Prof. Xhelal Gjeçovi, SHBA
Botuar në DITA
Karriera ushtarake dhe politike e kryeministrit më jetëgjatë në detyrë të Shqipërisë, Mehmet Shehut. Misteret e fundit të tij tragjik në natën 17-18 dhjetorit 1981. Pse Enveri zgjodhi Ramiz Alinë si pasardhës të tij, dhe jo Mehmetin.
Megjithëse kanë kaluar 42 vjet, interesimi për ngjarjen e natës së 17-18 dhjetorit 1981, që tronditi Tiranën dhe mbarë vendin, vazhdon të jetë në kuota të larta e me sa duket dhe për shumë kohë do të jetë e tillë. Në gjithë këto vite ka patur, herë pas here, shkrime që kanë sjellë opinione të ndryshme rreth ngjarjes dhe personazheve të saj. Në përvjetorin e dyzetë të ngjarjes, gazeta “Dita” botoi dhe një pjesë të rrëfimeve të Nexhmije Hoxhës, të përgatitur e të shoqëruar dhe me një shkrim nga gazetari Xhevdet Shehu. Si historian i kësaj periudhe, kam ndjekur në vazhdimësi shkrimet dhe opinionet e shfaqura deri tani. Problemi natyrisht mbetet i hapur dhe unë do të jap disa mendime, jo për të polemizuar apo vënë në diskutim çfarë thuhet e shkruhet nga të tjerët, pasi secili ka pikëpamjet e veta të cilat, edhe po të mos konvenojnë me tuat, duhen respektuar. Askush s’e ka monopolin mbi historinë, pra dhe mbi ngjarjen në fjalë, që tashmë i ka kaluar historisë dhe pret të trajtohet dhe nga historianët e studiuesit e fushës së historisë. Ngjarja dhe personazhet e saj kanë hyrë në histori ashtu siç ishin, duam apo s’duam ne. Dhe ato nuk mund t’i ndryshojmë dot. Orvatjet për të zbukuruar e lartësuar njërin e kryqëzuar e ulur tjetrin, pavarësisht motivit, nuk i bëjnë autorët as më të mençur dhe as më patriotë.
Strumbullari i gjithë problematikës që rrok kjo temë janë sigurisht raportet e Enverit me Mehmetin. Kur e marrim bashkë këtë dyshe, nuk besoj e nuk dëshiroj që të krijohet përshtypja se po tentojmë t’i vejmë në një rang. Vendi dhe shteti kurrë nuk kanë patur dualitet në udhëheqje, as gjatë luftës e aq më pak në periudhën pas saj; ata nuk kishin dy koka, dy udhëheqës, por një të vetëm, karakteristikë e regjimeve totalitare dhe ky ishte Enver Hoxha. Të tjerët, përfshi dhe Mehmet Shehun, ishin bashkëpunëtorë të tij, që ai i zgjodhi i mësoi, u besoi detyra, duke iu shtuar vlerat si njerëz e si kuadro. Enveri përballoi situata të vështira në historinë e Partisë e të Lëvizjes, pa praninë e njërit apo tjetrit, si në Konferencën e Dytë Nacionalçlirimtare, në shtator 1943 ku u diskutua qëndrimi ndaj Mukjes dhe u mor vendimi për anulimin e marrëveshjes së arritur aty. Më tej, në plenumin e dytë të KQ, nëntor 44, kur iu desh të përballet me intrigat e komplotet jugosllave.
Ndërkohë që Mehmeti, i sapo kthyer në vend, pas përfundimit të luftës së Spanjës dhe internimit që pasoi, hyn në lidhje me drejtuesit e Qarkorit të Vlorës dhe ngarkohet me detyrën e sekretarit organizativ. Por, fama dhe autoriteti i tij do të rriteshin me caktimin në detyrën e rëndësishme të komandantit të Brigadës së parë partizane. Mënjanimi për një kohë nga forumet udhëheqëse në parti, por jo vetëm, është shpjeguar më intrigat e synimet jugosllave e të grupit të Koçi Xoxes. Ky qëndrim do të marrë fund me kthesën që realizoi partia në marrëdhëniet me Jugosllavinë e Partinë jugosllave në vitet 47-48.
***
Në Kongresin e Parë, nëntor 1948, me propozim të Enverit, Mehmeti do të zgjidhej anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ. Më pas, në vitin 1954 emërohet kryeministër i vendit. Në kujtimet e Nexhmije Hoxhës mbi ngjarjen, të botuara në “Dita” jepen disa detaje interesante mbi ngjarjen e veçmas për raportet e Mehmetit me Enverin dhe gjendjen që përjetoi ky i fundit pas vetëvrasjes së Mehmetit. Nga kujtimet bëhet e ditur se Enveri e donte dhe e çmonte, veçmas të tjerëve, kryeministrin, bashkëluftëtarin e bashkëpunëtorin e ngushtë dhe vetëvrasja e tronditi thellë, për të mos ndjerë më qetësinë e kënaqësinë e punës së përbashkët në kohërat e marrëdhënieve më të mira në mes tyre. Megjithatë, shkruan Nexhmija, herë pas here ai shfaqte shqetësim për ndonjë qëndrim të nxituar të Mehmetit, në komunikim me vartësit e me bashkëpunëtorët dhe shqetësimi, sipas saj, ishte gjithnjë për periudhën kur Enveri të mos ishte në jetë dhe partinë e vendin t`i drejtonte Mehmeti.
