Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Është gënjeshtër se unë do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Vuçiç: Është gënjeshtër se unë do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës
KosovëLajmi i funditRajoni

Vuçiç: Është gënjeshtër se unë do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë si “gënjeshtër” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë Pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiçi në një video-mesazh në profilin e vet në Instagram të enjten.

Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t’i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare.

Partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij viti. Ata, gjithashtu, kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova i po zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2011.

- Publicitet -

Marrëveshja e Ohrit u arrit në mars në Maqedoninë e Veriut nga presidenti serb Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ajo është një aneksin për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për të cilin u arrit marrëveshje paraprakisht në shkurt në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Beograd më 31 tetor, ku u takua me presidentin Vuçiç, deklaroi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është de facto njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Leyen shpjegoi se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia.

Ajo tha se kjo, në anën tjetër, shkon edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën Kosova duhet ta themelojë.

“Kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha ajo.

Në atë kohë, Vuçiç në një konferencë të përbashkët për media tha se për Serbinë nuk është në pyetje njohja e Kosovës, megjithëse Serbia “është e gatshme t’i përmbushë obligimet” e saj nga dialogu.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një parakusht kyç që të dy vendet duhet ta përmbushin për t’u bërë anëtarë të BE-së. \Rel\.

 

 

View this post on Instagram

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës

Komentet e Fundit

  1. . on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  2. Emigranti on Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  3. Genti on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  4. Erma on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  5. demo on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?