Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Xhubleta shqiptare u mor në mbrojtje, së shpejti dosje në UNESCO edhe për Eposin e Kreshnikëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Xhubleta shqiptare u mor në mbrojtje, së shpejti dosje në UNESCO edhe për Eposin e Kreshnikëve
KryesoreKulture

Xhubleta shqiptare u mor në mbrojtje, së shpejti dosje në UNESCO edhe për Eposin e Kreshnikëve

Published: December 1, 2022
Shpërndaje

Ministria e Kulturës është duke përgatitur dosjen për Eposin e Kreshnikëve, në mënyrë që edhe ai të jetë trashëgimi kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“Eposi i Kreshnikëve me Lahutë” është ambicia tjetër e radhës, e të gjithë grupeve që po na mbështesin dhe e vetë Ministrisë së Kulturës. Patjetër që është një punë e madhe, shumë voluminoze, si dokumentim, por edhe mënyra e përgatitjes së dosjes”, është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë një interviste televizive.

Ajo shtoi se “Kcimi i Tropojës” është përgatitur tashmë dhe dosja është futur në radhët e pritjes për t’u shqyrtuar.

- Publicitet -

Ndërkohë, pas isopolifonisë, xhubleta është trashëgimia e radhës e jona jomateriale që merret në mbrojtje nga UNESCO. Dijebërja e veshjes së xhubletës që daton 4 mijë vjet para, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, që u zhvillua në Marok.

Margariti e cilësoi një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore dhe si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë.

Ministrja vuri në dukje se, “ky aset për vendin mund të humbiste. Por ne nuk e lejuam që xhubleta të mbetej thjeshtë një relike e të shkuarës dhe me përfshirjen në këtë listë ajo do të ketë jo vetëm mbështetjen e institucioneve tona por edhe atyre ndërkombëtare, që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri të gjithë njerëzimit”.

Xhubleta, veshje tipike e zonave të Veriut cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Papi says:
    December 1, 2022 at 10:09 am

    Eposi i kreshnikeve me lahute?
    Cilen lahute ate serbe?

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    December 1, 2022 at 11:57 am

    Nje suksesu arrit.Do Zoti ministresha e con deri ne fund suksesin e dyte!

    Reply
  • Lahuta është e lashtë says:
    December 1, 2022 at 12:11 pm

    Ore Papi, lahuta qënka serbe, që kanë ardhur nga Azia në mesjetë?! Lahuta dhe fustanella, gjoja greke, janë të shqiptarëve, si pasardhës të pellazgëve, ilirëve dhe arberve. Historia transmetohej brez pas brezi me kënge dhe nuk shkruhej, për këtë arsye grekët e lashtë i quanin “barbarë”.

    Reply
  • I paemer says:
    December 1, 2022 at 1:09 pm

    Pas rakise dhe lahutes qe i pervetesoi Serbia, tani ne UNESCO kemi xhubleten, por polifonia e jugut, ende mbetet per tu mbrojtur si pasuri e rralle kulturore e shqiptareve, e krahasuar vetem me ate te Korsikes, pra dy ne bote.
    Gjithsesi, lajm i bukur per te gjithe shqiptaret.

    Reply
  • QYTETARI says:
    December 1, 2022 at 2:14 pm

    Ne Unesco eshte Ambasadore nje idiote qe as kupton, e as deshiron te kuptoje dhe aq me pak te punoje.

    Vajza e Ismail Kadare qe shkon ku i do qefi sa te jetoje babai. BESIANA E TMERRSHME

    Nje idiote qe vetem per Twitter di e kujdeset. Jeton ne Paris e shetit neper mbledhje me leket e shtetit

    Puna e xhubletes dhe te tjerat, jane pune disa vjecare, por FATI I BUDALLAIT

    Reply
  • Koli says:
    December 1, 2022 at 3:15 pm

    Keta qe prishin qytete antike dhe teater kerkojne te fshehin krimin nen nje xhublete

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë
  • “Dimali bashki më vete”, kryebashkiakja kundërshton hartën e re territoriale

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?