Puna për shumë vite në Institutin e Historisë, në sektorin e studimeve mbi luftën e periudhën pas saj, më ka njohur me jo pak kuadro të luftës. Unë ruaj respekt të veçantë për të gjithë këta heronj të vërtetë e patriotë të mëdhenj, që në moshë fare të re u angazhuan në një betejë të vështirë, për jetë a vdekje me okupatorë e tradhtarë, një luftë që s’i dihej as fati e as fundi, pa marrë parasysh rreziqet e sakrificat që kërkoheshin, vetëm për një qëllim e ideal të shenjtë, siç ishin liria dhe pavarësia e atdheut, që lëngonte nën një pushtim të egër nazifashist. Mjafton besoj kjo, që ata të nderohen, pavarësisht fundit të trishtueshëm që përjetuan, jo pak prej tyre në fundin e jetës, që natyrisht s’e mendonin dhe s’e meritonin. Unë kam ndjekur me dhimbje mbledhjet që kryqëzuan këta heronj, në vitet 70-80-të, por dhe ata më parë e më pas. Por kjo është një temë që unë e kam konsideruar si përjashtim nga jeta dhe historia e tyre dhe e vet partisë, e nxitur dhe e diktuar nga situatat e vështira qe kalonte vendi dhe nga presioni i jashtëm armiqësor.
Megjithëse janë shkruar jo pak artikuj nga pena të njohura, një pjesë bashkëpunëtorë të ish kryeministrit, debatet dhe interesimi për të, siç u tha vazhdon të jenë në kuota të larta. Dhe kjo është e kuptueshme.
***
Siç konstatohet lehtësisht, kryefjala e shkrimeve dhe diskutimeve mbi ngjarjen, ka qenë e vazhdon të jetë pyetja “e vranë apo u vetëvra”. E kjo është normale dhe nuk ka asgjë për t`u çuditur. Sqarimi e bindja për këtë e të tjera çështje është proces. E vërteta është objektive, por dhe relative, që do të thotë se ajo zbulohet e njihet pjesë-pjesë e jo menjëherë. Çështja “u vetëvra apo e vranë”, si pjesë e rëndësishme e saj, mendohej se kishte marrë një përgjigje, në letrën që ish Kryeministri la për Enver Hoxhën, e bërë publike për herë të parë nga prof. Paskal Milo. Në letër shpjegohen arsyet e vendimit për t`i dhënë fund jetës dhe i kërkohet udhëheqësit që të bëhet kujdes me trajtimin e familjes, pasi e dinte se si veprohej në raste të tilla. Pra nga letra krijohet bindja se ish kryeministri ka vrarë veten. Por më pas, në shkrime të ndryshëm, nga autorë të ndryshëm këmbëngulet që ish kryeministri nuk është vetëvrarë, por e kanë vrarë. Biles, ish kryehetuesi i republikës në diktaturë Q. Lame shkon dhe më tej kur pohon se autori i vrasjes është Kadri Hazbiu. Prononcime të vështira, për një ngjarje gjithashtu të vështirë, që për këtë arsye mbetet e hapur për të gjitha versionet.
Unë personalisht si historian anoj nga versioni që jepet në letrën e lënë për Enver Hoxhën, pasi është dokument i lënë nga ai, me shkrimin e tij. Dokumentet kanë gjithmonë përparësi në gjykimet mbi historinë. Bashkim Shehu, djali i ish kryeministrit, ka theksuar se nuk ka rëndësi se kush e si u vra, pasi gjithsesi, në çdo variant ai është produkt e viktimë e sistemit që i shërbeu dhe situatës që iu krijua gjatë analizave e përgjithësisht trajtimit që iu bë ngjarjes.
Unë nuk e fsheh se bëj pjesë në grupin e historianëve, që njohin dhe çmojnë rolin e kontributet e M. Shehut, komandantit të famshëm të Brigadës së Parë, që u bë tmerr për armiqtë dhe shpresë për popullin, në vitet e okupacionit nazifashist. Por dhe pas çlirimit, një burrë shteti, ndër më të shquarit që ka njohur ky vend. Dhe ato i kam pasqyruar në punimet e mia dhe pas ngjarjes, si në vëllimin e IV “Historia e Popullit Shqiptar” (2009), kapitullin përkatës, si dhe në “Çështje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare” (2014), botime të Akademisë së Shkencave. Por, megjithatë vërej që disa çështje apo aspekte të kësaj ngjarjeje, disa prej të cilave i parashtrova dhe më lart, vazhdojnë të diskutohen, me shumë impenjim e pasion, çka tregon se atyre ndoshta nuk u është dhënë ose perceptohen se nuk u është dhënë shpjegimi i duhur, mbështetur në dokumente.
