Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Von der Leyen: Mali i Zi duhet ta kalojë miljen e fundit për në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Von der Leyen: Mali i Zi duhet ta kalojë miljen e fundit për në BE
AktualitetRajoni

Von der Leyen: Mali i Zi duhet ta kalojë miljen e fundit për në BE

Published: October 31, 2023
Shpërndaje

 

Mali i Zi tani duhet të përqendrohet tërësisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Podgoricë.

E pyetur se sa reale janë pritjet që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030, von der Leyen tha se nuk ka nevojë të pritet “nëse plotësohen kushtet”.

“Nuk ekziston kalendar i procesit të anëtarësimit në BE, por e rëndësishme është që të zbatohen reformat. E inkurajoj Malin e Zi që ta kalojë atë miljen e fundit dhe dyert do të hapen”, tha von der Leyen në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviç.

Zyrtarja evropiane tha se procesi i zgjerimit është ndër prioritetet kryesore të KE-së, dhe Mali i Zi për një kohë të gjatë ka qenë shteti që ka bërë më së shumti përparim në rrugën drejt anëtarësimit. Ajo lavdëroi Malin e Zi për përshtatjen 100 për qind me politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së.

Mali i Zi është shteti i vetëm në mesin e shteteve kandidate që ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Megjithatë, që nga viti 2017, Podgorica nuk ka mbyllur asnjë kapitull negociues. Në raportin e vitit të kaluar të Brukselit u tha se autoritetet në Mal të Zi nuk kishin shfaqur përkushtim për agjendën e BE-së.

Presidenti Jakov Millatoviç tha se kupton qëndrimin kritik të BE-së të shprehur në raportin e vitit të kaluar të KE-së dhe në një rezolutë të miratuar së fundi nga Parlamenti Evropian.

“Shpresoj që ne kemi mësuar nga kjo, në kuptimin që pas një periudhë të gjatë kohore të dinamikave të pakënaqshme, tani janë krijuar kushtet për të përshpejtuar procesin edhe më fuqishëm”.

Millatoviç tha se eshte optimist që Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së para vitit 2030.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Ajo më pas do të vazhdojë turneun e saj ballkanik me vizita në Beograd dhe Sarajevë.

Paraprakisht, von der Leyen vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. \Rel\

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima

Komentet e Fundit

  1. Abc on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Tirana 1967 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. anti25642654censurë on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH
  4. Colpo grosso on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH
  5. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?