Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç do takojë serbët e Kosovës, paralajmëron zgjedhje të parakohshme mes protestave masive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç do takojë serbët e Kosovës, paralajmëron zgjedhje të parakohshme mes protestave masive
AktualitetBote

Vuçiç do takojë serbët e Kosovës, paralajmëron zgjedhje të parakohshme mes protestave masive

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

Në fjalimin e lajmëruar të mërkurën mbrëma, presidenti serb Aleksander Vuçiç u ndal shkurtimisht tek çështja e Kosovës, dhe më shumë tek kriza e brendshme politike.

Në krah të kryeministres Ana Brnabiç, ai njoftoi së nga datat 9 deri në 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në veri vazhdojnë.

Vuçiç, falenderoi serbët në veri që siç tha, po luftojnë për të drejtat e tyre.

- Publicitet -

“Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë.”

Njoftimi  i Vuçiç për bisedime me serbët në Kosovë, vjen pas vizitës së të dërguarve të posaçëm të SHBA dhe BE, Escobar dhe Lajçak, të cilët i kërkuan presidentit serb të ndikojë tek ky komunitet për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e reja që mund të mbahen në Veri.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, por serbët kanë vendosur si kusht për pjesëmarrjen, tërheqjen e policisë së Kosovës dhe krijimin e asociacionit.

Konferenca e përbashkët me Brnabiç u mbajt në mesin e një proteste antiqeveritare që ka përshirë Serbinë, pas sulmeve masive me armë zjarri.

Kryeministrja tha se është e gatshme të japë dorëheqjen. Sakaq, Vuçiç deklaroi se është e sigurt që do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

Protestuesit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe heqjen e licencave të transmetimit për rrjetet televizive të cilat, thonë ata, promovojnë dhunën dhe lavdërojnë figurat e krimit.

Një protestë e re është planifikuar për të premten, në atë që po bëhet një sfidë gjithnjë e më serioze për presidentin Vuçiç, ndoshta më e madhja me të cilën ai është përballur që nga ardhja në pushtet 11 vjet më parë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu
  • I mbijetoi fundosjes së Titanikut, unaza me diamant shitet për shumën marramendëse
  • “Të gjithë jemi në shënjestër”, Rutte jep alarmin: NATO përballë 4 shteteve
  • Ndrecaj sfidon Ramën: Nuk më lëkund dhe nuk më dikton dot, do të mbroj Veliajn për aq kohë sa ai dëshiron
  • Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor

Komentet e Fundit

  1. Mario on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  2. Phoenix on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  3. fshatari.pafshat on Gjuha u bë shteti i parë i shqiptarëve, para se ai të vinte në 1912
  4. Vl on U lirua nga burgu dhe u vra një javë më pas, ekzekutimi i 60-vjeçarit në Fier dhe gjurmët që çojnë drejt Vlorës
  5. anti25642654censurë on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?