Nuk duhet harruar se M.Shehu doli nga lufta me një kapital të rëndësishëm, përkrah Enver Hoxhës, si besnik i tij dhe si i tillë u çmua në vite të tëra dhe pas saj. Por, në biografinë e tij janë prezente dhe rastet e veprimeve të nxituara në situatat e vështira e të ndërlikuara të luftës, të ballafaqimeve të ashpra me armiq e tradhtarë dhe ndaj tyre, siç ishte në praktikën e punës së udhëheqësit, ato nuk kanë kaluar pa vëmendjen dhe kritikën e tij. Po gjithsesi, mendoj se është bërë mirë që ato janë kapërcyer në proces dhe ecuria e punëve ka rjedhur natyrshëm. Kështu mund të thuhet se është vepruar dhe me dokumente të servirura nga qarqe të caktuara jashtë, me qëllim që të krijohej konfuzion e përçarje në radhët e udhëheqjes e të vetë Lëvizjes. Për rrjedhojë Lëvizja ka bërë përpara duke bërë të mundur arritjen e objektivave kombëtare që synonte. Një qëndrim e gjykim i tillë ka shmangur situata që mund të sillnin pasoja si kjo që po diskutojmë. Prandaj për shumë e shumë vite, uniteti në udhëheqje nuk ka njohur të çara të pariparueshme, kjo dhe për shkak të raporteve në mes Enverit e Mehmetit, si dy udhëheqësit kryesorë e po ashtu dhe me udhëheqës të tjerë, si H.Kapon, R.Alinë etj., që vinin pas tyre. Por, raportet me Shehun natyrisht ishin me intensive e të nje rëndësie të veçantë, sidomos kur duheshin përcaktuar qëndrime e marrë vendime të rëndësishme mbi zhvillimet jashtë dhe ndikimin e tyre në vend.
***
Mirëpo, në fillim të viteve ‘80-të, në opinion, pa pritur nisi të përflitej për një krisje të marrëdhënieve në mes tyre e se për shkakun e saj kryeministri kishte humbur mbështetjen e udhëheqësit. Natyrisht, ftohja do të bëhej gjithnjë e më e qartë në vijim, por jo dhe shkaqet e saj, e lidhur kjo dhe me natyrën e sistemit, si dhe të Partisë së Punës që e udhëhiqte atë, që këto gjëra i konsideronin sekret shtetëror e mbaheshin të mbyllura, duke lënë shteg për hamendësime gjithfarëshe. Duke qëndruar edhe unë në botën e hamendësimeve, për shkak të nevojës që ndjej si studiues për materiale të tjera me reflektime më të thella sidomos nga kuadrot që kanë punuar me protagonistët e ngjarjes e sigurisht dhe të një klime më të qetë. Përballë mungesës së tyre, edhe unë do të përpiqem të jap disa mendime modeste, që sidoqoftë mund të ndihmojnë në sqarimin e çështjeve që vazhdojnë të diskutohen në opinionin e gjerë.
Atëherë, cila do të ishte analiza ime mbi ngjarjen, çfarë e shkaktoi dhe përse ajo mori rrjedhën që dihet. Jo pak analistë, herë pas here, kanë sjellë në vëmendje çështjen e pasuesit të Enver Hoxhës, duke aluduar, se në thelb pikërisht kjo u bë shkak për gjithçka ndodhi. Dhe ky është një version, që nuk mund të hidhet apriori poshtë, po të kemi parasysh situatën në vend, e krahas kësaj dhe moshën e sidomos gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës. Por, disa ngjarje të rënda, siç ishte vdekja e H. Kapos dhe eliminimi i një sërë figurave të njohura, dikur bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të E. Hoxhës, e kishin ngushtuar rrethin e pretendentëve për postin më të lartë në vend, por e kishin bërë më të ngutshme caktimin nga udhëheqësi të pasuesit, që mund ta zëvendësonte, në një situatë që nuk parashihej, por mund të ndodhte, aq më shumë që disa shenja, siç ishte infarkti i fillimviteve 70-të, tregonin se gjendja shëndetësore e udhëheqësit, nuk ishte pa probleme. Më tej, ndodhitë e viteve 70-të në ushtri, në sektorët ekonomikë e në atë të artit e të kulturës, duhet të kenë lënë gjurmë e të kenë ndikuar, në rëndimin, më shpejt nga sa mendohej, të gjendjes shëndetësore të udhëheqësit. Në rrethana të tilla, nuk është çudi që të ketë filluar të mendojë dhe për këtë çështje.
Ai ishte njeri me kulturë dhe i kuptonte dhe të papriturat që fatkeqësisht janë në natyrën e njeriut e shumë herë bëhen të pa evitueshme. Dhe pas vdekjes së H. Kapos, një figurë që mund të mendohej se do të preferohej e pranohej si pasardhës, ky problem u bë një preokupim për të, po të kemi parasysh përkeqësimin gradual të gjendjes shëndetësore. Këtë ai e shikonte dhe e përjetonte. E, në këtë proces meditimi e reflektimi, për një çështje kaq serioze, atij i kishin mbetur për zgjedhje dy figura: Shehu dhe Alia. Që të dy i kishte përzgjedhur vetë, duke u besuar poste të rëndësishme. Dhe jo pa arsye. Shehu njihej si besnik, i aftë e i vendosur për çështjen e socializmit, një preokupim i përbashkët i të dyve, Enverit dhe Mehmetit. Ndërkohë që Alia i takonte brezit më të ri të luftës, i angazhuar në radhët e Lëvizjes, njeri ndër themeluesit e drejtuesit e BRASH-it, anëtar i sekretariatit dhe në fazën përfundimtare të luftës komisar i njërës prej njësive të mëdha partizane që, së bashku me njësitë kosovare, mori pjesë në luftimet për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera. Pas çlirimit drejtoi sektorë të rëndësishëm të jetës shoqërore, sekretar i pare i BRPSH, ministër i arsimit. E krahas tyre dhe anëtar i Byrosë Politike e sekretar i KQ, për sektorët e arsimit, të kulturës e të shkencës.
