Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vula i kaloi Sali Berishës, Alibeaj zyrtarizon largimin nga grupi parlamentar i PD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Vula i kaloi Sali Berishës, Alibeaj zyrtarizon largimin nga grupi parlamentar i PD
Lajmi i funditPolitike

Vula i kaloi Sali Berishës, Alibeaj zyrtarizon largimin nga grupi parlamentar i PD

Published: June 20, 2024
Shpërndaje

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar largimin nga grupi parlamentar i PD-së.

Postimi i plotë i Alibeajt

Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte një peshë e madhe për demokratët dhe betejën brenda PD. Mbi të gjithë për mua, si nënshkruesi i ankimit kundër vendimit të Zhukrit. Kam patur bindjen atëherë, e kam ende dhe sot, se ishte rruga e vetme, institucionale dhe bazuar në argumente juridike për të refuzuar paligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Sepse edhe në organizimin partiak vullneti duhet formësuar dhe shfaqur sipas rregullave statutore dhe jo me kaos e dhunë.

- Publicitet -

Tashmë vendimi i apelit është dhënë, e me takon ndoshta vetëm mua, por në çdo rast më shumë se kushdo tjetër, të mos hesht. Jo për të komentuar vendimin e gjykatës, sepse i mbahem qëndrimit se do ta pranoj vendimin pa koment. Por nuk kam si të mos ndalem tek pasojat që ka ky vendim për PD, e ndër të tjera edhe tek qendrimi apo përgjegjësia ime paskëtaj.

PD, të paktën në sytë e mi, për këto 3 vjet, nuk ka qenë një “casus” juridik, por vullnet i lirë  politik i njerëzve që besonin tek vlerat e saj. 3 vitet e fundit treguan qartë se ky vullnet u fokusua tek betejat e brendshme, kryesisht tek beteja me berishizmin brenda PD, si mendësi dhe ideologji, ku u fokusua energjia e shumicës së demokratëve. Nuk e fsheh, se pertej aktit juridik të ankimit, synimi dhe përpjekja ime ishte për të bërë të mundur që PD të dominohej nga një model dhe mendësi e re, ndryshe, e aftë të shndërronte PD në forcën kryesore për të sfiduar modelin e Ramës. Duke iu kthyer ideologjisë dhe vlerave themelore të saj. Për t’u përqafuar si shpresë nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Në mungesë të transformimit të brendshëm, spontan e të natyrshëm, rruga gjyqësore erdhi dhe mbeti thjesht një instrument i pakërkuar nga unë, por i detyrueshëm për tu ndjekur. Tashmë vendimi i gjykatës e vulosi pa më dhënë të drejtë.

Arsyet përse ndodhi kështu, janë të dukshme dhe të padukshme. Por nuk mund të fshihen interesat ekonomike që mbajnë në këmbë aleancën e vjetër Berisha-Rama. Sikundër dhe komoditeti i të qënurit dy pjesë të vjetra dhe të konsumuara të politikës që nuk mund të mbijetojnë  pa njëra-tjetrën. Jo rastësisht kjo rrymë pati mbështetjen e qeverisë dhe të një pjese të mirë të medias.

Gjatë këtyre 3 viteve kam qenë njëri prej një grupi njerëzish, që jemi përpjekur, si grup jo i madh në numër, një grup me mjete të reduktuara, por me dëshirë, shpresë dhe ide të qëndrojmë fort ndaj së vjetrës brenda PD, me bindjen e palëkundur se shumica e shqiptarëve e do këtë ndryshim. Qëndresa jonë është vlerësuar nga demokratët dhe sulmuar nga qeveria dhe një pjesë e atyre që nuk duan ndryshimin në PD. Akuzat, sulmet dhe llumi që pjesa e drejtuar nga Berisha hodhi ndaj të gjithë atyre që guxuan ta kundërshtojnë linjën e tij në PD është gjithashtu arsye e fortë për të kërkuar ndryshimin e forcës politike që shenjoi krijimin e pluralizmit në Shqipëri.

