Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria e Elbasanit dërgon për gjykim 4 të miturit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria e Elbasanit dërgon për gjykim 4 të miturit
KronikeLajmi i fundit

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria e Elbasanit dërgon për gjykim 4 të miturit

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim katër të miturit që akuzohen për vrasjen e Fatjon Bicit në Gramsh, më 16 maj.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TËPËRGJITHSHËM ELBASAN 

- Publicitet -

Prokuroria Elbasan dërgon në gjyq 4 të miturit të akuzuar për ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkësën për gjykimin e çështjes penale nr.523, viti 2023 në ngarkim të
të miturve në konflikt me ligjin:

1. E.K.

AKUZUAR: Për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 germa “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 germa “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal.

2. S.M.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur ne fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H, pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.

3. O.Ç.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentatives ndaj të miturit M.L, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave perforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal.

4. Xh.Ç.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, me viktimë shtetasin e mitur F.B., parashikuar nga neni 79 gërma “a” – 25 K.Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativsës ndaj të miturit M.L., parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në fazën e tentativës ndaj të miturit Q.H., pa pasojë për shëndetin, parashikuar nga neni 79 gërma “a” -25-22 K.Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në fomën e mbajtjes pa leje të dorezave përforcuese grushti, në ambjente publike, parashikuar nga neni 279/2 të Kodit Penal,

Faktet objekt hetimi i përkasin ngjarjes së datës 16.05.2023, ora 13:30, ku nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, është dhënë njoftimi për një person të plagosur me mjete të mprehta, në Lagjen “Sporti 2”, Gramsh, ku i dëmtuari është dërguar për në Spitalin Gramsh. Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë për të verifikuar informacionin. Po kështu, janë dërguar shërbimet e policisë në Spitalin Gramsh, ku është mësuar se personi i plagosur, shtetasi F.B, rreth 15 vjeç kishte ndërruar jetë. Ndërsa autorët e dyshuar, të cilët ishin të mitur, kanë lëvizur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ku kanë bërë kapjen e tyre në flagrancë në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit dhe më pas shoqërimin e tyre në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gramsh. K.Pr.Penale. Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me policinë gjyqësore të DVP Elbasan.

16-vjeçari Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.

Katër të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Propozimi i PD-së për Reformën Territoriale: 100 bashki dhe 6 rajone
  • Propozimi i PS për ‘Territorialen’, cilat janë bashkitë që shkrihen
  • Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  • Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  • Dosja “SASPAC”, Ermal Kurtulaj del nga qelia

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  2. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  3. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  5. Katiu on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?