Pas vdekjes se H.Kapos nisi të marrë gjithnjë e më shumë vëmendje. Pikërisht në këto rrethana do të vinte “si me porosi” fejesa e djalit të kryeministrit me një vajzë nga një familje e njohur dhe e respektuar, por me të afërm të arratisur e në aktivitet armiqësor kundër shtetit shqiptar, veprim që në atë kohë konsiderohej një herezi, një qëndrim i papajtueshëm me vijën e luftës së klasave. Pas këtij lajmi në Tiranë, sic është zakon i shqiptarëve, nisën të zienin thashethemet, me komente gjithfarëshe. Kësisoj, ngjarja do të ishte një çështje jo thjesht objekt thashethemesh, por dhe analize e debati, që do të angazhonte partinë dhe Enver Hoxhën. Pikërisht në momente të tilla do të vërehej dhe një afrim e anim i udhëheqësit nga Alia, çka provonte se ftohja me Shehun tashmë ishte evidente e kjo pritej të ndikonte dhe në çështjen e pasardhësit. Kjo tashmë nuk mund të fshihej e të mohohej, por çështja është se cili ishte shkaku i afrimit me njërin dhe ftohjes me tjetrin, kur pozita, konsideratat e kontributet e njërit, Mehmetit, ishin ku e ku me tjetrin. Këtë e njihte dhe e pranonte, bile dhe na ka pohuar Alia në një takim, ku na kishte ftuar në kafen afër shtëpisë, bashkë me Nasho Jorgaqin, profesorin dhe mikun tonë të paharruar, pas përmbysjes së sistemit dhe dorëheqjes nga posti i presidentit të republikës.
Në intervistën e parë që Bashkim Shehu djali i kryeministrit ka dhënë në emisionin “Opinion”, pyetjes së drejtuesit të emisionit Bendi Fevziu, përse Enveri e anashkaloi babain tuaj dhe preferoi Alinë, ai iu përgjigj se kjo pyetje do të duhej t`i bëhej atij, por mendoj se me zgjedhjen e bërë, pra me Alinë, ka menduar se garantohej më mirë ruajtja dhe respektimi i arritjeve personale e shoqërore, vazhdimesia e regjimit, por dhe kontributet, fama, familja etj, njera më e rëndesishme se tjetra. Por kjo, sipas Bashkimit, s’kish asnjë rëndësi për vendin, pasi dhe me Shehun asgjë nuk do të ndryshonte, diktatura do të vazhdonte.
***
Megjithatë duhet thënë se në vendet ish komuniste, në BS e gjetkë, qe krijuar një traditë që numrin një pas vdekjes e zëvendësonin ata që vinin pas tij në Komitetin Qendror, organin udhëheqës të Partisë Komuniste. Kështu në rastin e vdekjes së Stalinit, atë nuk e zëvendësoi Molotovi, siç pritej, që ishte kryeministri i vendit dhe njëri ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt, por Hrushovi, sekretar i KQ, i pa njohur dhe aq, për shkak të qëndrimit disi në hije sa ishte gjallë Stalini. Dhe një praktikë e tillë do të ndiqej dhe në vende të tjera të kampit. Tek ne situata ishte pak më ndryshe. Për vite të tëra, në radhën e sekretarëve të Komitetit Qendror, pas emërimit të Mehmetit si kryeministër, pas Enver Hoxhës vinte Hysni Kapoja, që mendohej se mund të ishte dhe pasardhës i tij. Por, papritur ai u largua para kohe nga jeta, duke lënë kështu një boshllëk të ndjeshëm e një problem të vështirë për zgjidhje, siç ishte zgjedhja e pasardhësit. Nga ana tjetër, M. Shehu vërtetë s’ishte sekretar i KQ, por si kryeministër e bashkëpunëtor më i ngushtë, figura e tij qe rritur në përmasa të tilla nga vet Enver Hoxha, sa që ishte krijuar bindja se edhe po të ishte gjallë H. Kapo, ai do të ishte më afër kësaj detyre.
Atëherë çfarë kishte ndodhur, cila ishte arsyeja e anashkalimit të tij dhe përzgjedhjes së Alisë, duke kapërcyer, siç u tha hierarkinë në parti, si dhe opinionet e krijuara nga vetë Enver Hoxha për të? Në këtë rrafsh do nisin diskutimet e hamendësimet. Ndër to tërhoqi vëmendjen dhe mendimi se mos ishte shkuesia e bërë, fejesa e djalit të Enverit me mbesën e Ramizit, që solli këtë ndryshim mendimi. Kjo nuk ishte e lehtë të merrej vesh nga kushdo, për rrjedhojë çdo mendim i shfaqur nga studiues apo analistë ishte më shumë produkt hamendësimesh, se sa reflektim mbi të dhëna të besueshme, mbi të cilat do të duhej operuar e gjykuar në raste të tilla. Ndikimin ose jo në raste të tilla e dinte vetëm i zoti i shtëpisë. Por, nuk përjashtohet mundësia që në ato momente reflektimi për një çështje të tillë serioze, ai t`i jetë rikthyer kujtesës, duke kaluar në retrospektivë aktivitetin e Shehut, por tani në kushtet e tronditjes së raporteve me të, që për këtë arsye, më shumë se kontributet kërkoheshin e peshonin dyshimet e rezervat që e shqetësonin, pasi çdo gjë tani shihej në funksion të kohës kur të mos ishte ai, siç thotë dhe Nexhmija. Dhe duhet theksuar se këtë rrugë kishte ndjekur dhe në raste të tjera, shumë kohë më parë, dhe me udhëheqës e bashkëpunëtorë të tjerë, si me M. Gjinishin, Nako Spirun, që herë pas here u rikhehej, sikur e kishte një peng për fundin e tyre, që i donte e i çmonte per aktivitetin gjatë luftës. Biles Nakon e konsideronte Dideroin e Shqipërisë. Nuk është çudi që kjo të ketë ndodhur dhe në këtë rast.
