Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Ardian Nikulajt, Daily Mail: Tre britanikët rrezikojnë të paktën 31 vite burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Ardian Nikulajt, Daily Mail: Tre britanikët rrezikojnë të paktën 31 vite burg
AktualitetKronike

Vrasja e Ardian Nikulajt, Daily Mail: Tre britanikët rrezikojnë të paktën 31 vite burg

Published: June 18, 2023
Shpërndaje

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka marrë sërish vëmendjen e mediave britanike.

Kjo pasi Daily Mail ka publikuar një lajm ku theksohet se tre britanikët që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin rrezikojnë të paktën 31 vite burg.

Sipas shkrimit, qeveria shqiptare po kërkon ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë, për tu gjykuar për vrasje.

- Publicitet -

“Tre britanikë, duke përfshirë një nënë të re, përballen me burgim të përjetshëm në Shqipëri për rolin e tyre të dyshuar si pjesë e një skuadre për vrasjen e Ardian Nikulajt. Biznesmeni Ardian Nikulaj u godit gjashtë herë nga një person i armatosur në prill. Detektivët shqiptarë pretendojnë se tre britanikë, përfshirë nënën e një vajze shtatëvjeçare, ishin të përfshirë. Britaniku-shqiptari Edmond Haxhia, me banim në Midlands, iu afrua Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar atë të zgjidhte një çështje të vjetër me Nikulajn. Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për tu gjykuar për vrasje në Shqipëri. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një minimum prej 31 vitesh burg. Gjykata e Magjistraturës së Westminsterit dëgjoi se të afërmit e Haxhia dhe Nikulajt ishin në një ‘gjakmarrje’ të dhunshme”, shkruan Daily Mail.

Si ndodhi vrasja?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor. Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë
  • “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  • “Na jepni rrogat ose shihemi në gjyq”, Rama i përgjigjet ultimatumit të magjistratëve

Komentet e Fundit

  1. xxx on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Dashi on Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  3. inati on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. Vlonjati on SHBA dëshiron të rifillojë rolin ndërmjetësues për luftën në Ukrainë
  5. Ermal on Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti, tani preferohen malet, natyra dhe historia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?