsuara për ti shuar me themel. Ç’patën me bustin e Ndrec Ndue Gjokës, pishtarit të arsimit, me monumentin e Katër Heroinave të Mirditës, vrarë në mënyrë çnjerëzore vetëm se u bënë shembull emancipimi, me monumentin e Pesë Heronjve që e çuan në mes të plehrave, apo monumentin e 26 të internuarve në kampin e Prishtinës,pushkatuar në Kukës, që e hodhën në lum. Kështu mund të përmenden veprime pa fund antikombëtare të kryera gjatë këtyre viteve. Po cili është qëllimi i këtyre veprimeve makabre të pa dëgjuara askund në Europë e më gjerë?Qëllimi është i qartë, të mohohet Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, dhe për këtë duhej filluar me ata që dhanë jetën në lulen e rinisë për çlirimin e vendit nga nazifashistët, herë duke ulur numrin e tyre, herë duke i quajtur fshatarë injorantë e deri duke i quajtur kriminelë e vrasës…
Për të ulur sa më shumë rolin e mohuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare disa të ashtuquajtur studiues apo politikanë, janë marrë me numrin e Dëshmorëve, duke ju kundërvënë shifrës prej 28 mijë të rënëve gjatë kësaj lufte. Është e vërtetë se gjatë viteve të Diktaturës së Proletariatit përdorej vend e pa vend emërtimi 28 mijë Dëshmorë.
E vërteta eshët se shifra për 28 mijë të Rënë gjatë luftës është publikuar për herë të parë nga gazeta “Bashkimi i Kombit”, organ zyrtar i Qeverisë Kuislinge, më 22 tetor 1944, në artikullin “Mjaft më” ku ndërmjet tjerave thuhej:
“Sipas një statistike, që kur shkeli Italia në vendin tonë, më 7 prill 1939 e gjer më sot, janë vrarë në veprime luftarake kundra okupatorit, ose për pasojë të luftës të të huajve që është zhvilluar në vendin tonë, 28 mijë njerëz”.
Në konferencën e Paqes në Paris në v.1946, Enver Hoxha, në fjalimin e tij ka thëne: “Sakrificat e popullit tonë kanë shumë të mëdha. Me një popullsi prej 1 milion banorë kemi 28 mijë të vrarë”.Në raportin eAdministratës së Kombeve të Bashkuara (UNRRA) për të vrarët dhe dëmet materiale gjatë Luftës Dytë Botërore, thuhet qartë se“Humbjet njerëzore në Shqipëri kanë qenë 28-30 mijë vetë”.
Me të drejtë lind pyetja, këta 28 mijë të vrarë, si duhen konsideruar Dëshmorë, të Rënë për Atdhe, Martirë, Viktima apo ç’emër tu vëmë! Të gjithë janë vrarë në luftë, me pushkë në dorë ose nga dhuna e reprezaljet e pushtuesit apo në kampet e përqendrimit, nga bombardimet etj. Quaji si të duash. Por, po të mos pushtohej Shqipëria, sikur shqiptarët tu nënshtroheshin si dele pushtuesve, e të mos ngriheshim me pushkë në dorë kundër pushtuesit nuk do të kishim asnjë të vrarë. Të gjithë ata do ta gëzonin jetën si të gjithë të tjerët. Pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre vrisnin vetëm kur kishte rezistencë, me pushkë apo mënyra të tjera, siç ka ndodhur në shumë vende tjera të Europës…..
Që të quhet Dëshmor i Atdheut duhet një vendim zyrtar, që sipas Ligjit ‘Për statusin e Dëshmorit” jepet nga një Komision i Posaçëm… Pavarësisht nga kjo, ata 28 mijë shqiptarë janë vrarë duke luftuar me pushkë në dorë, janë vrarë nga pushtuesit për hakmarrje apo gjatë reprezaljeve kundër popullatës civile, vrarë ose vdekur nga torturat në kampet e përqendrimit, gjatë bombardimeve të pushtuesve apo të aleatëve sepse shqiptarët ju kundërvunë pushtuesve nazifashistë, ashtu si mundën…..
