Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasje horror në Meksikë, ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasje horror në Meksikë, ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon
AktualitetBote

Vrasje horror në Meksikë, ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon

Published: September 4, 2026
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku një muzikant i njohur, gruaja e tij shtatzënë, vajza e tyre 3-vjeçare dhe dadoja e familjes janë gjetur të vrarë në një apartament pranë Mexico City.

Mes viktimave ishte Jonathan Meléndez, 38 vjeç, tastieristi i grupit të njohur indie rock Camilo Séptimo. Gruaja e tij, Ana Paula, 35 vjeç, ishte katër muajshe shtatzënë. Viktimë ishte edhe dadoja 21-vjeçare, Aleida Romero Victorio, e cila punonte për familjen.

Sipas autoriteteve meksikane, tre prej viktimave, përfshirë vajzën 3-vjeçare, u qëlluan në kokë, ndërsa një tjetër u qëllua në shpinë. Dy prej viktimave u gjetën me duart e lidhura. Edhe qeni i familjes u gjet i ngordhur, me këmbët e lidhura. Në apartament u gjet i gjallë edhe një djalë 6-vjeçar, i cili nuk kishte pësuar lëndime.

- Publicitet -

Autoritetet dyshojnë se vrasjet kanë ndodhur të martën, në harkun kohor nga ora 17:30 deri në 19:40.

Një ditë pas ngjarjes, autoritetet arrestuan dy burra të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e shumëfishtë. Njëri prej tyre, i identifikuar si Diego Sebastián “N”, dyshohet se është autori i mundshëm i krimit. Një tjetër, Gerardo “N”, po hetohet për përfshirjen e tij të dyshuar.

Sipas autoriteteve, njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka shfrytëzuar marrëdhënien e tij me një prej viktimave për të hyrë në banesë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, grupi Camilo Séptimo ka reaguar për vdekjen e Meléndez, duke e përshkruar atë si një figurë që do të kujtohet me dashuri dhe mirënjohje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj drejt finalizimit të ankimit në Strasburg për masën e arrestit
  • Ekipi kampion i vajzave të Vllaznisë tërhiqet nga kampionati, Presidenti: Shkak përplasjet me FSHF
  • Vrasje horror në Meksikë, ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon
  • “Biznesmenët…”
  • Trupi i Ratko Mlladiçit mbërriti në Beograd, ku u prit nga zyrtarë serbë

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  2. xxx on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  3. demo on “Biznesmenët…”
  4. xxx on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  5. xxx on Përse u largua Ministrja e Shëndetësisë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?