Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç refuzon ftesën e Borrell për takim me Kurtin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç refuzon ftesën e Borrell për takim me Kurtin
BoteKosovë

Vuçiç refuzon ftesën e Borrell për takim me Kurtin

Published: June 18, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk do të marrë pjesë në takimin me kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardshme.

- Publicitet -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në takimin e Brukselit. Ai të shtunën, më 17 qershor, deklaroi për mediat në Prishtinë, se ekipi i tij do t’i përgjigjet ftesës së Borrellit në fillim të javës së ardhshme.

Ndërkohë, media serbe “Blic.rs” shkruan se Serbët në Kosovë, do të mblidhen së shpejti dhe do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nga burimet jozyrtare, bëhet me dije se serbët do të mbajnë një Kuvend në të cilin do të shpallin Asociacionin.

“Plani është që së shpejti të fillojë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe organeve të tij. Dragisha Miloviç, mjek i shquar dhe ish-kryetar i Komunës së Zveçanit, do të propozohet për kryetar të parë”, thuhet ndër të tjera.

Raportohet se për këtë vendim kanë ndikuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë dhe se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është formuar e pas gjithçkaje që kemi duruar ditët e fundit, është e qartë se askush nuk e dëshiron realisht: as qeveria në Prishtinë, as bashkësia ndërkombëtare. Prandaj ne do t’i marrim gjërat në duart tona”, sipas burimit të “Blic”.

Blic shkruan se struktura e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të përbëhet nga Kuvendi, Presidenti, Kryetari, Këshilli, Bordi, Administrata dhe Zyra e Ankesave.

Kuvendi, si organi më i lartë, do të përbëhet nga përfaqësues të caktuar nga secili kuvend i komunave anëtare nga radhët e këshilltarëve të zgjedhur. Presidenti do të ndihmohet nga zëvendëspresidenti. Presidentin dhe zëvendëspresidentin do t’i zgjedhë kuvendi në mesin e anëtarëve të kuvendeve komunale pjesëmarrëse dhe kryetarëve të komunave të tyre.

Këshilli do të përbëhet nga maksimumi 30 anëtarë nga radhët e banorëve të komunave anëtare, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave anëtare, ndërsa bordi do të përbëhet nga shtatë anëtarë të zgjedhur nga kuvendi nga radhët e kryetarëve dhe banorëve të komunave anëtare.

Komuniteti do të ketë gjithashtu një administratë, të kryesuar nga një shef, si dhe një Zyrë Ankesash, e cila do të ketë mandat të shqyrtojë ankesat në lidhje me qëllimet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?