Tani dalin disa te ashtuquajtur politikanë, studiues apo quaji si të duash që, nduke u përpjekur të mohojnë Luftën Nacional Çlirimtare, madje ndonjëri duke mos e quajtur pushtim, pushtimin gjerman, e ndonjëri duke e quajtur pushtimin italian “Bashkim me Italinë”,përpiqen të ulin numrin e të Rënëve. Një far Teodor Kareco që të Rënët për Atdhe i quan “faqja e zezë e kombit”, dhe sipas tij nuk janëmë shumë se 3500 të vrarë…. Një ish deputet i Partisë Demokratike përmendi shifrën 1120 Dëshmorë. Dua ti kujtoj këtij njeriu të pa lexuar se vetëm në kampet e përqendrimit, brenda dhe jashtë Shqipërisë janë ekzekutuar ose kanë vdekur në kampe 1250 shqiptarë (të gjithë të evidentuar nga ne si Organizatë me emër e mbiemër, vendlindje, kampin e internimit, datën e vrasjes apo vdekjes etj.). Duke ndjekur të njëjtin qëllim, për të ulur e mohuar të Rënët nëShqipëri, Kryetari i njërit Ball Kombëtar, arrinte në absurditete të tillasa deklaronte se “Në Shqipëri gjatë luftës Antifashiste janë vrarë zero italianë dhe gjermanë”.
Problemi i numrit të Rënëve gjatë Luftës dhe i atyre të shpallur dëshmor të Atdheut është problem i hapur, që kërkon studime e kërkime serioze, që fatkeqësisht asnjë qeveri, që nga viti 1944, nuk e ka marrë seriozisht. Janë nxjerrë disa ligje, por asnjë qeveri nuk ka krijuar një institucion të veçantë (Institut, Komitet apo quaje si tëduash siç e kanë shumë vende të tjera. Përsërisim edhe një herë propozimin tonë për Qeverinë për ngritjen e këtij Institucioni zyrtar) që të merret seriozisht me problemet e Dëshmorëve të të gjitha kohërave dhe të krijojë atë që mund të quhej Libri i Artë i Dëshmorëve të Atdheut. Në kuadrin e 100 vjetorit të Shpalljes sëPavarësisë, Ministria e Mbrojtjes, botoi për herë të parë një libër,“Dëshmoret e Atdheut”. Pavarësisht nga iniciativa që duhet përshëndetur, aty nuk u përfshinë të gjithë Dëshmorët e shpallur, pa folur për mijëra të tjerët, siç quhen shpesh herë, të Rënët. Ne si organizatë kemi gjetur në Arkivin e Shtetit dhe në Arkivin e Forcave të Armatosura disa qindra e qindra emra Dëshmorësh të shpallur me vendim nga komisionet përkatëse, por që nuk janë përfshirë në atëlibër. Kështu, nuk janë përfshirë Dëshmorë të shpallur menjëherëmbas çlirimit nga disa rrethe si për shembull nga Elbasani (33 vetë) nga Berati (17 vetë), nga Durrësi (11 vetë) e kështu mund tëvazhdohet me të gjitha rrethet. Po ashtu janë disa qindra e qindra tëtjerë që janë shpallur nga Komitete Ekzekutive, por që në libër nuk janë përfshirë…
Theksojmë se janë mijëra të tjerë që e meritojnë titullin Dëshmor i Atdheut por që për arsye të ndryshme nuk u është dhënë. Ne si Organizatë, në bashkëpunim me shume veprimtarë në rrethe këto vite kemi arritur të shpallim disa qindra Dëshmorë, por janë disa mijëra të tjerë për të cilët duhet punuar e nxjerrë të dhënat që kërkon ligji për tu shpallin Dëshmor i Atdheut.
Problemi nuk është te numri, ku duan të kapen kjo kategori. Problemi është se ata duan të zhdukin çdo gjë që lidhet me emrin e veprën e tyre, prandaj nuk lenë gjë pa thënë e shkruar kundër tyre. Agron Tufa, ish drejtori i “Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit”, ai që iku me bisht në shalë për t’ju shmangur mashtrimeve e vjedhjeve (plagjiator i deklaruar), arrinte deri aty, sa Dëshmorët e Atdheut ti quajë kriminelë e vrasës. Kështu, kur nëkuadrin e 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut, në Bulevardin
Dëshmorët e Kombit u varën portretet e disa Heronjve e Dëshmorëve të Atdheut, ai shkruante “Rrënjët e përtëritura të së keqes shqiptare kanë depërtuar kudo…e së fundi i patë këto rrënjë të shpalosura publikisht në Bulevardin kryesor me portretet e vrasësve, një thirrje demagogjike“gjaku” për të shtrënguar radhët”…. (Vini re, kaq shumë i urren Dëshmorët ky neofashist, sa i ndryshon edhe emrin bulevardit Dëshmorët e Kombit). Nuk e dimë në se z. Kryeministër e mban mend kur ai shkruante për të dhe Erion Velinë: “Pushtat e Enverit ngordhin për kohën e Stalinit dhe jo të Europës” dhe ata jo vetëm jo që nuk u ndjenë por vazhduan që me paratë e taksapaguesve shqiptarë të paguanin “veprat” e këtij Instituti….
