Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VMRO kundër gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare: Tentativë për grusht shteti, mos guxoni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VMRO kundër gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare: Tentativë për grusht shteti, mos guxoni
Lajmi i funditRajoni

VMRO kundër gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare: Tentativë për grusht shteti, mos guxoni

Published: September 1, 2024
Shpërndaje

Gjuha shqipe mund të mos të jetë më gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Mediat maqedonase bëjnë me dije se Gjykata Kushtetuese në Maqedoni do të vendosë në shtator nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë Ligjin për Gjuhën.

Pak ditë pas marrjes së këtij vendimi, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski tha se me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik, që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilema.

Në pritjen nëse Kushtetuesja do të shfuqizojë apo do ta lejë në zbatim ligjin për gjuhët, Kostadinovski thotë se gjykata do të sjellë vendim të argumentuar dhe me bazë juridiko-kushtetuese.

- Publicitet -

“Ajo që është e rëndësishme, është të shihen argumentet objektive në vendimin cilido që të jetë, para se të jepet çfarëdo komenti. Vendimi i Gjykatës duhet të respektohet dhe pranohet si shprehje e pjekurisë të politikës dhe shoqërisë. Vendimi të jetë kornizë orientuese për veprim të ligjvënësit”, tha Kostadinovski.

Kostadinovski shton se zbatimi i ligjit për gjuhët po krijon probleme, duke mos cekur se çfarë probleme, por duke aluduar në vërejtjet që dolën nga komisioni i Venecias. E për të mos ndodhur kjo, nga 1 shtatori hyn në fuqi akti i ri i gjykatës, i cili parasheh afat kohor prej gjashtë muajsh për Qeverinë, që të përmirësojë ligjin për gjuhët, respektivisht për të larguar vërejtjet dhe dilemat e konstatuara.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Fronti Europian,të cilët kërkojnë që të mos preket gjuha shqipe, ndërsa paralajmërimet për “heqje të dilemave” i shohin si të motivuara politikisht. Nga Fronti Europian thonë se hapja e temave të tilla dhe shfuqizimi eventual i ligjit, çon drejt rikthimit të Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit.

“Dilemat eventuale janë konsumuar dhe zgjidhur në institucionin më të lartë ligjvënës, në Kuvendin e RMV-së dhe shumica dërmuese prej tyre me koncensus politik dhe me miratim të ekspertëve të fushatës. Për të gjitha këto arritje që i siguruan vendit kohezionin ndëretnik, barazinë e bashkësive etnike dhe qytetarëve në përgjithësi, si dhe të ardhmen euro-atlantike, garantues janë edhe faktori ndërkombëtar, SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së”, thonë nga Fronti Europian.

Lidhur me këtë debat ka reaguar edhe koalicioni VLEN, tani pjesë e koalicionit qeverisës. Nismën në Kushtetuese e konsiderojnë si tentativë për grusht shteti, duke shtuar se nëse ky ligj përdoret për politika ditore, do të sjellë rreziqe.

“Duke pasur parasysh faktin se iniciativa vjen nga një parti anti-NATO që glorifikon regjimin komunist të Enver Hoxhës, më e pakta që presim është që kjo të refuzohet me konstatimin se është një përpjekje për grusht shteti. Kjo veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për kontestimin e procesit të hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pa u thelluar në përmbajtjen e tij”, deklaron VLEN.

Lidhur me deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës që mundësinë e heqjes së gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni e quan aventure të rrezikshme.

“Deklarata e këtillë paraqet një aventurë shumë të rrezikshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak se preket njëra nga çështjet më të ndjeshme siç është gjuha e një etniteti, përkatësisht gjuha shqipe, çështje kjo e cila është zgjidhur me miratimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve më 2019, ligj ky që rrjedh pikërisht nga Marrëveshja e Ohrit e cila i dha fund konfliktit në këtë shtet. Ligj i cili në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje thotë që gjuhë tjetër zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, është edhe gjuha shqipe dhe alfabeti i saj. Prandaj çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë ose për ta reduktuar këtë të drejtë themelore, mbase është e rrezikshme”, thonë nga Agjencia.

Ligji i miratuar në vitin 2018 për dygjuhësinë parashikon që gjuha shqipe të jetë zyrtare jo vetëm në komunat me të paktën 20% të popullsisë shqiptare, por edhe në nivel kombëtar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • ATSH says:
    September 1, 2024 at 8:43 am

    Nuk rijne dot pa ngrene mutin e Enverit kudo qe ndodhen! Burre shteti jo llafe ..ju befte mire !

    Reply
  • Humor says:
    September 1, 2024 at 8:50 am

    Ishjugosllavet kane folur serbokroatisht.Ky eshte dialekt i sllavishtes.Qe kur dreqi i mallkuar solli sllavet ne gadishun Ilirik ne shqiptaret kemi gjuhen tone te vjeter ilire.Ky sherr i ri ne Maqedoni me gjuhen shqipe eshte e njejta idjotsi serbe..Maqedonsun flasin dialektin sllav bullgar.

    Reply
  • mali says:
    September 1, 2024 at 5:55 pm

    Po Edi Rama c’fare qendrimi ka ne lidhje me kete problem?
    Te shohim c’fare do te na jape dita information.

    Reply
  • VINI GISHTIN KOKES says:
    September 1, 2024 at 7:45 pm

    Ti @Mali do nje mut ! A e kupton perse po flitet ketu ? Cfar lidhje kerkon te besh , per ta politizuar problemin e per ta nxjere nga shinat ? Ti je nje kelysh i verber i rritur ne prehrin e bajraktarit serb te Vicidolit , i cili i ndau e percau shqiptaret jo vetem ne rajon e ne diaspore , por edhe brenda vendit duke e cuar Shqiperine ne prag te luftes civile . Ishin forcat nderkombetare qe nderhyne me urgjence ushtarakisht qe e shpetuan Shqiperine . A ke tru e gjak shqiptari ti idjot ? !

    Reply
  • mali says:
    September 1, 2024 at 8:52 pm

    Veri gishtin kokes ti .
    Behet fjale per gjuhen shqipe dhe jo gjuhen e mafies e te tradhetareve.
    Je ne rregull nga trute ?
    C’hyjne ketu forcat ushtarake.
    Kush do ta mbroje gjuhen shqipe dhe shqiptaret kudo qe jane?
    Ti po I braktis .Ti po u kthen krahet.
    Ky eshte patriotizmi yt?

    Reply
  • demo says:
    September 1, 2024 at 10:07 pm

    Kur fluturonte me valixhen plot me Zajednica serbe.Kur mxiste Ramushin te falte Mitrovicem:Jepe Ramushh!Firmose Ramush
    Tani trazon Uret..Nuk bredh me pishtare ne dore, ,Sot hedh gurin e fsheh doren.
    E kupton se i ka dale boja si tradhetar,,Nxit Makronin,Vucicin,Lajcakun,Varhelin,..Vete rri e ngrohet ne zjarrin qe e ndez me te;efonata,paguan miljarda,.Qe Kosova mos beje shtet fal Sazanin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  • Tymnaja e “patriotëve”

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Balluku vilën në emër të Tares
  5. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama u thotë se fajin e ka “irani”!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?