Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vuçiç ka frikë nga një hetim ndërkombëtar, i druhet zbulimit se sa i korruptuar është sistemi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Vuçiç ka frikë nga një hetim ndërkombëtar, i druhet zbulimit se sa i korruptuar është sistemi”
BoteLajmi i fundit

“Vuçiç ka frikë nga një hetim ndërkombëtar, i druhet zbulimit se sa i korruptuar është sistemi”

Published: March 13, 2024
Shpërndaje

Zgjedhjet e përsëritura në kryeqytetin e Serbisë do të mbahen më 2 qershor 2024 me vendim të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Fakti që presidenti i Serbisë duhej të merrte një vendim për këtë, mund të mjaftojë për të shpjeguar pse po përsëritën zgjedhjet.

Në momentin e parë u duk se autoritetet do ta vononin vendimin, sepse ideja e tyre fillestare ishte që zgjedhjet të zhvillohen në fund të prillit ose në fillim të majit, gjë që opozita e kundërshtoi. Argumentet e opozitës ishin se kishte shumë pak kohë për të përmbushur rekomandimet e ODIHR-it për përmirësimin e gjendjes dhe dukej se do të kishte një luftë të ashpër për këtë, por për habinë e të gjithëve, Vuçiçi e shkurtoi këtë debat dhe caktoi datën 2 qershor për zgjedhje.

Vuçiç zgjedh koncesionet

- Publicitet -

I përballur me presionin e brendshëm dhe të jashtëm, Aleksandër Vuçiç vendosi për këtë datë sepse “duket se duhej të bënte disa lëshime”, vlerëson për DW analisti politik, Dragomir Angjelkoviç.

“Aleksandër Vuçiç ka frikë nga një hetim ndërkombëtar. Presidenti i Serbisë e di se rekomandimet e Parlamentit Evropian mund të kthehen lehtësisht në vendime të Komisionit Evropian për të nisur një hetim serioz evropian. Vuçiç i frikësohet këtij hetimi, sepse do të tregonte se sa i korruptuar është sistemi në Serbi dhe deri në çfarë mase zgjedhjet janë të manipuluara. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të bëjë një lëshim për datën në mënyrë që të përpiqet të shmangë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-së”, beson Angjelkoviç.

Shmangia e presionit shtesë

Arsyeja është padyshim presioni që ekziston dhe “Vuçiq tani po përpiqet të ikë me sa më pak dëme të vetëvetes”, tha për DW Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike.

“Data është diçka ku ai mendon se mund të bëjë lëshime. Nëse ai do t’i qëndronte faktit që zgjedhjet të mbahen gjatë festave të prillit dhe majit, do të kishte hapur pashmangshmërisht historinë e bojkotit të zgjedhjeve, e do të hapej debati edhe për vetë arsyen e zgjedhjeve. Me këtë vendim ai parandaloi disa presione shtesë ndaj qeverisë së tij”, vlerëson Popoviç.

Zgjedhjet në fillim të qershorit praktikisht lënë më shumë kohë për përmirësimin e kushteve zgjedhore dhe përmbushjen e rekomandimeve të organizatave evropiane. Por, siç vëren Dragomir Angjelkoviç, “nëse kjo do të ndodhte, Vuçiq do të humbiste pushtetin dhe do të shpërbëhej sistemi në pushtet”.

“Prandaj, Vuçiç do të mundohet që disa gjëra t’i përmbush formalisht, por jo në thelb. Tani imagjinoni zgjedhje me trajtim të barabartë mediatik ose nëse qeveria ndalon të ndajë para për votuesit para zgjedhjeve. “Ai do të përpiqet t’i shmangë të gjitha këto për të bërë disa lëshime dytësore,” pret Angjelkoviq.

Nuk ka mundësi që këto rekomandime të përmbushen, sepse po të ishte kështu, zgjedhjet tashmë do të ishin të drejta dhe të rregullta, vëren Dragan Popoviq.

