Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Ermir Dedjas, gjykata lë në burg dy prej të akuzuarve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e Ermir Dedjas, gjykata lë në burg dy prej të akuzuarve
KronikeLajmi i fundit

Vrasja e Ermir Dedjas, gjykata lë në burg dy prej të akuzuarve

Published: June 7, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Klodian Berisha, Erion Ndoni.

Të rinjtë akuzohen se ndihmuan autorët në ekzekutimin e Ermir Dedja, krim i ndodhur pak javë më parë në Durrës, pas një atentati.

Gjykata vlerësoi të ligjshme arrestimet e kryera të dy të dyshuarve në datën 3 qershor nga policia vendore.
Dedja dyshohej si anëtar i organizatës së Avdylajve në Shijak, ndërsa kishte edhe precedentë penalë të mëparshëm. Në kërkim për krimin janë edhe tre persona të tjerë. Kurse Ndoni dhe berisha akuzohen se sollën nga jashtë vendit makinat që u përdorën për atentatin dhe transportin e autorëve të ekzekutimit.

Policia njoftoi më 3 qershor se në pranga ishin vënë Erion Ndoni, 36-vjeç dhe Klodian Berisha, 35-vjeç, pasi akuzohen se kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët dhe një automjet tjetër që do të përdorej për një tjetër ngjarje kriminale.

- Publicitet -

Në kërkim është shpallur edhe 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë kontrabanduar dy automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Dedjas. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat” që do përdorej në një ngjarje tjetër.

Në total janë 5 persona të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit në lagjen nr.18, anëtar i grupit të Avdulajve në Durrës, e ndodhur më 20 maj. Dy janë të arrestuar tashmë dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim. Mes të dyshuarve është edhe një maroken i përfshirë, po në kërkim.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?