Artan Xh. DUKA
Në parim nuk shkon të merresh me opozitën ndërkohë që është qeveria ajo që ka gjërat në dorë. Nuk i bihet atij që ka rënë përtokë por kur kemi një qeveri që merr kot e shpresa e besimi humbet në vënd, opozitën e duam në këmbë ndaj edhe merremi me të.
Pyetja është cilën opozitë? Kjo e sotmja, me apo pa vulë, është më e padëshiruar se vetë qeverisja! Pati kaq kohë të reflektonte por shumica janë bërë gardh pas nongratës e ca bëjnë sikur kanë lindur dje ndonse bënin be për nongratën më parë. E sa kohë ky mall opozitar, sa kohë kjo qeverisje dhe sa kohë ky ligj zgjedhor që shkurajon praninë e partive të reja apo të pavarurve në Kuvënd, do të vijojë të rrënohet edhe besimi qytetar. Jo thjesht tek politika por dhe vetë sistemi demokratik që partitë politike po e sabotojnë çdo ditë.
Sot vëmëndja kryesore mediatike e qytetare duhet të ishte tek kupa që po mbushet nga qeverisja Rama por, edhe nëse qeveria e bën baltë, shpresa qytetare aty mbetet sa kohë ka opozitë që e ushqen atë. Kjo shpresë zhbëhet vetëm kur qeverisja e përfolur nuk ka zëvëndësues e kur vetë vota nuk shpie kund me pasojë pastaj mefshtësinë, indiferentizmin, pelivanllëkun qytetar apo ikjen nga sytë këmbët jashtë.
Përballë kusureve prej qeverisjes Rama e humbjes së identiteteve në PS, sot ka rëndësi ngjizja e një opozite që bart e nxit frymë shprese në vënd. Qoftë kjo një PD e pastruar nga llumi i së shkuarës apo një opozitë e re që mundësohet nga rishikimi në themel i ligjit zgjedhor.
Me apo pa vulë, PD nuk do të arrijë ndonjëherë të votohet nga shumica në vënd e Ramës do i “ngecë” pushteti në dorë jetë e mot. Historikisht PD nuk ka qënë kurrë shumicë që kur trumbetoi demokraci “bashkëfajtor e bashkëvuajtës” por shpalosi flamurin e revanshizmit duke anatemuar vlerat e LANÇ dhe shtetndërtimit më pas me të cilat identifikohet shumica e popullsisë dhe rrënoi pakthim ekonominë e kohezionin social në favor të gjeopolitikave antishqiptare në rajon.
E shumta që mund të arrijë PD është të mbetet shumicë në opozitë! Edhe kjo me pikëpyetje që kur plasi “bomba” nongrata ndonse ligji zgjedhor sërisht e favorizon dhe për më tepër Rama e dëshiron Berishën si ato krahasimet me 38 dikur!
Vula nuk pi ujë!
Ndonëse vula akoma mbetet një çështje e hapur, qoftë Rithemelimi, qoftë PD e Bashës janë të pashpresa për të ardhur në pushtet, edhe sikur të bëhen bashkë. Protagonizmi i tyre fals që ushqen dhe ushqehet tek tribalizmi historik në PD dhe “besa” e mbështetësve që e lidhin nderin e dinjitetin personal me përkushtimin e besnikërinë deri në fund ndaj liderit(!), vetëm merr kohë e përpjekje të vyera në dëm të kauzës së opozitarizmit dinjitoz që qytetari e demokracia meriton.
Loja e vulës është lojë me mbijetesën e PD si parti. Ndonse simbol i lëvizjes së dhjetorit, ajo sot është kërrusur nga një trashëgimi tepër negative që mund t’a vërë përfund pakthim duke e shndërruar në relike historike. Shansi i vetëm për mbijetesë i PD në politikë është bashkimi mes Rithemelimit e PD zyrtare pas distancimit e denoncimit të trashëgimisë Berisha e Basha e largimit të rrethit të tyre. Dhe më tej, që PD e bashkuar të shihet si opozitë e besueshme për pushtet duhet të jetë rikthimi në vlerat e dhjetorit 1990 si dhe ftesa historike për të bërë bashkë shqiptarët pavarësisht së shkuarës duke vlerësuar siç duhet edhe kontributin e vlerat e LANÇ e shtetndërtimit më pas. E vënë një kurorë më 28 apo 29 nëntor, këtë t’ua lënë historianëve, boll të njohin e vlerësojnë LANÇ e mundin e një populli për të bërë shtet më pas si vlera që na bëjnë të gjithëve bashkë.