“Çdo rekomandim i identifikuar nga ODIHR në thelb ka të bëjë me vullnetin politik të regjimit që të mos lejojë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Ndaj edhe lëshimet minimale arrihen vetëm pas presionit të madh. Duke pasur parasysh se Vuçiç ende nuk është aq i dobët sa të bëjë lëshime të mëdha, mendoj se nuk ka asgjë të keqe të kemi kushte më të mira zgjedhore”, thotë drejtori i Qendrës për Politikë Praktike.

Zgjedhjet tashmë jo legjitime?

Ditët e fundit mediat në Serbi kanë njoftuar se tashmë janë regjistruar votues në mënyrë ilegale për zgjedhjet në Beograd dhe se tashmë është e qartë se regjimi nuk do të heqë dorë nga të gjitha truket dhe manipulimet nga zgjedhjet e kaluara. Pushtimi i Beogradit u shpall prioritet kryesor në Partinë SNS, që shihet edhe nga angazhimi pothuajse i paprecedentë i aktivistëve partiakë nga partitë në pushtet.

Ata pretendojnë të fitojnë të paktën 50 për qind të votave. Disa drejtorë kanë vënë kompanitë publike në shërbim të fushatave të SNS. Përveç kësaj, prania e Vuçiqit në fushatën për zgjedhjet e Beogradit do të jetë tani ndoshta edhe më intensive se më parë.

“Vuçiç thjesht nuk është gati të humbasë pushtetin dhe sigurisht që do të vazhdojë të mashtrojë në zgjedhje”, thotë Dragomir Angjelkoviç. “Është po ashtu e qartë se kjo është shkelje e Kushtetutës. Pasi që nuk është më kryetar i SNS-së, Vuçiç nuk ka të drejtë të angazhohet në këtë mënyrë. Kjo do të thotë se ne kemi një regjim personal, që nuk është në përputhje me vlerat demokratike”, thekson bashkëbiseduesi i DW.

Bojkoti nuk është zgjidhje

Sipas analistëve, bojkoti i zgjedhjeve nga opozita nuk do të ishte zgjidhja më e mirë. “Nëse opozita do të fillonte protestat tani dhe do t’u bënte thirrje qytetarëve që të rezistonin në mënyrë pasive, mendoj se Vuçiq do të ishte në telashe të mëdha. Nëse dalin shumë njerëz në rrugë, ka shanse që Komisioni Evropian të reagojë. Prandaj Vuçiqi do të përpiqet të shmangë me manipulime acarimin e mëtejshëm të opozitës. Por opozita nuk duhet të pajtohet me këtë lojë”, beson Angjelkoviç.

Vështirë se do të ketë përmirësim seioz të kushteve. Ndaj shtrohet pyetja e hapave që duhet të ndjekë opozita, e ku bën pjesë edhe bojjkotimi eventual i zgjedhjeve. Dragan Popoviç mendon se bojkoti “asnjëherë nuk është zgjidhje e mirë”. Por ajo duhet të angazhohet për përmirësimin e kushteve zgjedhore.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Flamur Struga says:
    March 13, 2024 at 10:23 am

