Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babain: Doja të vazhdoja shkollën dhe të ndiqja ëndrrat e mia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babain: Doja të vazhdoja shkollën dhe të ndiqja ëndrrat e mia
KronikeLajmi i fundit

Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babain: Doja të vazhdoja shkollën dhe të ndiqja ëndrrat e mia

Published: February 23, 2024
Shpërndaje

“Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën”.

Kështu ka deklaruar Hygerta Meta, e cila vrau babain e saj dhe më pas e groposi, ndërsa familja e shpalli të zhdukur.

19-vjeçarja ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa theksoi se shkak ishte bërë fakti se babai, Pëllumb Meta, donte ta fejonte me një djalë nga fshati i saj Shënvlash i Durrësit, emigrant.

- Publicitet -

19 vjeçarja rezulton studente në Univeristetin e Tiranës për degën e menxhim biznesit.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën.

Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava”, mësohet të jetë shprehur e reja para policisë.

Sakaq në pyetje u mor dhe familja e pretendentit për të bërë krushqi, që ishin në të njëjtin fshat me viktimën.

Ata thanë se viktima iu kishte dhënë fjalën se do të fejonte vajzën e tij me djalin e tyre, madje dhe ata ishin dakord për këtë fejesë.

Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimës qe e mbante pa leje por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gezhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonën e Sektorit Rinia.

Babai, Pëllumb Meta punonte si roje.

Burime bëjnë me dije se policia e Durrësit po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19 vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    February 23, 2024 at 12:02 pm

    Impresioni i pare eshte ne favor te vajzes,,por te shohim c`do nxjerrin hetimet.

    Reply
  • Humoristi says:
    February 23, 2024 at 12:36 pm

    Ku po gabojne ne priderit!?Jemi edukuar me te drejtat zakonore e fetare.Nuk po na kuptojne femijet tane!?Nuk jemi miderne te shohim bik braller!Kjo nuk eshte arsye te na vrasin femijet tane!I mjeri komb ne cfare degjenerimi pi shkon!

    Reply
  • Katiu says:
    February 23, 2024 at 2:48 pm

    Kjo vajzë e bukur është një përbindësh .

    Kjo monstër vazhduaka dhe universitetin . E shkreta kjo , babai që bënte punën e zezë por të ndershme të qenit si roje që kjo të ishte e lumtur , na paska dashur ta fejojë me zorë ?!
    Këto janë sajesa të debiles për të gënjyer debilet .
    Siç duket kjo ka dashur të bëjë jetën e prostitutës dhe të shkretin baba e paska patur pengesë .

    Është pak pushkatimi pęr këtë qelbësirë !

    Reply
  • Detari says:
    February 23, 2024 at 4:03 pm

    bravo vajza, nje sunit me pak. ai vend do rregullohet vetem kur te zgjohen femrat se meshkujt jane dylbera sunite.

    Reply
  • Arber iliri says:
    February 23, 2024 at 4:39 pm

    Qe vajza ka arritur te vrase babain biologjik me armen pa leje te viktimes eshte e rralle,por nje gje eshte e sigurt,vajza ka qene ne nje gjendje tejet te renduar psikologjike si pasoje e veprimit amoral,apo edhe kriminal te babes,me shit vajzen.
    Shqiptaret duhet te kuptojne se aktualisht cdo vajze vendos vete fajin e saj,nuk jane placke tregu.

    Reply
  • Dursakja says:
    February 23, 2024 at 5:39 pm

    Një detyrë shumë të rëndësishme në familje ka nëna. Është më se vërtetë shprehja:civilizimi i një shoqërie varet nga cilivizimi i femrës(gruas). Ne i dimë vështirësitë e jetës në fshat, por kjo nuk do të thotë që shoqëria në fshat nuk duhet të punojë për civilizimin e saj. Një rëndësi për këtë kanë organizatat joqeveritare. Një rol të rëndësishëm ka dhe media, por ajo me disa programe të saj “moderne” bën degjenerimin dhe jo edukim kulturor të shoqërisë. Nuk kemi në televizione programe edukuese dhe argëtuese për fëmijë. Tërë ditën jepen lajme me ngjarje të trishta e tragjike. Nuk po e kuptojmë çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare dhe veçanti me familjen shqiptare. Situata eshte e vështirë, për këtë një rëndësi të veçantë ka edukimi parashkollor, hartimi i programeve të studiuara për to.

    Reply
  • mali says:
    February 23, 2024 at 5:58 pm

    Po kjo vajze qe studionte me parate e kujt jetonte e paguante gjithe ato shpenzime?Per mendimin tim kjo vrasje mban ere te qelbur ku eshte zhytur gjithe familja ne pamundesi te paguaj detyrimin.
    Ne c’do krim eshte paraja ne mes dhe jo fejesa a leshi e preshi.
    C’fare doli nga vrasja ne greqi e te quajtur perdhunim e shantazh te vajzes 18 vjecare?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?