Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VOA: Në 2 vite, mbi 50 vetëvrasje vetëm në komunitetet shqiptare të Michigan dhe New York
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VOA: Në 2 vite, mbi 50 vetëvrasje vetëm në komunitetet shqiptare të Michigan dhe New York
AktualitetBoteKryesore

VOA: Në 2 vite, mbi 50 vetëvrasje vetëm në komunitetet shqiptare të Michigan dhe New York

Published: April 9, 2023
Shpërndaje

Gjatë dy viteve të fundit vërehet rritje e numrit të vetëvrasjeve dhe vdekjeve si pasojë e mbidozës tek komuniteti shqiptaro-amerikan.

Sipas “Zërit të Amerikës, referuar intervistës me dy terapiste dhe një ndihmësprokuror në Miçigan, të cilët po ofrojnë konsultime dhe terapi falas për pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, ka një rritje të numrit të shqiptarëve që përfundojnë në sistemin e drejtësisë, që kanë probleme me substancat narkotike dhe me alkoolin.

“Pasi analizuam këtë fenomen, kuptuam se në të gjitha rastet një gjë është e përbashkët, shëndeti mendor. Këta njerëz po mundohen të gjejnë një rrugëzgjidhje në mënyrë private dhe individuale, gjë që nuk është rrugëzgjidhje”, thotë për Zërin e Amerikës, ndihmës-prokurori në bashkinë e Oaklandit, Endrit Topalli.

- Publicitet -

Stresi dhe ankthi nga jeta e shpejtë në Amerikë, pandemia COVID-19, sulmet me armë nëpër shkolla dhe lufta në Ukrainë janë disa nga çështjet që rëndojnë shëndetin mendor thonë ekspertët.

“Mashkulli tipik shqiptar, siç e dimë, është portreti i burrit të fortë, që ka luftuar, që ka mbrojtur vatanin, nderin dhe njerëzit e kombit. Por nuk të bën më pak burrë, fakti që ti këshillohesh me një terapist, ose një psikolog”, thotë ndihmësprokurori Topalli.

Zoti Topalli thotë se refuzimi i burrave që të flasin mbi çrregullimet e shëndetit mendor, po çon drejt fenomeneve të tjera, që kërcënojnë shoqërinë shqiptare.

“Ai shkon në familje dhe ushtron dhunë, qoftë tek bashkëshortja, qoftë tek fëmijët. Pra kemi një fenomen tjetër, të të dhunës në familje. Dhuna në familje është një sjellje e mësuar, themi ne. Nëse fëmija sheh prindin duke rrahur prindin tjetër, do të rritet me atë kulturë, duke thënë se babai im e ka bërë këtë gjë dhe se është në rregull ta bësh këtë gjë”, thotë zoti Topalli.

Vetëm duke u kujdesur për veten, prindërit mund të ndihmojnë fëmijët thotë terapistja Pepaj.

“Shenjat që prindërit duhet të ndjekin tek fëmijët janë: si po komunikojnë fëmiijët e mi në shkollë, a kanë shokë, çfarë nota kanë, a po bien në mësime. Ka shumë shenja me të cilat fëmijët tregojnë, se janë në depresion, ose se janë duke u abuzuar. Janë shumë tregues, që tregojnë se ata kanë nevojë për mbështetje”, thotë ajo.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i publikuar në janar të këtij viti, e sheh shëndetin mendor si një nga sfidat më të mëdha globale. Gati 1 miliardë njerëz në botë vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. Depresioni dhe ankthi janë format më të përhapurat.

OBSH thotë se personat me probleme të shëndetit mendor jetojnë 10 deri 20 vjet më pak sesa pjesa tjetër e popullsisë. Raporti thekson se një në çdo 100 vdekje është si pasojë e vetëvrasjes. Në përgjithësi në botë, çdo vit regjistrohen mbi 700 mijë raste të vetëvrasjeve.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael
  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?