Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Xhiroi 18 milionë euro, fitoi 675 mijë euro?! Koncesionari i sterilizimit me organigramë të mbingarkuar dhe paga të larta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Xhiroi 18 milionë euro, fitoi 675 mijë euro?! Koncesionari i sterilizimit me organigramë të mbingarkuar dhe paga të larta
KronikeLajmi i fundit

Xhiroi 18 milionë euro, fitoi 675 mijë euro?! Koncesionari i sterilizimit me organigramë të mbingarkuar dhe paga të larta

Published: July 23, 2025
Shpërndaje

Një nga koncesionet në shëndetësi që ka krijuar një gropë të madhe në buxhet është padyshim sterilizimi i pajisjeve mjekësore, të përdorura gjatë ndërhyrjeve dhe operacioneve. Në dukje një shërbim mjaft utilitar, ku para se t’i jepej privatit në 2015-ën, “puna” bëhej nga vetë shteti, madje me kosto shumë herë më të ulët sesa po e bën privati.

Në marrëveshjen koncesionare ishte parashikuar që kostoja totale për 10 vite të ishte 100 milionë euro. Por, kur jemi në vitin e fundit dhe pa dalë ende bilanci i vitit 2025, kostoja duket se po shkon në shifrën e 150 milionë eurove. VoxNews raportoi disa ditë më parë se vetëm në dy vitet 2023 dhe 2024, shteti i dha firmës “Sani Service” plot 33 milionë euro, ose sa 1\3 e vlerës së koncesionit.

Por, kush shtetar firmosi që t’i jepej kjo shumë? Dukshëm në tejkalim të vlerës së fondit tavan të miratuar në marrëveshje! Madje, firma ka ardhur edhe në kohën që kjo marrëveshje ishte nën hetim nga Prokuroria e Posaccme, ku disa zyrtarë shtetërore janë nën arrest, ashtu si edhe disa pronarë të firmës.

- Publicitet -

Letrat kanë vijuar që të përdoren, si nga firma koncesionare ashtu edhe nga zyrat e shtetit, ku Fondi i Kujdesit Shëndetësor, ka “lëshuar” dorën dhe ka xhiruar miliona euro. Duket si një skemë që përdoret rëndom në të gjitha koncesionet, ku firmat kryesisht të huaja fitojnë me letra punët apo pasuritë publike dhe më pas shtojnë staf dhe bëjnë punë me nënkontraktorë që bilancet ti nxjerrin gjithmonë me humbje apo me fitime minimale.

Xhiroi 18 milionë euro, fitoi 675 mijë euro?! Koncesionari i

Në foto: Organigrama e punonjësve të firmës “Sani Service”, ku 40 % të aksioneve që prej vitit 2023 administrohen nga shteti shqiptar

VoxNews ka publikaur dokumente se firma koncesionare xhiroi në vititn 2024 plot 18 milionë euro. Ndërkohë, megjithë këto para të qarkulluara, ajo fitoi vetëm 675 mijë euro! Një shifër e papërfillshme, e cila të dikton se diçka nuk shkon. Ose menaxhimi lë shumë për të dëshiruar, ose stafi dhe punët e kota janë shtuar, duke mos lënë asnjë kacidhe në qarkullim, por të shkojnë për paga, dieta apo shpërblime.

VoxNews ka shfletuar dokumente të tjera të kësaj firme, kryesisht organigramën e kompanisë. Nëse do e shohësh me vëmendje, duket se pjesa më e madhe janë drejtorë apo punonjës që u shërbejnë drejtorëve. Janë një mori përgjegjësash, të cilësisë, të qendrën, të cilësisë së punës, drejtora operativ, specialista të produkteve, konsulentë, përgjegjës personali, përgjegjës centrali, apo të sallës operative.

Firma operon me Asamble e aksionerëve, drejtorë teknik që varen direkt nga asamblea, përgjegjës të tjerë. Madje, ede administratorë te deleguar, përgjegjës për sigurinë e punës, drejtorë operative, dhjetëra përgjegjës të informacionit, të magazinës. Ndërohë, që gjithë këta përgjegjësa dhe drejtora kanë me dhjetëra asistentë apo konsulentë, ku në fund të gjithë zinxhirit janë disa punonjës që bëjnë këto sterilizime.

Xhiroi 18 milionë euro, fitoi 675 mijë euro?! Koncesionari i

Faksimile: E gjitha firma koncesionare ka 270 punonjës, ku pjesa më e madhe janë drejtora, administratorë, përgjegjësa, asistentë apo edhe konsulentë

Në dokumentet e firmës mësohet se i gjithë struktura përbëhet nga 270 punonjës, ku shumica janë drejtorë, përgjegjësa që renditëm më sipër. Ndërkohë, që vetëm një pjesë janë punonjës operativë, ata që bëjnë edhe punën në terren.

Më shumë ngjason me një qarkullim të madh të parave sesa me punët që realizohen në 29 spitale, ku padyshim edhe ndërhyrja e vetë shtetit që kontrollon 40 % të firmës, nuk ka sjellë ndërprerjen e abuzimeve apo edhe të shtimit të kostove. Por nëse do të qarkullosh miliona euro, të shkosh deri në 50 milionë më tepër sesa kontrata, kush po guxon që t’ia firmosë?

Ndoshta, edhe punonjësit e Fondit të Kujdesit Shëndetësor kanë marrë urdhra nga lart, që të vijojnë pagesat pa ndërprerje, megjithëse në një tejkalim të plotë të të gjithë fushës. Aq më tepër me një staf të stërmadh, ku pagat e tyre duhet të kapin majat, njëjtë si Bankers apo edhe Abchrome.

Vox News 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • 155 vite burg në total, GJKKO dënon 28 anëtarë të grupit të trafikut të emigrantëve
  • “Ka një marrëveshje për Hormuzin”, Trump sinjale për fundin e luftës në Iran
  • Prej 6 ditësh në flakë, zjarri në Dardhë të Librazhdit del jashtë kontrollit
  • Të shtënat në ajër nga një jaht në Palasë, policia ndalon katër persona

Komentet e Fundit

  1. epsteain on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Dashi on Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes
  3. tarras on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. E on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?