Dua ti kujtojmë shqiptarëve se si ky Institut, që tashti drejtohet nga një bashkëpunëtor e bashkëmendimtar i ish drejtorit Agron Tufa, një far Çelo Hoxha që është pak ta quash naziskin… ka shkruar librin “Krimet e komunistëve gjatë luftës 1941-1945” (botuar me paratë e dhëna nga Qeveria) ku quan kriminelë të gjithë drejtuesit e Luftës Nacional Çlirimtare, duke filluar nga Komandanti i Ushtrisë Nacional Çlirimtare, Spiro Mosiu….. Ai arrin deri aty sa disa nga Dëshmorët e Heronjtë e kësaj Lufte ti quajë kriminelë. E pa besueshme dhe e pa dëgjuar askund në botën demokratike. Si mund të quhet kriminel Raqi Qirinxhi sepse “ka qenë intendent i grupit partizan”, Xheladin Beqiri sepse “ka pas funksione drejtuese në reparte partizane”,Hajdar Dushi sepse “ka qenë zv/komandant i Batalionit Partizan të Shkodrës”, Mustafa Xhani sepse “ka bërë një raport për aktivitetin e Batalionit të Martaneshit”, Mustafa Gjinishi sepse“ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NacionalÇlirimtare”, madje të arrijë deri aty sa të quhet kriminel edhe Myslim Shyri, njw djalw i ri varur nw litaraty ku eshtw sot Pazari i Ri…..
Me ligje ata duan të zhdukin çdo gjë që lidhet me emrin e Dëshmoreve të Atdheut. Kështu në një projekt-ligj të propozuar nga njëri grupim i PD-së, paraqitur në Kuvend para disa kohësh kohe,propozohej që të hiqen emrat e Dëshmorëve nga rrugët, shkollat e institucionet, të rrafshohen varrezat e tyre, të shkatërrohen buste, lapidarë, monumente etj. kushtuar atyre e Luftës Nacional Çlirimtare, të hiqet nga qarkullimi çdo vepër letrare që flet për ta e për Luftën, të zhduken të gjithë filmat artistikë, të gjitha veprate artit pamor etj. veprime të pa dëgjuara askund në Europë e më gjerë. Nën pretekstin e dekomunistizimit të Shqipërisë ata duan të zhdukin çdo vepër artistike të krijuar në ato vite për Dëshmorët.
Duan të zhdukin veprat e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit e shumë shkrimtarëve e poetëve të shkëlqyeshëm që krijuan për Ta, duan të djegin filmat e xhiruar në atë periudhë për Luftën ANÇ, të harrohen e emrat e aktorëve të jashtëzakonshëm Loro Kovaçi, Sander Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Rikard Ljarja, Roza Anagnosti e shumë e shumë të tjerëve, të harrohen emrat e Prek Jakovës kompozitorit të operës parë shqiptare e ”Mrika”, Çesk Zadejës, Tish Daisë, Ferdinand Dedës, Kujtim Laros e shumë të tjerëve që kanë kompozuar këngë e muzikë filmash për Luftën NÇ e Dëshmorët, duan të rrafshojnë monumentin e “Nënës Shqipëri”, të “Pesë Heronjve”, të shkatërrojnë mozaikun e Muzeut Kombëtar e ndonjëri arrin deri aty sa propozon të shkatërrohet Monumenti i Pavarësisë në Vlorë etj. etj. Ata duan të mos përkujtohet asnjë datëhistorike që lidhet me Luftën Nacional Çlirimtare, të mos përkujtohet as Konferenca e Pezës, Konferenca e Unitetit të shqiptarëve. Duan të shuajnë kujtesën e Kombit…Janë ata që shkatërruan muzetë e Vaso Pashë Shkodranit, të Luigj Gurakuqit, të Migjenit, qindra muze neper fshatra, shkatërruan shtëpi kulture e biblioteka….
Duket se duke marrë zemër nga qëndrimi e mbështetja, ditët e fundi Instituti i famshëm i Krimeve të Komunizmit ka çuar në Kuvend një propozim, sipas të cilit duhet të ç’fuqizohet Ligji i v.2018 “Për Statusin e Dëshmorit të Atdheut” dhe të zëvendësohet, sipas Çelo Hoxhës e disa shokëve të tij naziskinë, me një ligj, ku të shpallen Dëshmorë të gjithë bashkëpunëtorët e fashizmit të vrarë në luftë, tëhiqet data 5 Maj si Dita e Dëshmorëve të Atdheut, të caktohet një datë përkujtimore për të vrarët në “Luftën Civile” e plot poshtërsi të tjera që vetëm mendjet antishqiptare mund ti sajojnë….
