Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lëshuar ultimatumin e radhës, këtë herë ndaj Ukrainës se nëse njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë do të humbiste çdo gjë brenda ditës.
Reagimi i tij vjen në lidhje me letrën që deputetë të disa shteteve perëndimore dhe kryetarë të komiteteve të jashtme në vendet e tyre, u kanë dërguar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, duke u kërkuar qasje më të ashpër ndaj Serbisë.
“Unë jam fajtor që nuk e kam njohur pavarësinë e Kosovës dhe me këtë krijoj probleme në rajon. Është faji im dhe jam krenar për këtë faj”, ka thënë Vuçiç në konferencën për media.
“Sa i përket Ukrainës, është vend mik i yni. Paramendoni sikur Ukraina ta njihte Kosovën, gjithçka do të humbte në një ditë. Si do të mund pas kësaj të thotë se respekton të drejtën ndërkombëtare”, është shprehur më tej ai.
Presidenti serb ka thënë se “nuk beson se Ukraina do ta bënte këtë”.
“Ka presioni ndaj nesh, edhe të gjitha shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën”.
Dhjetëra ligjvënës evropianë dhe amerikanë, me anë të një letre kanë shprehur unitetin e tyre për qasjen që ndërkombëtarët duhet të kenë në dialogun Kosovë-Serbi.
Në qëndrimin e tyre, drejtuar SHBA-së, BE-së e Britanisë, ata kanë theksuar nevojën që politika e jashtme ndërkombëtare të jetë më e balancuar në raportet Kosovë-Serbi, dhe të tregohet më kritike ndaj politikës serbe.
j.l./ dita

Edhe nji analfabet e kupton qe Ukraina nuk mundet ta njohi Kosoven shkaku eshte Donjecku dhe Lugansku neqoftese Ukraina e njeh Kosoven ateheri Serbia doti njohi keta te dyjat dhe humbas Ukraina pra kjo nuk dote ndodhe dhe askush nuk mundet ti detyroj .
Kosova,nese ka Juriste,Historiane,Politikane,TE HARTOJE PLATFORMEN POLITIKE,JURIDIKE,HISTORIKE,,perse Kosova eshte shtet me te Drejta te plota dhe nuk duhet te sherbeje kurre si shembull per te justifikuar pushtimet,grabitjet territoriale shtetet Grabitqare si Rusia.
Te pakten Historikisht,,Rusia,Kina,Serbia,dhe shtete te tjere grabitqare ,duhet te dijne se :Populli shqiptar i Kosoves ka jetuar ne Ate Territor,prej mijra vjetesh,qe para dyndjeve sllave te shekVII.
Pretendimi se ne mesjeten e hershme Kosova ka qene banuar nga serbet,duke perdorur Kishat e ngritura ne Kosove nga Pushtuesi i Ballkanit Stefan Dushani,NUK QENDRON.Stefan Dushani pushtoi edhe pjese me te madhe te Greqise se sotme,Maqedonine,Bosnjen,Panonine,Malin e Zi,,,Kjo s`do te thote se ata popuj jane serbe,,Ashtu si me vone gjate pushtimit turk,nuk mund te perdoren Xhamijat per te vertetuar se Hungarezet,bosnjaket,shqiptaret,bullgaret,jane turq,pse kane xhamia turke ne territorin e tyre.
Vertetimi me shkencor per ethnine shqiptare te popullit qe banonte Kosoven para pushtimit turk,jane Rregjistrat Osmane te rregistrimit te popullsise ne shek,XIV,dhe XV nga administrata Osmane..
Keta regjistra jane publikuar nga Historiani Selami Pulaha dhe shihet qarte qe Popullsia e Kosoves mban ne shumice emra shqiptare.
Gjate regjimeve Mbreterore,shoviniste dhe shoveno-marxiste,,popullsia dhe territori ku banojne shqiptaret eshte pasoje e nje restricioni te papare territorial,.Shqiptaret ne Kosove Perfshinin Nishin dhe Rrethinat,Sanxhakum,Novi Pazarin,Bjeshket e Namuna,Plave Guci e deri ne Tivar,Ulqin e Podgorice,.
Dhuna Ushtarake,policore,administrative serbo-malazeze i ka detyruar te mblidhen ne ate territor te shtrenguar ku jane sot,
Ne territorin e shtetit te Kosoves banijne 96%te popullsise me etnitet shqiptar.Enklava serbe e Mitrivices eshte populluar fillimisht me serbe gjate pushtetit te Jugosllavise per te pasur punetore per minierat e Trepces.Por shumica e serbeve te Mitriovices jane ardhes nga Serbia gjate terheqjes se ushtrise se Milloshevicit dhe vendosjes se barierave nga ushtaret franceze te KFOR.Gjate kesaj kohe u debuan me dhune nga Mitrovica 30 mije familje shqiptare duke bere spastrim ethnik nen mbrojtjen e trupave Franceze.
Keto te verteta duhet te shkruhen ne Platformen e Shtetit te Kosoves,sepse Bota nuk di kurrgje.
“ME SHUME MUND TE MIREKUPTOHEM ME NJE FSHATAR KAMBOXHIAN DUKE FOLUR ME SHENJA, SESA ME NJE FSHATAR SHQIPTAR ME TE NJEJTEN GJUHE.”
“GJITHMONE DHE KUDO GJYKOHET PASOJA. SHKAKU DI TE DSHIHET ME SE MIRI.”