R.Alia, që mendohet se ai preferoi, ishte, siç u tha larg Shehut, nga kontributet e nga mbështetja në vite, në Byronë Politike e në plenumin e Komitetit Qendror. Isuf Kalo, mjeku personal dhe autor i një punimi për Enver Hoxhën, ka shkruar se Alia nuk kishte shokë e miq, raportet me ta ishin zyrtare, pa preferenca, por dhe pa paragjykime. Në këtë rast, kjo pozitë mund të jetë pëlqyer nga Enveri e të jetë çmuar dhe nga udhëheqësit e tjerë, të mbetur pas spastrimeve të njëpasnjëshme. E, kjo mund të ketë bërë dhe diferencën e mund të ketë përcaktuar preferencën në zgjedhjen e pasuesit. Një gjë duhet të jetë e qartë se, siç thekson dhe presidenti Moisiu, çdo gjë, çdo veprim që është ndërmarrë në këtë rast është bërë me urdhër apo me miratimin e Enverit, pasi askush veç atij nuk kishte tagër të merrej me kryeministrin.
Gjithsesi rruga që u zgjodh, mbledhjet e analizat e vështira, me kritika e akuza të rënda, nuk ishte e duhura, ose, të paktën, më e mira. Një bisedë e Enverit kokë më kokë me Shehun, shokun e vjetër e bashkëpunëtorin më të afërt, pa hapur e ngacmuar plagë të tilla, përfshi dhe fejesën e djalit, që mund të kapërcehej me ndarjen që u bë, pa krijuar tronditje. Ndoshta, mund t`i kish hapur rrugë zëvendësimit të qetë ose lënies se gjërave siç ishin, që të rridhnin natyrshëm, pa trazuar e hapur probleme, aq më shumë që gjendja shëndetësore e udhëheqësit, pavarësisht problemeve, nuk paraqitej aq dramatike dhe urgjente. Siç kanë pohuar disa herë mjekët kardiologë të njohur që e asistonin, profesor S. Brokaj e profesor A. Kamberi, ai ishte deri në fund në efiçencë të plotë, fizikisht e mendërisht, për rrjedhojë nuk pritej shpejt ndonjë ngjarje në ecurinë e shëndetit.
Nga ana tjetër edhe vetë ish kryeministri në autokritikën që iu kërkua, siç ishte praktikë e njohur e kësaj partie, i lodhur mesa duket dhe nga situatat që iu krijuan, kishte lënë të kuptohej se ishte pajtuar që të hapë rrugë dhe të realizohej qetësisht ndryshimi që synohej, ndonëse në fakt një gjë e tillë nuk i qe kërkuar. Pra ekzistonin premisa në të dy krahët që mund të shpresohej që ngjarja nuk do të kishte fundin fatal që pati, pasi gjërat mund qetësoheshin e të kapërceheshin. E rëndësishme ishte që kjo të ndodhte sa më shpejt që të ishte e mundur. Faktori kohë kishte rëndësi të madhe në këtë rast, në këtë moment që mund të shërbente për të neutralizuar e kapërcyer këtë ngërç që e mundonte udhëheqësin, pastaj koha do të bënte të vetën, do të zbuste gjakrat, duke iu dhënë mundësi të gjithë faktorëve, të gjitha palëve që të reflektonin, me synim zbutjen e qëndrimeve e pse jo dhe mbylljen e problemeve të hapura. Në favor të këtij arsyetimi më duket se vjen dhe qëndrimi i Enverit më 17 dhjetor në mbyllje të natës së parë të mbledhjes së Byrosë Politike, për ta vazhduar të nesërmen. Në këtë rast, më duket se ai krijoi përshtypjen për një farë zbutjeje të kësaj çështjeje, pas diskutimeve të ashpra të shumicës së pjesëmarrësve në mbledhje, kur porositi edhe një herë Mehmetin që të reflektonte mbi problemet e mendimet që shfaqën shokët, se nesër pas teje do të flas dhe unë e ta mbyllim diskutimin. Pra u duk se kishte një nuancë zbutjeje të problemit. Kjo u pa dhe në propozimin, besoj jo të rastit, e jo në kokë të vet, të Simon Stefanit, sekretar i KQ, që kryeministrit t`i jepet një vërejtje me shënim në kartën e regjistrimit.
Por nuk qe e thënë që të ndodhë kjo. Sipas pohimit të Alisë, të nesërmen në mëngjes ai i shkoi në shtëpi Enverit për ta marrë e shoqëruar në mbledhje. Aty Enveri, që e gjeti duke ngrënë i tha që pasi të dëgjojmë edhe një herë Mehmetin, do të flas dhe unë, e ta mbyllim mbledhjen me një vërejtje, sic propozuan dhe shokët, duke i dhënë mundësi Mehmetit që ta kapërcejë këtë ngjarje. Kurse Alia i qe pergjigjur, se “nuk kemi çfarë të mbyllim, shoku Enver, se ai e mbylli vetë këtë çështje duke vrarë veten”. Ky lajm e tronditi thellë Enver Hoxhën dhe hidhërimin e shprehu me pyetjen e përsëritur disa herë e disa ditë më pas, po përse more e bëre këtë? Është fakt, që pas kësaj ngjarjeje ai nuk ndjeu më qetësi dhe as shëndeti përmirësim. E kundërta do të ndodhte.