    Nje krijese anarko-despotike sic eshte rusoserbia,nuk i trembet sic pretendojne gazetaret,nje hetimi nga nderkombetaret ,ngase nderkombetaret jane ata te cilet e inkurajojne e ledhatojne dhe e perkrahin,Kulcedra vucic,eshte nje skile dinake i cili eshte i pregatitur aq mire sa qe jeta e tij veprimtaria aftesia e tij ,nga koha e milloshevicit deri tani,eshte “luftetar” per akte terririste,per rreziwe qe ia sjell njerezimit.Duke patur perkrahje te plote nga rusia kina greku,franca dhe hungaria ,ky monstrum nuk ka as edhe me te voglin rrezik ,trembje jo se jo.Koha e ka vertetuar se europa plake,pas te gjitha atyre veprimeve djallezore nga sabotimet,abstenimet nga mekanizmat e ashtuquajtura te brukselit,Washingtonit Oher,futjen e terroristeve me nje pregatitje superiore nga oficer te moskes beogradit!mearmatim te rende luftarak shum te sofistikuar,asgje e keqe as nje mase as nje veprim nga europa e “bukura e lales” nuk u zbatua as edhe ju permen si mase ndeshkimi.E tere kjo ,eshte nje loje e felliqur e turpeshme qe armikut te njerezimit tudoserbit i ipet kohe per te pergituar,per te gjetur hapesire ne te ardhmen,per pregatitjen e nje tereni,ku bushtra do te arsyetoj ,edhe me veprimin e vet.Nuk eshte se keto jane iluzione,nga fjalet e tyre ,punen aktivitetin djallezor,keto bisha ulurejne haptas: Republika e Kosoves eshte djepi i tyre”.Deklaratat e ketilla ,ulurimat e turmes te ujqeve,i ka ndigjuar lexuar edhe Washingtoni edhe Brukseli.Po cfare ne fakt kane bere?.Nga Washingtoni ketu aty ndonje verejtje me “goje” nga brukseli moska pekini athina hungaria,vetem ledhatime dhe kurajo.Sic shihet,kjo bote e ka me se lehti te ndedhkoj popullin shqiptar se ne “jemi te ndigjueshem ,jemi te disiolinuar” vetem ne dhe vetem kurrizi i popullit tone mban sanksione ,padrejtesi ….Kur do kete nje ndergjegjesim ,kur do te viren gjerat ne kantarin e drejtesise per te thene MJAFT ,kjo i perket nje populli i cili e do lirine per te cilen ka sakrifikuar shume,dhe kjo : dhuna,masskrat,synimet grabitqare ,aneksimet i perkasin agresorit rusoserb= do dhperblehet me ate qe e meriton…Lojera te ndyra senzacione te ftohta krijojne gazetaret per hetim nderkombetar ,kur vet vucici thote: asnje kembe e huaj nuk mundet te hy ne beograd,per veprime te tilla.Dhe sipas fakteve,si duhet te mendojme dhe besojme ne ,qe te tjeret e ngrejgishtin tregues vetem ndaj nesh…

    Reply
  • God bless America says:
    March 13, 2024 at 10:55 am

    Vucic ka frike…po nga kush?
    Nga ky Perendim qe i rri me dore ne zemer i gatshem ti beje presion per Asociacionin mbi Kosove?
    Edhe ne Senatin amerikan tashme ka zera qe denojne politiken e joshjes se Serbise duke perdorur Kosoven si shkembim.
    Presioni per Albin Kurtin qe te pranoje Asociacionin eshte peshqeshi me i mire qe ky Perendim i ka bere Vucicit. keto dokrra me frike e ndroje te Vucicit jane sa per konsum.
    Sa te jete administrata Biden-Blinken ne pushtet (me pro-serbe e te gjithe administratave amerikane) ai Vucic eshte komod me lojrat nga Perendimi e koken nga Rusia.

    Reply
  • Halimi says:
    March 13, 2024 at 4:58 pm

    Situata gjeopolitike ka ndryshuar shume.Serbia ndodhet perseri ne anen e te medhenjve.Serbia edhe keshtu si eshte me perkrahjen qe i bene Rusis eshte Faktor ne Ballkan.Politika serbe ka Konsensus Nacional per ceshtje jetike kombetare dhe nderkombetare ne interes te saje.P sh sulmet e NATOs i konsiderojne si agresion ndaj Serbis ,Kosoven si te tyre,Serbin dhe serbet si viktime,nuk pranjne kimet e tyre ndaj te tjereve…dhe me kete kan arrite te ndryshojne dukshem bindjen e nje pjese te faktorit nderkombetar.Kosova p sh edhe pse perjetoj krime dhe gjenocid nga regjimi i Milosevicit e harroj shpejte dhe per inresea partiake dhe personale , terrorizojne Luften e UCK dhe bartesit e saje.Edhe krimet serbe ja mveshin luftetareve te liris… e cila munde te ndryshoj historin dhe ta ktheje Kosoven atje ku ishte.Ka shume kosovar qe e deshirojne kete,sidomos mbetjet e LKK-LDK,nje pjese e udbasheve te VV……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Edi Rama më dërgoi email të mos votoja…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  2. X on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  3. Po on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  4. Zdromsi on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  5. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?