Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria kërkon ekstradimin e një shqiptari dhe 4 britanikëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria kërkon ekstradimin e një shqiptari dhe 4 britanikëve
AktualitetKronike

Shqipëria kërkon ekstradimin e një shqiptari dhe 4 britanikëve

Published: May 10, 2026
Shpërndaje

Shteti shqiptar në bashkëpunim me prokurorinë angleze nisin një përpjekje të re për të ekstraduar katër britanikë e një shqiptarë të kërkuar si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023.

Burime nga prokuroria e Lezhës treguan për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, se disa ditë më parë prokurori i çështjes Arben Nika, ka zhvilluar një bisedë me prokurorin anglez që përfaqëson shtetin shqiptarë në procesin e ekstradimit të Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve.

Mes tyre është dakordësuar vazhdimi betejës ligjore duke aplikuar për leje për të apeluar në Gjykatën Supremte të Anglisë pas vendimit të Gjykatës së Lartë nga ku gjyqtari Mr. Justice Swift, frenoi ekstradimin për një gabim në firmosjen e urdhrave të ekstradimit nga ish sekretarja e shtetit Ivete Cooper.

Crown Prosecution Service prokuroria angleze dha këtë koment për Top Channel.

- Publicitet -

“Gjykata e Lartë ka rrëzuar ekstradimin e pesë personave të kërkuar nga Shqipëria në lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt në vitin 2023. CPS po vepron në emër të autoriteteve shqiptare dhe ka njoftuar gjykatën për synimin për të kërkuar leje për apelim në Gjykatën Supreme.

Është paraqitur njoftim për synimin për të kërkuar leje për apelim në Gjykatën Supreme sipas nenit 114 të Aktit të Ekstradimit 2003″.

Ndërkohë nëse Gjykata Supreme nuk do të japë leje për të apeluar atëherë Ministria e Drejtësisë përmes Drejtorisë me Marrëdhëniet me jashtë do ti dërgojë Londrës një kërkesë ekstradimi të rifreskuar.

Kjo kërkesë do të bashkëshoqërohet me garancitë e prokurorit Arben Nika se Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për gjakmarrje por për vrasje me paramendim në bashkëpunim.

Një garanci e ngjashme u firmos nga ish ministri drejtësisë Ulsi Manja dhe do të duhet kësaj here të marrë firmën e ministrit Toni Gogu.

Top Channel mëson se në bashkëbisedimin mes prokurorit Nika dhe homologut britanik është diskutuar edhe mundësia e lëshimit nga Shqipëria të urdhrave të ri të arrestit për Haxhinë dhe katër britanikët.

Por është konkluduar se kjo është e pamundur pasi njëherë Gjykata Lezhë i ka lëshuar urdhër arrestet për të pestën dhe sipas legjislacionit shqiptarë kjo nuk mund të ndodhë për të dytë herë.

Edmond Haxhia nën akuzë si organizator i vrasjes së Ardian Nikulajt bashkë me grupin e vëzhgimit përbërë nga Thomas Mithan, Harry Simpson dbe Steven Hunt do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgimin Wandsworth të Londrës. Ndërsa Harriet Bridgeman e lirë me kusht.

TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?