Vritet me thikë një grua në kryeqytet. Raportohet se ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës së viktimës në rrugën e Kavajës.
Në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara nga thika.
Policia ka dyshime se gruaja mund të jetë vratë nga motra e saj gjatë një debati e sipër. Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes.
Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në debat e sipër mes dy motrave.
Viktima është Amanda Pushani 37 vjeç.
Për këtë ngjarje është arrestuar motra e saj Marsela Pushani 40 vjeç, e cila dyshohet ta ketë vrarë 37-vjeçaren.
Marsela Pushani ka dëshmuar në polici se nuk ka dashur ta vrasë të motrën, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.
Siç tregoi Marsela ato po debatonin pasi po i kërkonte llogari për gjendjen e saj duke qenë se kishin rënë dakord që s’do pinte më. Ishte Amanda ajo që kishte marrë thikën në dorë dhe duke tentuar t’ja hiqte ajo e kishte plagosur për vdekje.
Dy motrat jetonin me të ëmën në shtëpi dhe të dyja planifikuan të fshihnin krimin duke thënë se vdekja erdhi për shkaqe natyrale.
Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.
Njoftimi i Policisë:
Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja Amanda Pushani 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyrore.
Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Amanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

j.l./ dita

Hiqeni kte lajm mizerabel se esht turp komtar , mesuse tjetra , imagjino kush edukon brezat ne kte vend , skish faj PPSHja qe i kontrollonte njerzit e edukimit femijve si nga prejardhja dhe morali , kriminelet kriminela edukojn nuk nxierin shkenctar.