Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhen bisedat në Sky ECC mes ish-deputetit dhe të akuzuarit: “Më thanë çunat është rrethu zona”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhen bisedat në Sky ECC mes ish-deputetit dhe të akuzuarit: “Më thanë çunat është rrethu zona”
KronikeLajmi i fundit

Zbardhen bisedat në Sky ECC mes ish-deputetit dhe të akuzuarit: “Më thanë çunat është rrethu zona”

Published: November 8, 2024
Shpërndaje

Biseda të tjera janë publikuar lidhur me çështjen ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.

Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Më poshtë nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc ish-deputeti i jep informacion sekret të kërkuarit Kreshnik Budllas.

- Publicitet -

Jurgis Cyrbja ka komunikuar me Kreshnik alias Sokol, alias Besnik Budlla alias Koçi, alias Farruku gjatë periudhës 30.11.2020- 10.02.2021.

Në datën 02.12.2020 Çyrbja informon bashkëbiseduesin që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ.

“Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdall”.

Në datë 29.12.2020, Kreshnik Budlla i thotë:…”Si thu vlla, vjen dot. Po ça të bojm pun s’kemi. Kërkim jemi… Po më thonë çunat është rrethu zona. Pyte pak, ka nai gjo se un lëviza nga zona. Jam peralt Ki ai me gur. Ke parasysh, Ki kasteli”.

“Po e di, nje min”, ia kthen Çyrbja.

Në datën 29.12.2020 Kreshnik Budlla, ka kërkuar nga i hetuari që të pyeste lidhjet e tij me punonjësit e policisë: “Ik takoje pak, shif si esht puna. Nse po sillen ne zon. Janë civil, katër pesë makin, X5 dhe dy tre makina”.

“Ça ngjyre është x 5 gri? Se Durrësi nuk është”.

“Kan mor vllain e vogël vlla. Tani, Se di pse. Pyt pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu””, thotë Kreshniku.

“Vlla jam blloku gjithë llogarit e mia”, thotë më pas Kreshniku.

Sipas informacioneve më pas, rezultoi se Kreshnik Budlla ishte person i shpallur në kërkim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Kapterr Temja says:
    November 8, 2024 at 4:19 pm

    Shoku Cyrbja ka ngrene caraca pas shpines se liderit suprem!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve

Komentet e Fundit

  1. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  3. Dënim në proporcion me fajin on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. Kasapi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?