Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mungoi në Tiranë, Vuçiç sfidon hapur BE-në nga Pekini: Serbia do blejë nga Kina armët më moderne dhe më të sofistikuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mungoi në Tiranë, Vuçiç sfidon hapur BE-në nga Pekini: Serbia do blejë nga Kina armët më moderne dhe më të sofistikuara
BoteKryesore

Mungoi në Tiranë, Vuçiç sfidon hapur BE-në nga Pekini: Serbia do blejë nga Kina armët më moderne dhe më të sofistikuara

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se në Pekin, ku po mbahet forumi ndërkombëtar “Belt and Road”, ka pasur një takim bilateral me presidentin e Kinës, Xi Jinpin, të cilin e ka quajtur “jashtëzakonisht miqësor”.

Vuçiq ka thënë se në këtë takim është biseduar “për të gjitha temat e rëndësishme”, përfshirë edhe temën e Kosovës.

Ai ka thënë se, në këtë kontekst, ka kërkuar respektimin e normave juridike ndërkombëtare, shmangien e standardeve të dyfishta, respektimin e Kartës së OKB-së dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

- Publicitet -

“Ne hasëm mirëkuptimin e miqve tanë kinezë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për bashkëpunimin ushtarak e teknik, përfshirë edhe blerjen e armëve kineze.

“Ne biseduam edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne, si për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë dhe biznesit si edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik”, tha Vuçiq. “Serbia aktualisht nuk ka nga kush tjetër t’i marrë armët më moderne dhe më të sofistikuara”, ka theksuar ai.

Vuçiq ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për investimet në infrastrukturë dhe për rritjen e investimeve kineze në Serbi. Presidenti serb tha se marrëveshja për tregti të lirë mes Serbisë e Kinës, e cila u nënshkrua në Pekin, mund të hyjë në fuqi në qershor të vitit të ardhshëm.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili gjithashtu gjendet në Pekin, i ka cilësuar “historike” marrëveshjet e nënshkruara me Kinën. Ai ka thënë se Serbia nuk mund të presë mbështetjen e Bashkimit Evropian. “Bashkimi Evropian na thotë se ‘kur të hyjmë në BE, këto marrëveshje nuk do të jenë të vlefshme, por prisni’. Ne duhet të punojmë dhe të jetojmë derisa kjo të ndodhë”, ka thënë Daçiq.

Por, ministri i jashtëm serb ka vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Kinës lidhur me çështjen e Kosovës. “Është e rëndësishme që Kina të jetë fuqishëm me Serbinë në rrethanat e vështira ndërkombëtare. Tani na pret seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën e Metohinë, prandaj mbështetja e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit është jetike për ne”, ka theksuar Daçiq.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?