Sa kohë Rithemelimi vazhdon me avazin Berisha, do të marrë peng vetveten duke u degraduar në opozitë rrugice se edhe qëndrestarët e kanë një limit! Shansi i vetëm i Rithemelimit është t’i kundërvihet krijuesit të vet, pa pritur që SPAK e drejtësia t’u japë një dorë (ndryshe do duket sikur po e bëjnë nga halli), për të zgjuar interes e fituar besueshmëri tek qytetari më pas.
Sa për Bashën që bën si Beni ecën vetë, i rroftë vula edhe nëse ia japin. PD zyrtare do të vijojë të etiketohet si bukëshkalë prej tribalëve të Rithemelimit duke u tkurrur deri në shoqatë dhe e vetmja rrugë për mbijetesë të logos së PD do të jetë ose bashkimi me një Rithemelim të distancuar nga Berisha, ose një aleancë me Ramën(!) (sikurse LSI dikur) që do i garantonte pushtet dhe anëtarësi bazuar tek administrata e klientelizmi i pushtetit.
I ka dalë që i ka dalë nami si zari i Ramës por të paktën nuk ka pse troket tek dera e tij se qeverisja e djathtë social-ishte e Ramës i ka dalë dhe e pret në gjysëm të rrugës! Do të ishte një pazar historik që do të bënte bashkë dy parti që ndonse kundërshtare, u bënë bashkë për të degraduar pakthim sistemin e vlerave në vënd.
Janë bashkë ndaj dhe zgjidhja është përtej tyre!
Zgjidhja e rikthimi i besimit në vënd nuk është as tek shpresa se Rama do të qeverisë sikur të kishte kundërshtarë përballë, apo se Rithemelimi do të zbrazë rrugicën e Berishës, apo se Basha do surprizojë çdokënd me “virgjërinë” politike të tij. Janë të provuar e stërprovuar. Rama ka ngelur vetëm të japë me konçension edhe qeverisjen, Berisha të shohë me dylbi nga dritarja e Basha të buzëqeshë në pauzat mes “dremitjeve” politike ndërkohë që SPAK e drejtësia po hap një nga një pusetat e së shkuarës.
Zgjidhja është një sistem zgjedhor që shmang futjen me lista të deputetëve memec në Kuvënd. Që drithëron e frikson çdo parti e drejtuesit e saj fati politik i të cilëve varet nga votuesi. Që në mos i bën PS e PD t’i vënë gishtin kokës, të krijojë mundësi reale për partitë e reja dhe kandidatët e pavarur të zënë vëndet e tyre në Kuvënd. Një sistem zgjedhor që sanksionon garë reale politike, rikthen meritën e fuqinë e votes e bashkë me të edhe besimin tek qytetari se gjërat janë dorën e tij.
Ai është sistemi mazhoritar që garanton garë reale dhe përkushtim ndaj votuesit, me dy raunde që krijon mundësi që çdo parti të ketë një shans, me heqje dorë nga financimet publike për fushatat zgjedhore që deri më sot krijojnë pabarazi mes subjekteve (merr më shumë partia më e madhe!) duke rënduar edhe xhepat e shpuar të shqiptarëve (shpenzimet të bazohen në kuotat e anëtarësimit dhe fushatat të jenë modeste) dhe që duhet të kalohet me referendum për të mos qënë më sebep sherri pas çdo palë zgjedhjesh në vënd.
Deri dhe vota e emigrantëve duhet të kalohet në sitë sepse stonon kur mendon se janë shtetas e paguajnë taksa gjetiu dhe nënkupton element proporcional apo ndryshe deputet liste që futen arbitrarisht nga dera e pasme(!). Një i ardhur nga rrethet nuk voton më në qytetin e origjinës por aty ku banon, pavarësisht se u nis para prindërve atje, ndryshe i bie që edhe investitorët e huaj të kenë të drejtë vote në Shqipëri!
Politika, vetë PS, kanë kohë që luajnë me votën. Mungesë transparence, kulisa, bërje fakti, pështjellime (këtej ekspertët e PS dalin me propozime, këtej Rama sipas medias thotë se pa mirëkuptim e pa kartona do të vazhdohet me ligjin aktual) për një gjë që është pasuria e qytetarit dhe mjeti i vetëm i tij për të bërë zap politikën. Vota e qytetarit nuk duhet të jetë më lodra e politikës por gogoli që i kall datën asaj!
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
AUTORI NUK ESHTE I QARTE ME VOTEN E EMIGRANTEVE, SI DUKET NUK KA EKSPERIENCE KONKRETE,
OSE KERKON T’I SHERBEJE PARTIVE TE VJETRA NE SHQIPERI.
Çeshtja e votes se emigranteve duhet zgjidhur urgjent, po njesoj si veprojne emigrantet e vendeve europiane te civilizuara. Per shqiptaret ku % e popullsise ne emigracion eshte e larte,
Vota eshte edhe me imperative.
PER ZGJEDHJET E PERGJITHSHME SHQIPERI: EMIGRANTET DUHET TE KENE TE DREJTE VOTE 100%.
