Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç me qershi dhe ‘Coca-Cola’, thirrje protestuesve: Kam 10 ditë që ju pres, kërkesat zyrtare ku i keni?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç me qershi dhe ‘Coca-Cola’, thirrje protestuesve: Kam 10 ditë që ju pres, kërkesat zyrtare ku i keni?
BoteKryesore

Vuçiç me qershi dhe ‘Coca-Cola’, thirrje protestuesve: Kam 10 ditë që ju pres, kërkesat zyrtare ku i keni?

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dërguar sot një mesazh për kritikët e tij nga tarraca e Presidencës, duke ngrenë qershi e duke pirë “Coca-Cola”.

I shoqëruar nga kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministri i Financave Sinisha Mali, Vuçiç iu ka hedhur “dorashkën” atyre që duan ta largojnë nga pushteti, duke iu kërkuar se cilat janë kushtet e tyre, pasi pretendon që deri më tani nuk ka dijeni lidhur me asgjë konkrete.

“Kanë kaluar saktësisht 10 ditë që kur ftova ata që protestojnë në rrugë dhe që bëjnë kërkesa të caktuara, të vijnë të bisedojnë. Nuk kanë telefonuar, nuk janë të interesuar të flasin”, tha presidenti në postimin e bërë në rrjetet sociale.

- Publicitet -

Ai shton se i vjen keq për këtë dhe se mendon se është një gabim i madh.

“Në shoqëritë demokratike gjërat zgjidhen me biseda. Gjërat nuk zgjidhen duke më quajtur mua, Anën, Sinishën, këdo, të çmendur, vrasës, kriminelë. E gjithë kjo, duke e ditur se sa po mashtroni publikun.

Gjërat zgjidhen me bisedime dhe kompromise. Nuk kemi kohë për të humbur kur është fjala për Serbinë tonë. I ftoj të gjithë të tjerët të punojnë si kurrë më parë, edhe më fort. Ftoj Serbinë të bashkohet, të mërkurën qytetarët e Serbisë do të kenë shumë lajme të rëndësishme, politike dhe të tjera. Rroftë Serbia”, shtoi ai.

Në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, po zhvillohen protesta “Serbia kundër dhunës”.

Këto protesta filluan si pasojë e dy masakrave të ndodhura në një shkollë në Beograd dhe një fshat pranë kryeqytetit, ku u vranë 18 persona.

Protestat janë më të mëdhatë në rrugët e kryeqytet serb që nga tetori i vitit 2000, kur u përmbys qeveria e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Shumë protestues gjatë të shtunës brohoritën për dorëheqjen e Vuçiç.  Thirrjeve të qytetarëve u është bashkuar edhe opozita që kërkon zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sot ndeshja Shqipëri-Finlandë, nga ora 17:00 bllokohet qarkullimi në disa rrugë
  • Indeksi i Pasaportave të Lumtura 2026, cilat janë 10 vendet e para në renditje
  • Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  • 150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen
  • Financat kërkojnë vëmendje dhe planifikim, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  2. BALLKANI I 100 UJQËVE on Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  3. Anonymous on Tragjedi në Nju Jork: Shembet pallati trekatësh në Brooklyn, ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
  4. FEMRA KUNDËR FEMRËS on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  5. Emigranti on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?