Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau kushëririn me armë zjarri, dorëzohet kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau kushëririn me armë zjarri, dorëzohet kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër
AktualitetKronike

Vrau kushëririn me armë zjarri, dorëzohet kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër

Published: August 29, 2025
Shpërndaje

Është vetëdorëzuar në polici Ndoc Maçaj, autori i dyshuar i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni, ngjarje e ndodhur në fshatin Abat, pjesë e njësisë administrative Shalë në Shkodër.

Ndoc Maçaj, me detyrë kryeplak i fshatit, është paraqitur në polici së bashku me armën e krimit, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja e cila ndodhi të enjten në mbrëmje.

Dyshohet se pak momente para ngjarjes, autori dhe viktima janë konfliktuar për motive të dobëta ku thuhet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën e ka qëlluar me një plumb në kraharor, i cili i ka shkaktuar vdekjen.

- Publicitet -

Autori dhe viktima janë kushërinj, ndërsa aktualisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për parcela me bimë narkotike ndërsa policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

“Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Abat.

Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë 61-vjeçarin, për motive të dobëta. Arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.”

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë vënë në pranga shtetasin N.M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:

2 gëzhoja pistolete

2 mjete prerëse (një thikë dhe një kmesë)

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa banesa bosh ka në Shqipëri?
  • Champions League, Kylian Mbappe shkruan emrin në librin e historisë, 76 gola të shënuar
  • Studimi i ri: Vetmia kronike rrit me 38% rrezikun për demencë
  • U plagos në sy me plumb gome nga Policia, Erjon Vishkulli paraqitet për të dëshmuar në Prokurori
  • Bllokohen 54 ton mish pule nga Brazili dhe 25 ton produkte gruri në Morinë

Komentet e Fundit

  1. Po on Ambasadori amerikan në SPAK: Kriminelët pastrojnë paratë përmes kriptomonedhave dhe zyrtarëve
  2. demo on Lekë në lumë, Qeveria shton edhe 40 milionë euro të tjera në koston e rrugës Elbasan-Qafë Thanë
  3. Telemak on Lekë në lumë, Qeveria shton edhe 40 milionë euro të tjera në koston e rrugës Elbasan-Qafë Thanë
  4. FILOZOFI ALBIN on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit
  5. Pensionisti on Korrupsioni dhe kostoja e jetesës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?