Dr.Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës, diku në punim apo në intervista pas botimit, ka theksuar se udhëheqësi ishte dhe aktor, por në këtë rast, nuk mendoi se ishte momenti për të aktruar. Dua të besoj se ishte hidhërimi që ndjente për ngjarjen, që dukej se as e mendonte dhe as e dëshironte që të mbyllej në këtë mënyrë.
Në këtë fund tragjik ndikoi padyshim dhe trajtimi që iu bë kësaj çështjeje. Diskutimi i tensionuar në Byronë Politike, me kritika e akuza të rënda, që ishin në të njëjtën linje, të kthyer në traditë e të zbatuar dhe në raste të tjera e me udhëheqës të tjerë që bëheshin objekt diskutimi në Byronë Politike, forumin më të lartë partiak, pavarësisht se ndryshe nga të tjerët, natyra e Shehut e kishte të vështirë t`i përtypte e t`i pranonte. Ato mund t`i kenë sjellë në kujtesë praktika të tilla të vrazhda, që qenë zbatuar edhe më parë, në raste të tjera e ndaj udhëheqësve të tjerë, e jo vetëm tek ne, por dhe në vendet e tjera ish komuniste, që për një arsye ose një tjetër, bëheshin objekt analizash në forumet udhëheqëse, e në përfundim rezultonin me vendime ekstreme. Kjo eksperiencë, mund të ketë ngjallur një ndjenjë pasigurie e mosbesimi që ta ketë shtyrë e ta ketë çuar ish kryeministrin në zgjedhjen e rrugës më të rëndë, duke i dhënë fund jetës. Pas kësaj ngjarjeje do të ashpërsohet qëndrimi ndaj tij dhe familjes, të afërmve e bashkëpunëtorëve, një praktikë kjo e njohur dhe e zbatuar dhe në raste të tjera, ndaj udhëheqësve të tjerë, karakteristikë për regjimet totalitare, jo vetëm tek ne, që u shkaktonin njerëzve dhe familjeve të tëra trauma të pa riparueshme.
***
Në këto momente, pasi kanë kaluar 42 vjet dhe kanë ndodhur shumë zhvillime historike, ngjarja na përcjell mesazhe të shumta, ku do të veçoja sidomos përgjegjësinë me të cilën duhet të trajtohen figura të tilla, duke hequr dorë nga etiketimet e cilësimet “armiq” e “tradhtar”, pasi asnjeri nga ata që u ndëshkuan, u pushkatuan apo syrgjynosën në atë kohë, nuk ishin të tillë dhe prova më e mirë për këtë ishte lufta për çlirimin e atdheut, kontributet e sakrificat për t`i sjellë vendit lirinë e pavarësinë e shkelur e të mohuar nga nazifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Koha e ka vërtetuar më së miri këtë dhe opinioni shqiptar është bindur më së miri për vlerat e gjithsecilit. Në momentin e dënimit ekstrem ndaj njërit e tjetrit, është hedhur shumë baltë e akuza mbi atë që ndëshkohej. Me kalimin e kohës shumë gjëra janë sqaruar, disa edhe janë rehabilituar me vendime gjykate. Në të vërtetë ata janë të rehabilituar vetvetiu për vlerat që kanë patur dhe për kontributet që kanë dhënë.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Nuk hoqet dore ju shushunjat e Dulles edhe pse jeni ne America qe e keni etiketuare qe edhe me nje dhembe te kafshon. E imagjinoni qe tani jeni ne goje te saje dhe ajo ka frike te ju kafshoje se qelbeni dynjane. Ato ishin njeri me diktatore se tjetri. Ajo ishte lufte hijenash, Brenda llojit.
“Une nuk besoj se enver hoxha dhe pol poti ishin marksiste dhe prandaj i kryen atio krime te perbindshme,,Jo,une besoj se ishin sadiiste,,vampire,kanibale te lindur,qe tek marxizmi gjeten ushqimin si shushunja ne gjak !” ( D E M O )
Mos shkruaj me asgje tjeter Demo. Tjenia jote eshte sa per 1 miliard komentet e te gjitheve ! Pergezime, Chapeau !!!
Boll Zhelal te doli boja
Tanime ka mbaru loja
Ha rehat ate tas pershesh
Me te shkumen mos bjerr ndesh
Perse deformohet e verteta?
Nexhmia ishte me e aferta e shqiptarit me intrigand ne bote ujkut me ze gruaje ramiz alia.Ai i premtoi postin e kryeministrit jagos qe se bashku me mallakastriotin hoxha e vrane Mehmetin,nder kohe qe enver hoxha ishte ne ate bote.
