Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç fajëson kryeministrin kosovar: Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç fajëson kryeministrin kosovar: Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin!
AktualitetBoteRajoni

Vuçiç fajëson kryeministrin kosovar: Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin!

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 15 shtator se për të ishte “e qartë që në fillim” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron “asnjë marrëveshje” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se të ndodhë “ajo që ai (Kurti) e quan njohje joformale”. Këtë deklaratë Vuçiç e bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë ekspozimit të armatimit, pajisjeve ushtarake dhe një pjesë të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë, në Nish, në jug të vendit.

“U jam mirënjohës njerëzve në Bashkimin Evropian (BE) që e bënë të qartë se kush është përgjegjës”, tha Vuçiç.

Ai, po ashtu, ka thënë se nuk do të bëjë asgjë që do të dëmtonte interesat e Serbisë. Raundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve. Ky ishte takimi i parë mes Vuçiçit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se të dyja palët kanë qëndrime të kundërta, se Kurti fillimisht dëshiron aspektin politik të normalizimit, ndërsa Serbia dëshiron të fillojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis.

Sipas Borrellit, Kurti ka konsideruar se hapi i parë duhet të jetë njohja e Kosovës si shtet i pavarur. Kurti, nga ana tjetër, ka thënë se në takim “as pala serbe dhe as ajo e Brukselit nuk kanë pasur asnjë dokument, si propozim”. Pas takimit tw fundit në Bruksel, Vuçiqi tha para gazetarëve se Serbia “e pranoi propozimin e kompromisit të BE-së”.

“Duhet të vazhdojmë të flasim”, deklaroi Vuçiç të enjten. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur zhgënjimin që nuk është bërë progres në raundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in, më 14 shtator.

Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur pajtimi ndërmjet dy palëve, me Marrëveshjen e Brukselit, në vitin 2013. Prishtina zyrtare refuzon me këmbëngulje ta formojë atë me arsyetimin se nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës, gjegjësisht se nuk mund të bëhen asociacion një-etnik. Formimi i Asociacionit kërkohet nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)./REL

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?