Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zakoni japonez që të zgjat jetën. E kemi edhe ne shqiptarët, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Zakoni japonez që të zgjat jetën. E kemi edhe ne shqiptarët, por…
KultureKurioziteteShendetesi

Zakoni japonez që të zgjat jetën. E kemi edhe ne shqiptarët, por…

Published: January 9, 2026
Shpërndaje

Në Japoni, kur hyni në një shtëpi, një nga gjërat e para që vëreni është rendi dhe pastërtia e brendshme. Kjo pasqyron një filozofi më të gjerë të mirëqenies dhe organizimit të shtëpisë, e frymëzuar nga koncepti kanso, që promovon thjeshtësinë dhe largimin e teprimeve për një ambient harmonik dhe të këndshëm.

Një nga shprehjet më tipike të kësaj kulture është zakoni i heqjes së këpucëve në një zonë të veçantë jashtë shtëpisë, por pranë hyrjes së saj. Kjo praktikë nuk është vetëm për komoditet, por edhe për arsye higjenike dhe kulturore.

Kjo zonë e vecantë në shtëpitë tradicionale japoneze quhet genkan. Aty njerëzit lënë këpucët para se të hyjnë në pjesën e brendshme të banesës. Kjo ndarje shërben për të shmangur futjen e papastërtisë dhe ndotësve nga rruga drejt mjedisit të pastër të shtëpisë.

- Publicitet -

Ekspertët e higjienës thonë se mikrobiologjikisht ky zakon ndihmon uljen e nivelit të grimcave të jashtme, përfshirë metalet e rrezikshme dhe mikroorganizmat. Qëllimi është i qartë: Këto të mos përhapen në hapësirat ku jetojmë. Një pjesë e madhe e grimcave në ambientet e brendshme vjen pikërisht nga këpuca.

Por heqja e këpucëve nuk nënkupton të jesh me këmbë të zbathura (për shkak të rrezikut të infeksioneve si myku apo plantaresh). Japonezët përdorin disa çorape të posaçme ose pantofla të brendshme që përdoren vetëm në shtëpi. Por edhe brenda shtëpisë ata përdorin disa lloje pantoflash për ambjente të ndryshme.

Dhomat e gjumit, tualeti, ballkoni, ambjenti i ndenjjes kanë pantofla të veçanta të cilat mbathen dhe zbathen me seriozitet të lartë dhe pa kompromise.

Kjo është një praktikë, e thellë në kulturën japoneze. Dhe është ndër arsyet pse shtëpitë japoneze duken dhe ndihen  të pastra dhe të qeta.

Nuk është rastësi që japonezët renditen ndër popujt më jetëgjatë në botë. Përveç dietës dhe stilit të jetesës, zakone të tilla të përditshme, si respekti për higjienën dhe ndarja e qartë mes hapësirave të brendshme dhe të jashtme, luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin afatgjatë.

Zakoni i heqjes së këpucëve dhe përdorimi i pantoflave të brendshme janë pjesë e kësaj filozofie.

Në fakt, një praktikë e ngjashme ekziston edhe tek ne shqiptarët, ku shapkat e shtëpisë janë të zakonshme, por zakonisht pa atë ndarje të rreptë të ambienteve dhe pa ritualin e mirëpërcaktuar që karakterizon kulturën japoneze.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Skypion says:
    January 10, 2026 at 4:31 am

    Larg keni shkuar deri tek zakoni japonez.
    Ne kemi shembullin ketu: zakoni Berishian qe te zgjat jeten.
    Po c’eshte ky zakon?! Fare i thjeshte: bej nje jete te perkore; mos e tepro me ushqime dhe pije; rriju larg veseve; perkushtoju familjes, punes, detyres; mbaj gjithmone anen e se drejtes qe ta besh gjumin e qete – ja, pak a shume ky eshte sekreti i jetegjatesise.

    Reply
  • 1thundrak says:
    January 10, 2026 at 12:00 pm

    Ai nuk e tepron me pijet ai nuk pi.
    Ben spiunlliqe.
    Dmth vari karin burrit.

    Reply
  • Detari says:
    January 10, 2026 at 12:09 pm

    Zakonii heqjeve te kepuceve tek skiptaret eshte zakon turku.

    Skiptaret kane jetuar ne kasolle si fise nomade.

    Reply
  • xxx says:
    January 10, 2026 at 12:45 pm

    Sot pushteti elitarist sorroist (anti)shqiptar promovon Konsumerizmin ne fuqi eksponenciale, dhe pse jemi vend fukara.
    Ashtu u duket vetja perendore.
    Dhe te jesh perendimor e jo shqiptar, eshte per ta Virtuti me i larte.
    Nejse, me krimin shtruar kembekryq, me menxyrat qe na fal pushteti si buke e perditshme, ska cduhet jeta e gjate, mbase as jeta vete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?