Vendimi i Gjykatës së Apelit disa ditë më parë pra, shenjoi dhe status quo-n e kësaj partie. Parti që zyrtarisht i përket Sali Berishës dhe mënyrës së tij të drejtimit dhe të bërit politikë. Personalisht jam ndarë me këtë mënyrë shumë vite më parë dhe në çdo kohë jam përpjekur të dëshmoj se i përkas një soji tjetër politik.

Nuk besoj tek premtimi i Sali Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme dhe respekt për mendimin ndryshe. Mbi të gjitha nuk gjykoj që ajo mund të jetë oferta politike që meritojnë shqiptarët. Si formë dhe mënyrë e të bërit politikë është model i dalë jashtë funksionit të betejës me Ramën. Dy modele të ngjashme, e simbiotike, nuk mund të përballen duke sjellë rezultate ndryshe nga ai që kemi.

Mbetem tek e verteta dhe tek bindja ime se kjo mendësi e kulture politike duhet larguar nga PD dhe politika. Berishizmi i Ramës është prova më e qartë në sytë e shqiptarëve se cfarë zymtësie dhe dëshpërimi ka krijuar për ta. Sido që të jetë e vërteta e numrave, ajo që vlen është e vërteta e asaj që beson se do sjellë më të mirën për vendin dhe qytetarët.

Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Ilirian Qelbaci says:
    June 20, 2024 at 11:18 am

    Shyqyr qe shpetove vehten dhe dinjitetin e neperkembur vullnetarisht o Alo!
    Se u bere vertet qesharak aq kohe me ate detyren “Kryetari emeruar nga ish-Kryetari i dorehequr” ne nje parti pa anetare.

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 20, 2024 at 11:52 am

      Me sa duket Berishistet jane ne Gjermani, bertasin per Kombetaren.
      Kane lene shtepine pa buke, per te mbeshtetur Kombetaren.
      Une nuk vajta dot, shikoja llogarite, nuk ishin aq te shendosha, qe ti prisja nje cope dhjami te prisja bileta avioni, bileta stadiumi, bileta hoteli, bileta restoranti.
      Si e perballon Kellici kete nuk e di, se ai eshte i papune.
      Kjo nuk e di si sqarohet.

      Reply
  • demo says:
    June 20, 2024 at 12:14 pm

    Sa shpresa patem tek ky djale?
    Por mos harroni se bishen e tmerrshme te Vucidolit ,e perzuri nga PD,djali i urte ,i edukuar,Lulzim Basha..
    Ashtu si Stalinin e tmerrshem e vrau babaxhani Hrushov.
    Ju nuk e mbani mend konferencen kunder Mocionistave ne veren e 92,kur Sali Berisha me rrugacerit,gangsterrat e sindikatave,maloket dhe burgaxhijte,na perzuri NEVE nga PD,qe e ngritem me aq perkushtim..
    Perfundimisht Bisha Vucidolit me rrugacerit perzune Inteligjencen nga Partia ,Qeverria dhe pushteti i te gjithe niveleve dhe filluan Plackitjen e Vendit,qe nuk ishte ashtu si thoshte Ylli Bufi,me vetem 2 dite buke,,por plot me pasuri,magazina me te gjitha te mirat,Fabrika me te gjitha makinerite,Ferma me te gjitha plantacionet,Resorse te punetoreve ne te gjithe bregdetin dhe qendrat qytetare,.Troje dhe fusha ku u versulen katundaria..
    I cfarrosi Bisha me burgaxhijte ,me horrat e avenir Kalase,
    Prandaj Basha ka merita,se mori HAKUN TONE DHE HAKUN E SHQIPERISE QE U DOGJ,U VODH,U PLACKIT,U VRA NGA
    MALOKU TERBUAR.
    Ju po e braktisni Lulzim Bashen,por BaSHA VRAU KUCEDREN,,prandaj do ta votoj..

    Reply
  • SPAK says:
    June 20, 2024 at 1:35 pm

    Sot duhet nje vendim i pjekur nga PD e Alibesjt! Vendime personale nuk ju shpien gjekundi! Keni detyre te largoninSaliun dhe sgarrot e tij nga PD dhe jo te largoheni! Bejuni bashke dhe beni gjene e duhur! A duhet nje padi penale jo vetem per Vulen por edhe padi personale per Saliun per krimet qe ka bere per ta bere ligjerisht Saliun me vendim Gjykate te perjashtuar Saliun nga politika! Vetm me kete forme Saliu mund te largohet! Ndryshe do te jargaviteni si Luli!

    Reply
    • Aldrinp says:
      June 20, 2024 at 2:32 pm

      Kurvat e Ramutit presin mrekulli nga kurvat e Saliut.
      Copa qelbesirash

      Reply
  • Dreni says:
    June 20, 2024 at 2:15 pm

    Mos u dorezo !
    Luli do i bej rekurs ceshtjes se vules ke dhe nje shans apo te kane premtuar ndonje vend ne “Drejtesine e Re” .
    Kur shikoj qe e ardhmja e politikes eshte Lali,Gazi,Basha,Taulanti (shkurt LGBT), atehere Rama-Berisha me duken yjet polare te politikes.

    Reply
  • Gim says:
    June 20, 2024 at 2:15 pm

    Pilo Lala me futi ne mendime… kta te gjithe pa pune si e perballojne vertet?!

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 20, 2024 at 2:38 pm

      Kellici merr 500 Euro per cdo gome te djegur.
      Gomat e zetorit jane 1,000 Euro.

      Reply
  • Lali says:
    June 20, 2024 at 3:04 pm

    Ti o lala pilo na shpjego ca (po e shpjegove dot) se si e perballon Rama jetesen e ato vajtje-ardhje andej-kendej me vetem ato 3000 Euro pasuri qe ka deklaruar!

    Reply
  • Dauti says:
    June 20, 2024 at 3:28 pm

    Mendoni! Ky Enver Memisha (Hoxha) u ngrit kubder Saliut ne 92shin, kurse ne 97en ishte shefi i SHIKut te Saliut ne Vlore! Paska qene vertet anrisakist!
    Ne Vlore njihet familjarisht si hajdut. Vlonjatet e percmojne se e njohin mire.
    Me origjine balliste, me te kaluaren si spiun i sigurimit, tani do na votoka Lulin qe vete Saliu e beri kryetar partie. Dihet se ky eshte njelloj ne Alibeajn, nipin e kriminelit Isa Toska. Nuk ka faj! Gabimi me i madh i Sali Berishes ishte qe ngriti te ” persekutuarit ” e llojit Alibeaj-Memisha, te cilet populli shqiptar, sidomos ai i Vlores, nukni voton fare. Bashkepuntoret e nazifashisteve jane turpi i historise se Shqiperise.
    Bashen te votoje se vota e tijveshte helm per demokratet dhecsocialistet shqiptare.

    Reply
  • mali says:
    June 20, 2024 at 4:15 pm

    Shume pyetje po lexoj ne keto komente.
    Pergjigjen ta jep populli:Parate e gjynahet nuk tregohen.

    Reply
  • demo says:
    June 21, 2024 at 12:15 am

    Ore qe jam ballist,ballist jam,po nuk jam Enver Memisha.Isa Tosken nuk e vrane partizanet,E vrane xhandaret atdhetare te Fierit.Ceta e Isa Toskes pas shperberjes u bashkua me Partizanet komuniste,duke filluar me kriminelin Mahmut Plyku.
    Ashtu si komunistet me te poshter u bashkuan me Sali Berishen.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 21, 2024 at 4:46 am

    KY LAJM ËSHTË GËNJESHTËR!
    ALIBEAJ NUK DO TA BËNTE KURRË NJË GJË TË TILLË.

