Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin italian, Taulant Malaj dënohet me burgim të përjetshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin italian, Taulant Malaj dënohet me burgim të përjetshëm
AktualitetKronike

Vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin italian, Taulant Malaj dënohet me burgim të përjetshëm

Published: June 27, 2025
Shpërndaje

Taulant Malaj, shtetasi shqiptar që tronditi Italinë me krimin e dyfishtë në maj 2023, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Foggias.

Malaj, 47 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen me dashje të vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe të fqinjit italian, Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Tefta Malaj.

Krimi ndodhi në banesën e familjes në Torremaggiore më 7 maj 2023. Malaj goditi për vdekje vajzën e tij me thikë, teksa ajo përpiqej të mbronte nënën e saj nga sulmi i të atit.

Në sulm u vra edhe fqinji, ndërsa gruaja e tij mbeti e plagosur, përpara syve të djalit të vogël të çiftit, vetëm pesë vjeç në atë kohë.

Përveç dënimit të përjetshëm, gjykata vendosi edhe izolim gjatë ditës për një vit e gjashtë muaj, si dhe një masë sigurie prove me kohëzgjatje trevjeçare.

- Publicitet -

Gjatë gjyqit, mbrojtja e Malajt u përpoq të argumentonte se ai kishte vepruar nën ndikimin e një çrregullimi mendor të shkaktuar nga problemet me gjumin.

Por ekspertiza psikiatrike e kryer nga mjeku ligjor Luigi Esposto e përjashtoi këtë pretendim, duke theksuar se Malaj kishte kapacitet të plotë njohës dhe dallues në momentin e krimit.

Avokati Roberto De Rossi, i cili asistoi Tefta Malajn, gruaja që ka ndryshuar mbiemrin që atëherë, nuk e ka konsideruar kurrë “të besueshme tezën e ngritur nga mbrojtja, për një defekt mendor të të pandehurit që i atribuohet një çrregullimi të gjumit. Sjelljet e kryera menjëherë pas vrasjes nxorën në pah praninë e aftësive njohëse dhe dalluese, të mbështetura gjatë gjyqit nga dëshmia e psikiatrit mjeko-ligjor, Luigi Esposto, i cili e vizitoi të pandehurin në burg, duke përjashtuar praninë e patologjive psikiatrike”.

Avokati i Tefta Malajt deklaroi se vendimi i sotëm konfirmon plotësisht versionin e prokurorisë dhe hedh poshtë përpjekjet për të relativizuar krimin përmes një mbrojtjeje të pabazë psikiatrike.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313

Komentet e Fundit

  1. demo on Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?