Nuk ja vlen të merresh me këta antishqiptarë, por po kujtojmë një thënie të Skënder Luarasit: “Nëse bota heronjtë i nxjerr i nga dheu, ne i kemi mes nesh dhe i bëjmë me baltë”.
Një filozof i njohur ka thënë se “Ata popuj që nuk nderojnë Dëshmorët e tyre nuk mund të quhen kombe të civilizuar”. Përçdo komb të qytetëruar, të Rënët për Atdhe janë nderi, lavdia e krenarie e tyre, ndër vlerat më të shenjta. Për ta janë shkruar e shkruhen libra e monografi, xhirohen filma, emrat e tyre i gjen në çdo enciklopedi e histori të shkruar. Kudo neper sheshet e qyteteve e kryeqyteteve të Europës e më gjerë, sheh buste e monumente të tyre.
Emrat e tyre mbajnë shkolla e institucione shtetërore, kudo sheh pllakame emrat e tyre, madje me germa të arta. Shembujt janë pa fund. PërHeroin e Francës, komunistin 17 vjeçar Gi Moke, pushkatuar nga nazistët gjermanë, është folur e shkruar pa fund. Emrin e ti mban njëstacion Metroje në Paris, i venë nga ish Presidenti Ge Gol. Ish presidenti i Francës Sarkozi, kur ka lexuar letrën e tij para pushkatimit, ka urdhëruar që kjo letër të lexohet në të gjitha shkollat e Francës.
Menjëherë mbas Luftës Dytë Botërore, në parkun e madh Treptov të Berlinit u ngrit kompleksi gjigant në kujtim të 20 mijë ushtarëve dhe oficerëve sovjetikë të rënë në betejën e Berlinit. Mbas bashkimit të Gjermanisë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pati ndonjë politikan që kërkoi prishjen e këtij kompleksi madhështor, ose të paktën të hiqeshin citatet e Stalinit mbi sarkofagët e kompleksit muzeal, por Qeveria Gjermane jo vetëm që nuk pranoi, por sipas një marrëveshje me Qeverinë Ruse u angazhua të kujdesej e ta mirëmbante….Madje citatet e Stalinit në dy gjuhët, gjermanisht dhe rusisht sipas marrëveshjes midis dy qeverive janë ruajtur sepse, sipas Qeverisë Gjermane “Janë dokument historik, i domosdoshëm për ndërgjegjësim”.
Në fshatin Lidice, në afërsi të Pragës ngrihet madhështor monumenti me skulptura natyrale i 82 fëmijëve vrarë nga nazistët, që mbasi dogjën e rrafshuan fshatin, pushkatuan 184 meshkuj të fshatit… Në mes të Pragës qëndron monumenti i gazetarit komunist Julius Fuçik, autorit te librit “Me litar në grykë”, përkthyer në 90 gjuhë të botes, pushkatuar nga nazistët. Në muret e Bibliotekëssë Bolonjës janë të shkruar me germa të arta : “Emiliano Romano-3 milionë banorë, luftuan 14425 partizanë, u vranë 2059 vetë, u plagosën 952 vetë, u pushkatuan 2350 vetë, vdiqën në kampet e përqendrimit 829 vetë”. Kështu mund të vazhdohet me shumë shembuj nga e gjithë bota që nga SHBA, Britania e Madhe, Holanda, Polonia, Norvegjia, Danimarka, Luksemburgu, etj. etj. Kudo është caktuar një ditë si Dita e të Rënëve për Atdhe. Në SHBA, Dita e Kujtesës siç e quajnë ata ditën e të Rënëve në të gjitha luftërat, tashmë është jo vetëm ditë pushimi për të gjitha institucionet zyrtare, shkollat etj. por është kthyer në një lloj dite përkujtimore për të gjitha familjet amerikane…
Ne shqiptarët përdorim një shprehje “Gjaku nuk bëhet ujë ”.Pavarësisht nga ç’kanë bërë e duan të bëjnë këto forca të errëta antikombëtare, që njëlloj si disa qarqe antishqiptare në Greqi e në ndonjë vend tjetër duan të mohojnë Luftën e Lavdishme të popullit tonë kundër pushtuesve nazifashistë, shumica dërmuese e shqiptarëvenderojnë e respektojnë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, ata që morën pushkën, luftuan e çliruan Atdheun e veçanërisht Ata që kanë dhënë jetën për Atdhe.
Shpresojmë që në të ardhmen kështu të veprojnë edhe Presidenti e Kryeministri.
Kryesia e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut