Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
Politike

Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re

Published: July 7, 2026
Shpërndaje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është përballur me një valë kritikash gjatë raportimit të fundit përpara Komisionit të posaçëm parlamentar. Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, e ka cilësuar KLP-në si një ndër hallkat më problematike të sistemit aktual të drejtësisë, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e vendimmarrjeve të tij.

“Në vlerësimin tim, në punën e KLP ka disa hapa pozitivë, por mbetet KLP një nga sistemet më të dobëta të drejtësisë në Shqipëri. Shumë çështje që lidhen me sistemin e prokurorisë gjenerojnë nga vendimmarrje të diskutueshme të KLP. Në krahasim me vitet e tjera ka përmirësim, por krahasuar me çfarë i ka dhënë ligji, krahasuar me pritshmëritë e BE, ka shumë për të bërë”, tha Xhafaj.

Paradoksi i vakancave: Mbi 100 vende bosh, kërkohen vetëm 12 prokurorë të rinj

- Publicitet -

Një nga pikat më të nxehta të diskutimit ishte menaxhim i burimeve njerëzore. Edhe pse kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, pranoi ekzistencën e një numri të lartë vendesh vakante, strategjia e ndjekur nga institucioni për plotësimin e tyre u kontestua fort nga Xhafaj. Ai akuzoi këshillin për mungesë vizioni dhe llogaritje të gabuara në raport me Shkollën e Magjistraturës.

“Keni qenë të paaftë të bëni llogari të kësaj natyre apo ka një lloj papërgjegjshmërie? Vitin e kaluar i keni kërkuar Shkollës së Magjistraturës vetëm 12 prokurorë. Nuk ka një numër zyrtar. Edhe për plotësimin e vakancave kërkoni 12 prokurorë, ku kishit mundësinë për më shumë, ju vetë, ndërkohë që keni mbi 100 vakanca, keni disa vakanca të fshehura, unë kam vite që e trajtoj këtë gjë. Nuk kërkoni shtim të prokurorëve përmes Shkollës së magjistraturës, as shtim të numrit të përgjithshëm. Si do ta zgjidhim? Kur do të kemi një plotësim të plotë të vakancave sipas numrit aktual të prokurorëve dhe vakancave efektive?”, iu drejtua ai Bogdanit.

Nga ana e saj, Bogdani u mbrojt duke argumentuar se përzgjedhja ka qenë e kushtëzuar nga standardet e larta që kërkon institucioni.

“Arsyeja që u parashtrua ishte cilësia e numrit të kandidatëve”, u shpreh Bogdani.

Akuzat për nepotizëm dhe trajnimet “për qoka”

Debati u ashpërsua më tej kur u prek çështja e rekrutimit të stafit mbështetës dhe trajnimeve. Xhafaj hodhi hije dyshimi mbi kriteret e punësimit, duke lënë të kuptohet se institucioni është kthyer në një strehë për familjarët e njerëzve të drejtësisë dhe politikës.

“Keni nevojë për shtesa? Jo për të bërë qokë, për të marrë shokët e miqtë, burrat, gratë, fëmijët e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve? Ju dhe disa institucione të tjera, e keni bërë si vend ku bashkohen fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, u shpreh kryetari i komisionit.

Lidhur me këtë, kryetarja e KLP-së sqaroi se trajnimet mbulohen nga ASPA ose donatorët e jashtëm, ndërsa hodhi idenë e nevojës për trajnime specifike mbi funksionimin kolegjial për vetë anëtarët.

BKH dhe përplasjet e brendshme: Kërkesë ndjese për etikën

E pyetur mbi emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Bogdani kërkoi kohë, duke theksuar se procesi sapo ka kaluar fazën e përzgjedhjes.

“Ende s’kemi bërë ndonjë përpjekje duke qenë se sapo u përmbyll përzgjedhja. Nuk është i rëndësishëm vetëm emërimi, por edhe ndërveprimi për të reflektuar standarde ndërkombëtare, do të marrë pak kohë”, tha Bogdani.

Një tjetër moment reflektimi ishte ai për përplasjet dhe tonet e larta brenda Këshillit, të cilat shpesh kanë dalë në publik. Bogdani kërkoi ndjesë publike, por i cilësoi divergjencat si pjesë normale të një organi kolegjial, duke premtuar rregulla të reja nëse situata nuk ndryshon.

“Masat për dialogun ndërinstitucional, kërkojmë ndjesë për tonet shpeshherë të ngritura të debatev, në institucionet kolegjiale lind natyrshëm një lloj konflikti, për to mos folur pastaj për qasjet. Ne kemi shpeshherë përballje të forta lidhur me të njëjtin koncept për mënyrën si duhet adresuar. Kemi marrë masa dhe besoj që nëse nuk arrijmë të kemi dakordësi ose zgjidhje të përshtatshme, do të miratojmë rregulla etike”, tha ajo.

Në mbyllje u diskutua edhe procesi i digjitalizimit, i cili sipas Xhafajt po penalizon vlerësimin e institucionit. Kryetarja e KLP-së saktësoi se kjo procedurë është në dorë të Prokurorit të Përgjithshëm dhe pritet të finalizohet brenda një viti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Sarkazma says:
    July 7, 2026 at 10:49 am

    Macja le te lahet,prap do te thahet!Gjeli te kendoje,sa here te doje!Pi nuk oatu shprese nuk bie shi ne memedhe!

    Reply
  • Tragjikomike! says:
    July 7, 2026 at 11:08 am

    Kujton Fatmiri se u hedh shqiptarve ende hi syve !
    Na flet per drejtesi, vellau i tij trafikant droge.

    Reply
  • xxx says:
    July 7, 2026 at 11:30 am

    Femrat e haremit te KM i gjen jo vetem ne qeveri ne ministri ne Agjencite e ktyre, ne AKSH por dhe ne polici prokurori
    Rrace e ktyre ka mbire si bari keq e ka mbjelle me doren e tij personale Kryeballisti i mithat frashrit zhgarravitesi i shtetit shqiptar. Si mund te qeverisi shoqerine nje Rrace menefregistesh elitariste qe nga natyra jane mosbesues kundrejt njerezimit.

    Reply
  • Shih vedin says:
    July 7, 2026 at 11:40 am

    Bobooo Xhafaj kajrafila diktatorit

    Reply
  • demo says:
    July 7, 2026 at 12:23 pm

    Populli kerkon arrestimin e shitesit te Atdheut Edi Rama dhe hajdutes Balluku.Nuk kishte nevoje per 34 mitingje dhe dhjetra artikuj te shtypit boteror.Nuk kishte nevoje per Ardhjen e Komisjonit te Parlamentit Evropian,qe te pezullohej Zaptimi i Zvernecit dhe Sazanit.Kete e zgjidhte Prokuroria Vlores me nje Vendim Pezullimi kunder cdo nderhyrje ne Zonat e Mbrojtura Natyrore.Vendimi i keshillit Mijnistrave per heqjen e Sazanit si Zone e Mbrojtur Ushtarake duhet te ishte pezulluar me vendim te Gjykates Kushtetuese dhe Vendim te KLP.Komisjoni Xhafaj eshtye i PALIGJSHEM,Organet e Drejtesise nuk japin llogari para nje cope Xhafe deputet,por para Presidentit te Republikes.Neser i bie te japin llogari para Zegjinese.
    Shkolla Magjistratures nxjerr cdo vit dhjetra Prokurore dhe Gjykates exelente.Cfare e pengon KLP te plotesoje Vakanxat?

    Reply
  • nastradini says:
    July 7, 2026 at 12:32 pm

    Gazeta DITA:

    E MBUSHET GAZETEN ME FTYRA TE NDYRA TE KRIMINELEVE TE ENVERIT, ME HETUES TE DIKTATURES FAMEKEQE

    njashtu:

    Si ka mbushur gjithe Shtetin e tij komunist Edi Rama, Fatmir Xhafaj eshte kriminel i Diktatures me gjakatare te historise, nje hetues barbar i Enverit, qe i ka viktimat akoma gjalle dhe qe deshmojne LIVE nga Gjermania per torturat e papara qe ka ushtruar ndaj viktimave te tij. Fatmir Xhafaj fshehu si SKUTH komunist vellane e tij narko-trafikant e drogaxhi dhe pastaj ndryshoi ligjet ne parlament per te mos denuar vellane e tij kriminel, sepse gangsteri Edi Rama i kishte varur UJKUT Fatmir Xhafaj ne “melcite” e reformes ne Drejtesi dhe kur Ervin Salianji e demaskoi ne publik, Drejtesia putiniste e Edvin Gangsterit e rasi ne burg deputetin guximtar nga Kolonja, njesoj si Fredi Belerin e Himares me akuza te reme fallco dhe deshmitare te degjeneruar, te paguar nga policia me urdher nga BOSI-GANGSTER Edi Rama, pjella e Kristaqit, KILLERIT te Enverit, qe e ka mbushur shtetin me kriminele si Fatmir Xhafaj dhe me keto PLEHRA te ndyra vrastare komuniste kerkon te hyje ne BE.

    Reply
  • Aldrin says:
    July 7, 2026 at 12:38 pm

    Masat per dialogun nderinstitucional, kerkojme ndjese per tonet, shpeshhere te ngritura, te debateve, ne institucionet kolegjiale lind natyrshem,..
    E kuptoni cfare niveli ka kjo putana?

    Reply
  • demo says:
    July 7, 2026 at 1:02 pm

    Ku do i dergoni ata qindra prokurore dhe Gjykates me universitet Juridik + Shkollen e Magjistratures?Kamarjere do i dergoni ne resortet e gangsterrave?Po ata me mire lajne pjatat ne Evrope,se sa te behen skllever me 500 euro te malokeve Strategjike te Edi Rames.Edvini me gjys shkolle,kryeminister mbret..Ata me dy Universitete,Masteratura,doktoratura,kamarjeree!Ua ka gjetur punen mbreti! Jo ere hajdut,jo!

    Reply
  • Aldrin says:
    July 7, 2026 at 2:02 pm

    Femrat e Ramutit e kujtojne drejtesine si shesh pazaresh te Artur Shehut, ku perplasjet jane normale..!!??
    Te mos flasim pastaj per “Qasjet”..!!!
    Qasjet..!?
    A e kane parasysh keta qe i vetmi bosht te cilit duhet ti drejtohen Diskutimeve eshte Kushetuta?
    Cfare nenkuptojne me “Qasje” dhe “Perplasje”, kur e gjithe trupa e KLA duhet te jete e orientuar vetem drejt Ligjit Kushtetues? Nuk ka pse lindin diskutime tip perplasjesh dhe qasje tip Artur Shehu, kur personat qe vijne aty jane eksperte te Ligjit.. Nuk ka pse devijohen diskutimet ne perplasje nese KLP ka Juriste dhe njohes eksperte te Ligjit.
    Cdo devijim nga Ligji te con ne Plasje, dhe Qasje.
    Deklaratat e kesaj jane komplet Prove e Paster se aty nuk behet fjale per Ligjin, por per bande kriminelesh tip Artur Shehu qe merren me pazare.. Pazare, jo parime ligjore.
    Qasjet i ben Banda e Rames kur rreh protestuesit me gangstera mbi gansterat
    Kjo eshte Qasje
    Jo Ligji
    Ligji nuk eshte Qasje
    Eshte Detyrim Absolut per tu zbatuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?