Po njesoj si veprojne emigrantet e vendeve europiane te civilizuara.
PER ZGJEDHJET BASHKIAKE LOKALE: EMIGRANTET DUHET TE VOTOJNE NE VENDIN KU BANOJNE.
Po njesoj si veprojne emigrantet e vendeve europiane te civilizuara.
Jane çeshtje te tjera ato te perditshme me te cilat merret pushteti lokal (BASHKIA).
PRA ATJE KU BANOJME.
Jane çeshtje te tjera problemet e medha kombetare dhe plani kombetar per 4 vitet e ardhshme (SHTETI).
PRA ATJE KU KEMI KOMBESINE OSE SHTETESINE (sipas konceptit modern).
nuk e leshon voten politika se ndryshe nuk abuzon dot sic kane bere e bejne, 7501 e 2008 jane dy numrat ters tonet, me te parin u tjetersua prona, me te dytin vota. Rama sot eshte autocrat e kaluar autokratit e ikin ky vjen tjetri se voten e kane ne xhep. sa per emigrantet, ne Angli emigrantet qe ikin e jetojne jashte kane 5 vite te drejte vote, me pas, nuk votojne dot me. keshtu qe nuk mund ta caktoje kryeministrin ai qe eshte kaluar jashte por hallexhiu ne vend. Sa per leket, e bejne per familjet se u dhimbsen e bravo u qofte por familjet te mos votojne me PS e PD por parti te reja ose te protestojne per ligj te ri zgjedhor ku te votohet konkretisht e jo lista bibash e servilesh te Rames e Berishes
Allbania urupiane me 1.5 milion banorë, nxjerr nga kutitë 1.7 milion vota,kështu që ky shkrim 0 vlerë
Ia vlen me votuar?
Nje Artan.Xh.Duka qe eshte I fiksuar pas LANCl.nuk mund te presesh ide qe te na cojne perpara si komb.
Artan Duka ju dhe shoket e tu jeni bythepambuka.
Mos prit popullin te dergoje Saliun prapa hekurave.
Mos prit popullin te largoje Ramen nga Kreu I PS.
Jeni ju ,nje armate e madhe intelektualesh qe mund t’a beje kete.Por ju jeni mikroborgjeze qe jeni te kenaqur per sot .
Prandaj dhe rinia ka humbur besimin tek ju dhe jo tek qeverite sepse jeni ju qe te beni zap qeverite.
Ku jane futur akademiket?Sa qindra jane kur BS kishte vetem 200 akademike.Ku esht zeri I tyre?Apo shqiperia nuk eshte e tyre.
Kur t’ju dale gjumi do te shohin qe do te mbeten pa para sepse ne shqiperi do te kete 400,000 pensioniste,300,000rroga shteti,200,000nxenes e studente ,200,000familje e femije ne nevoje dhe 100,000 forca pune.
Atehere do te jete vone.Atehere I keni bere sherbim serbit e grekut si me pambuk.
Se pari te kthehet modeli votimit si para ndryshimeve mafioze te 2008,.Cdo Zone zgjedhore kishte kandidatet e Partive me ftyre e surrat.qe konkuronin midis tyre.Me kete sistem listash do ishte bere tre here deputet Fari Balliu,,por nuk u be dot.,,Se Lagja Demokrate ku derguan Fariun,sapo pa ftyren e Fari Lebrozes,pleraxhiu lagjes,komuniste,,saliste,reaksionare,VOTUAN TE GJITHE PER VALI LESKAJ.
se dyti keta rrugacerit e Saliut dhe pordhacet e Bashes mos kujtojne se ja hedhin Rames me lista fiktive,me elektronika,me votues elektronike jasht shtetit,,se skicofren eshte AY,po eshte shejtan skico,.i mund me armet e tyre.Ay ka krijuar ndermarrje me hajdute elektronike,qe gjoja quhen HAKERA IRANIANE,,nderhyjne neper sistemet kadastrale,bejne corbe arkivat,qe te vjedhe Tokat Zullapi,,nxjerrin rrogat e sherbetoreve te medias,,qe paguhen nga Rama,per ti telendisur,.-Shiko,rrini urte,se ju kam ne Bordero! I ben vete te gjitha.
jo mos vjedhi votat elektronike,.?Se e ka veshtire shume te shtoje nja 1 miljon votues elektronike dhe le te votojne 780 mije votues qe kane mbetur ne Shqiperi.
Lerini elektronikat!Me pene dhe me boje dhe gishtin me boje si ne kohe te Turqise.Keto quhen Zgjedhje te ndershme dhe demokratike.
Z.Duka,mos u merrni me opoziten Berisha-Basha ,se ajo duhet te dale jashte ligjit pas krimeve pa fund qe i ka bere ketij populli!