Prof. Gjecovi eshte historian i stilit polemizues dhe komentues, por ne punimet e tij historiografike (1939-1991) mungon hartimi i lendes historike me material te dokumenteve arkivore, qofte te Arkivit Qendror te Shteti Shqiptar, ashtu edhe te Italise, Jugosllavise, Gjermanise, Britanise se Madhe, Shteteve te Bashkuara te Amerikes etj. Vetevrasja e kryeministrit Mehmet Shehu ndodhi ne periudhen e deshtimit te ndertimit te Shqiperise me forcat e veta dhe ceshtja e shtruar per zgjidhje ishte: ne cilen rruge do te ecte Shqiperia Socialiste, ne ate te Bashkimit Sovjetik dhe Demokracive te Europes Lindore, apo do te ndiqte rrugen Kapitaliste te SHBA-se dhe Europes Perendimore? Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kishin binde absolute se duhej qendruar me vete, por ne krahun sovjetik; perkundrazi, Mehmet Shehu kishte lene dokumente si adhurues i Socialdemokracise dhe ishte per bashkepunimin me kampin e vendeve kapitaliste apo te Ekonomise se Tregut. Fejesa e djalit te tij me mbesen e nje te arratisuri politik ne SHBA qe nje sebep qe u shfrytezua nga Ramiz Alia per ta eliminuar Mehmet Shehun nga trashegimia ideologjike, politike, ekonomike e kulturore enveriste te ndertimit socialist te Shqiperise. Ne eliminimin e M. Shehut duhet hulumtuar edhe ne dokumentet sekrete arkivore te Moskes dhe Beogradit. Gjithsesi dokumetet e periudhes 1945-1985 po deklasifikohen dhe historianet e rinj, te formuar me metoden e historiografise demokratike do t’i hartojne dhe do te japin shkakun e vertete pse Enver Hoxha zgjodhi Ramiz Aline si pasues te trashegimise ideologjike e politike te tij, ndonese praktika vertetoi se e vari kemboren ne qafen e gabuar…
O zhelal!Po si nuk the nje gje te re ne historite e tua?
Ky qe rrefen ti eshte varianti e Nexhmije hoxhes.
Ajo Marreveshja e Mukjes nuk priti Konferencen e dyte,se Ate e grisi Miladin Popovici ne surrat Enver Hoxhes,sapo i erdhi ne dore,.Une e kam degjuar nga i Zoti Shtepise kur ishte gjalle,,ahuuu,kacafiu,ktu e 60 vjetr perpara.Popullit qorrogllu ja tha Gjystina Sata,ose Flora Dishnica,qe ishte sekretaresha e te dyve ne Labinot,,
Ti ruj Komitetin Qendror,,ate librin Kur lindi Partia,qe eshte ndryshuar sa here shpalleshin Armiqte e Popullit.
Ne Plenumin e 2 te KQ(plenumi i famshem i Beratit) qenka perballur enver hoxha me intrigat Jugosllave???????????????Po enver hoxha ishte vete Intriga Jugosllave.
O Zhelal!Ju versulen Sejfullah Maleshova me Nako Spirun,qe ishin te vetmit intelektuale,dhe te vetmit te cliruar nga intrigat Jugosllave,.Kurse Gogo Nushi i lexoi listat me shkrim me firmen e enver hoxhes per Skuadrat e pushkatimit ende pa u cliruar TiraNA,,nja 97 intelektuale ,oficere te Zogut,Tregtare tiranas etj,midis te cileve Vesim dhe Muntaz Kokalari,Nuz Tafaj,Dem Xhepa,Beqir Rusi,Minella harito(ky i fundit antifashist,por kishte qene shifrant ne Ministrine e brendshme te Zogut,,kushedi e hante jeshili urjahipin per ca spihunlluqe te vjetra,qekur ishte zv.konsull) e 90 te tjere.E hengri dhe Kamber Qafmolla qe ishte prefekt dhe u be kryetari Konferences pezes.Apo e kam gabim?Mos me len te rrej!
Ja per keto e per vrasjet e Mustafa Gjinishit,Zai Fundos,Anastas Lulos,e plot te tjere enver hoxhen e quajten bande kriminale.
Apo nuk i ka Ai komiteti jot Qendror,keto qe shkruaj Une!
T H E N I A e V I T I T n g a D E M O
“UNE NUK BESOJ SE ENVER HOXHA, STALINI, MAO CE DUNI, POL POTI ISHIN MARKSISTE DHE PRANDAJ I KRYEN ATO KRIME TE PERBINSHME, JO, UNE SI DEMO BESOJ SE ATA ISHIN KRIMINELE PA SHPIRT FARE, SERIAL KILLERA, SADISTE, VAMPIRE, KANIBALE TE LINDUR, KRIJESA TE ARDHURA NGA FERRI, QE TEK MARKSIZMI GJETEN MASKIMIN, STREHEN DHE MUNDESINE MAKSIMALE PER TE KRYER QELLIMET E TYRE TE PERBINSHME KRIMINALE DHE GJAKATARE !” ( D E M O )
cfare lesh profesori qenke ka xhelati na shkruan se citoj “.. do të jap disa mendime, jo për të polemizuar apo vënë në diskutim çfarë thuhet e shkruhet nga të tjerët…” dhe ne fakt shkruan vetem cfare kane thene te tjeret dhe asnje mendim te tij apo dicka te re ne lidghje me ngjarjen makabre te ish dikatatorit.
Ka bere nje shkrim carcaf vetem me te thena …cfare tha nexhmija, ramizi, kalo, moisiu e bashkim shehu …ore “profekor” se cfare kane thene ata e dime mire ne, dhe ska nevoje te na e sjellesh ti edhe ne versionin e deformuar. Ke zbuluar ndonje te re ti si studius e modh ne ligdhje me kete ngjarje… se sa te jene ish komunistet ne pyshtet vrasja e mehmet shehut nuk ka per tu zbuluar ndonjehere.