    Reply
  • !!? says:
    June 21, 2024 at 5:19 am

    Alibeu demokrat? Joooo……., një demokrat nuk mund të propozoj që të ndalohen librat, filmat, këngët, të shkatrrohen monumentet……. e epokës së socializmit që nuk janë thjesht krijimtari e realizmit socialist por krijimtari e popullit, krijimtari me vlera të pa mohueshme pamvarsisht se u krijuan në kushtet e diktaturës. Nuk është e thën që ajo që nuk i pëlqen nipit të Isa Toskës, të mos i pëlqej me mijra e mijra njerëzve që e kanë origjinën nga shtresat që nuk kan titullin e pushtuesve turq Beu.

    Sa për Berishën që është shpallur si i rrezikshëm për sigurin e SHBA nga drejtësia amerikane, si mundet që të mos jet i rrezikshëm për Shqipërin? Jo vetëm nuk është i rrezikshëm për sigurin e shtetit shqipëtar por drejtësia jonë e bën me vulë, logo dhe flamur, madje ftohet edhe të mar pjesë në komisionin antikorrupsion nga Edi Rama dhe juristit të nderuar, ai që drejtoj reformën e drejtësis ton, Xhafës, i ngelet si peng që opozita nuk sajdisi komisionin e drejtuar nga ai, dhe opozitë sot quhen hajdutët që nuk janë më në qeverisje, opozitë për hajdutët në qeverisje, nuk diskutohet, opozitë me djallëzi për specialistin e drejtësisë Xhafën janë Sali Berisha dhe banda e tij partiake dhe haleati i tij Ilir Muta dhe atyre u drejtohet të marin pjesë urgjentisht në komisionin antikorrupsion që ai të jetë i plotë dhe….

    mjer korrupsioni, krimi dhe kusaria po u bashkuan edhe ata që

    herë në qeverisje, herë në opozitë dhanë kontributin e tyre për të krijuar shtetin më të përsosur mafioz në glob, që padrinua Edi Rama e ka kthyer në shtet përbindësh kombçfarosës.

    Reply
  • intelektuali says:
    June 21, 2024 at 5:52 am

    Alibeaj eshte nga familje intelektualesh te perndjekur politike, Berisha eshte nga familje dru me pre katunaresh nga Bjeshket e Nemuns, pjella e Sigurimit te shtetit dhe e Partise se Punes qe Enver Hoxha e beri doktor personal te Hysni Kapos per ta mbajtur nen kontroll doren e djathte te tij dhe ne kete kendveshtrim:

    PD ME SALI KRIMINELIN NE KRYE ESHTE NJE PARTI POLITIKE NE VDEKJE E SHKERDHYER TOTALISHT JO NGA EDI RAMA, POR NGA FANSAT SANCO PANCA FANATIKE TE KESAJ PARTIE SI DINOSAURE PREHISTORIKE

    Habitesh nga llogjika kontraverse e nipit te Hysni Kapos, Andi Bushati qe ne cdo studio mbeshtet mbajtjen e Sali Gerdecit si “lider historik” i opozites me ison e spiuneve te Sigurimit te Enverit nga SYRI TV qe e duan Sali Berishen si kryeministeri qe do te zevendesoje Edi Ramen dhe pikerisht kesaj i trembet Bota Demokratike dhe i kall daten votuesve te ndershem shqyptare qe nuk i kerkojne prova SHBA dhe UK per krimet monstruoze te ketij “lideri historik” qe nuk tregon akoma se ku e ka groposur Remzi Hoxhen njesoj si Kristaq Rama me Havzi Nelen dhe viktimat e tij,

    prandaj:

    ALIBEAJ KA VEPRUAR DREJTE

    Reply
  • Tironci says:
    June 21, 2024 at 6:32 am

    I shkreti Lul (ai i ish-Vules) – i ka mbetur pas vetem Fjale me fend qe pjerdh Rrrr Luli

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?