Ju si gazete duhet te jeni opozite e qeverise ne mbrojtje vetem te interesave te shumices se shqiptareve gje qe ju deri me sot nuk keni dashur t’a beni!
Nuk i duhet askujt qe ju te reklamoni punet e qeverise,se me leket tona po i ben dhe borxhet pa fund qe marrin neper bote!
Edi Rama sot eshte nje DIKTATOR RRUGAC qe ka vrare demokracine dhe shtetin ligjor,eshte mbrojtesi u korrupsionit dhe kurre nuk degjon kritikat nga askush!
Nje kryeminister i tille duhet vene para goditjeve te fuqishme te medias,sepse nuk na duhet me nje mjekerr cjap si ai antishqiptar!
Shqiptareve iu duhet treguar AMERIKA,meqenese Europen nuk guxoi njeri te na tregoje!
Demaskoni Ramen dhe Veliajn si dy nga antishqiptaret qe bejne te largohen njerezit nga vendi!
Duke i treguar shqiptareve AMERIKEN ,do te shohin dhe kuptojne se ne Shqiperi eshte instaluar nje regjim otoman,ku populli trajtohet njelloj si dikur zezaket ne SHBA, ne kohen e KU KLUS KLANIT!Kam gati t’u jap materiale te bollshme ,mijra foto ,vidio e deshmi nga te gjitha fushat e jetes duke ua paraqitur shqiptareve te gjitha ato ,qe deri me sot NUK UA KA TREGUAR NJERI!
Për t’i dhënë shkrimeve një farë besueshmërie, zarat e politikës përdorin shpesh terma fikse të pakundërshtueshme, packa se të thëna e stërthëna. Zarat kanë me dhjetra vite që pëllasin si në kor për domosdoshmërinë e reformimit të sistemit zgjedhor, i cili prej paktit famëkeq të 2008-ës favorizon tejmase liderucat partiakë dhe të përzgjedhurit e tyre në lista. Deri këtu asgjë e re. Por sic dihet, djalli fshihet në detaje. Dhe detajet i gjen sapo fillon të lexosh filozofirat për votën e emigrantit.
Sa për dijeninë e zarave, vota e (mohuar) e emigrantit është votë e lirë dhe me imunitet.
Asaj s’ka c’ti bëjë demagogjia dhe trushplarja.
Vota e emigrantit ta bën surratin si shollë këpuce.
Kush tjetër përvec qelbësirave ka frikë prej saj?
Edhe “atë që s’thuhet” (mit’thatin) sikur ta kishe zbukuruar e lyer me bojë të kuqe do dukej më interessant. Për veterinerët e luftës civile ta kam llafin.
Neqoftese arrini te kuptoni se si funksionon sistemi prapa skenes jo vetem ne Shqiperi, por kudo, do te bindeni se vota nuk ka asnje lloj rendesie dhe nuk ndryshon asgje. Vota eshte thjesht nje iluzion per te manipuluar masat. Njerezit duhet te besojne se jetojne ne Demokraci dhe kane te drejten e zgjedhjes, nderkohe qe eshte krejt e kunderta. Loja eshte e shitur, por shumica e njerezve nuk arrijne ta perceptejne dot kete gje.
Ekziston nje axhende Globale antinjerezore dhe diktatoriale, e cila i manaxhon gjithe politikanet sipas kushteve te vendit, drejt ketij objektivi. Deri sa te plotesohen kushtet per kete, eshte e rendesishme qe te vazhdoj iluzioni i Demokracise dhe ai i Votes.
VOTA
Votuar asnjëherë nuk kam
E di që askush s’më beson
Kam votuar vetëm te femra
Aty ku qejfi i “mikut” lodron.
Votuar politikanët kurrë nuk kam
Mund të jetë ndoshta një gabim
Kjo s’do të thotë se jam ndonjë rebel
E s’tregon aspak se jam ndonjë trim.
Se për një gjë jam i bindur përherë
Shumica e votave të budallenjve fiton
Dhe vetë votimi është një maskaradë
Që të poshtrit dhe hipokritët lartëson.
Dhe fillon si Sizifi përherë nga e para
Zhgënjimi e shpresa në zgjedhjet e reja
Pyes veten tek shoh politikanët e shpifur
Se pse “Në hale nuk bie kurrë rrufeja”?!
Bravo fënd-iksi i teorive konspirative, e gjete.
O matuf interneti. Po qe se vota sipas teje s’do kishte fare domethënie, atëhere me cfarë argumenti e justifikon faktin që në fushata elektorale shpenzohen qindra milionë dollarë?
Kush është ai kaqol i fëndaksur që sipas teje na e paska fitoren të garantuar dhe bën pluhur miljonat?
Se mos thuash se janë shifra të fryra sa për sy e faqe ore