Me sa kuptohet ti nuk e ke hallin tek vrasja e shehut por te glorifikimi i dikartatorit !
e habitshme qe ti i beson verberisht “në letrën që ish Kryeministri la për Enver Hoxhën..” kur nuk ka asnje te dhene qe ajo leter eshte shkruajtur nga dora e M.Shehut
Na brockullis se ” gjendja shëndetësore e udhëheqësit, pavarësisht problemeve, …ai ishte deri në fund në efiçencë të plotë”, Ore ke pare ndonje video te “udheheqesit” apo ke lexuar vetem veprat e tija…
Na shkruan se kishte nje ” ngërç që e mundonte udhëheqësin”,ore di gje ti sa inteletuale vrau :udheheqesi” YT duke perfshire edhe te gjithe firmetaret e pavaresise.
dhe ne fund profe shkruan sikur ke kaluar ylberin: “ky lajm e tronditi thellë Enver Hoxhën dhe … Është fakt, që pas kësaj ngjarjeje ai nuk ndjeu më qetësi dhe as shëndeti përmirësim” vetem ti e beson se diktatori qe beri kasaphane mbi kete popull fatkeq “ndjente hidherim për vrasjen e mehmet Shehut…
Kelysh komunizmi boll me glorifikime
keta kodoshe ARMIQ TE PARTISE DHE TE POPULLIT,AGJENTE,POIAGJENTE,QE I ZBULOI PARTIA DHE PERSONALISHT ENVERI(jo sigurimi) e lodhen Enverin,,e semuren Enverin,I shkurtuan jeten.
Ishte mehmeti ,qe e vrau Enverin,duke u vetevrare-ka thene Nexhmije Hoxha.
Kete po perserit edhe Xhelal gjecovi,duke e ndare edhe ne epoka semundjen e Enverit,,epoka para gjyqit te Mehmetit; epoka gjate gjyqit te Mehmetit dhe pas vetvrasjes se Mehmetit.
Ajo vajze e re qe ju shkaterrua jeta,,ai profesor Universiteti,Ajo familje qe duhej te zvarritej rrygeve te Tiranes me koken ulur,,Ay ladi inxhinjer i rralle,keta kane rendesi sa nje mize qe i ra ne pjate enverit,.Rendesi per Zhelalin ka fakti historik:Enveri pas kesaj ngjarje nuk ndjey me qetesi dhe as shendeti permirsim”.
Ja,pra qe Vrasja vetvrasja paska qene e komplikuar.Sipas xhelalit Mehmeti vrau veten me plumb,qe te vriste enverin me pambuk.
Ja pra,,Xhelali i KQ te PPSH,rron ne Amerike,me pension Amerikan,hedh valle ne goje te Ujkut.
Ore demo!Shiko ore sa e bukur eshte foto e tre tregetareve te skllever, ky I yni,Sunak dhe Meloni. Eshte foto e ralle ,fute ne arkivin personal.
Enveri vendosi interesin e familjes se tij, para interave te popullit Shqiptar.
Te gjitha kthesat 180 grade qe beri, i beri per te mbrojtur kultin dhe familjen e tij.
Te gjthe armiqt e partise pas vitit 1970 ishin besniket e tij, por qe duhet ti eleminonte:
1. Per te Justifikuar deshtimin e politikave te tij ekonomike, e gjithe te tjrave,
qe Ai po nuhaste se do vinin.
2. Per te siguruar “egzistencen e familjes” sepse besonte se “konkurentet e heshtur”
qe i puthnin kembet, do benin po ate qe Ai i kishte bere te tjereve.
Ai vendosi te potencoje Ramiz Aline duke eleminuar ato qe ai i konsideronte
me te rrezikshemRamiz Alia e respektoj kontraten gojore qe pati me Enverin.
dhe ja mbrojti familjen ne perputhje me mundesite qe pati.
Mjeku Isuf kalo , mes te tjerave thote:
1. Nje nate para mbledhjes se Byros Politike, qe bere nje mbledhje ne Pallat te brigadave me gjithe anetaret e byrose Politike, me perjashtim te Enverit dhe mehmetit> Lkwete mbledhje e ka drejtuar Ramizi. Mos valle jane ndare detyrat se cfare te thoshte secili te nesermen? Kjo ka mundesi.
2. Mjeku thote se nuk u mesua kurre se kush dha urdher te mos i behej autopsia mehmeteit> Kjo te bind qe ai eshte vrare, se autopsia do tregonte nese ishte vetvrasje apo d vrasje.
3. Mjeku thote se ministrit te Shendetesis, Llambi Zicishtit i folu goja para mendjes: “VC’ne bre, kjo nuk eshte vetevrasje dhe pse u pu8shkatua?
Perfundimisht, keto tre te dhena te bindin qe mehmeti eshte vrare.
Po ashtu, edhe Ali Cenua thote se ate se Kur u kthyen nga mbledhja Mehmeti i kish thene: “perforco rojet sonte”. Dhe ai pasi i perforcoi iku ne shtepi, por e pat thirrur mjeku i Mehmetit e kishte thene se e donte Shefi. “Une shkova – thote Aliu – kur vajta me tha mjeku se nuk kish nevoje te shkonta ta takonte por i tha se duhhej te flinte atje. Dhe une – thote Aliu – ishte hera e patrre qe flija te shtepia e Mehmetit. Lind pyetja: Si e hte e kundur, kur nuk ka fjetir atje Aliu, mehmeti nuk eshte vrare dhe ate nate qe ai fjeti, shefi i rojeve te tij, Mehmeti vritet. Mos valle vrasesi eshte Ali cenua! Me urdher te Kujt? Me urdher te nexhmijes, duk i thene Aliut se ky urdhet ishte dhene nga Enveri. Kjo ehte me e besueshmja.