Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet plani i Kadastrës për tokat me 7501, ende pa regjistrim fillestar, do kontraktohen privatët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Zbardhet plani i Kadastrës për tokat me 7501, ende pa regjistrim fillestar, do kontraktohen privatët
EkonomiLajmi i fundit

Zbardhet plani i Kadastrës për tokat me 7501, ende pa regjistrim fillestar, do kontraktohen privatët

Published: July 10, 2025
Shpërndaje

Sipas të dhënave të bëra publike, regjistrimi fillestar është përmbyllur deri më tani në 2/ 784 nga 3/ 058 zonat kadastrale në vend.

Pjesa tjetër prej 274 zonash mbetet ende jashtë sistemit, ku përfshihen edhe shumë zona rurale me tokë të ndarë sipas ligjit 7501.

Për të përshpejtuar ritmet e përfundimit të regjistrimit, Kadastra ka hapur thirrjen për 106 zona që do të trajtohen nga subjekte private, përmes një forme kontraktimi të mbështetur nga buxheti i shtetit dhe asistencë nga donatorët ndërkombëtarë.

- Publicitet -

Qëllimi është që deri në qershor të vitit 2026, të jenë të përfunduara 95% e zonave kadastrale, ndërsa përmbyllja e plotë në nivel kombëtar parashikohet të ndodhë brenda vitit 2028.

Regjistrimi i tokave të ndara me ligjin 7501 është ndër sfidat më të vjetra të pronësisë në Shqipëri.

Plani teknik për përmbylljen e regjistrimit fillestar të këtyre pronave, përfshin tashmë për herë të parë në mënyrë të strukturuar dhe të drejtpërdrejtë sektorin privat.

Kompani private të licencuara do të kenë për detyrë të kryejnë të gjithë procesin e regjistrimit të pronësisë në terren, nga mbledhja e dokumentacionit deri te përgatitja e skicimeve teknike, përditësimi i hartave dhe verifikimi i të drejtave të pronësisë.

DOKUMENTI

Procesi do të zhvillohet përmes disa fazave të ndërlidhura. Në fillim, kompanitë e përzgjedhura do të dalin në terren për të identifikuar pronat, për të bashkëpunuar me përfituesit e tokës dhe për të përpunuar të gjithë informacionin përkatës në përputhje me të dhënat ekzistuese në arkivat e Kadastrës.

Ato do të kryejnë një skanim të hollësishëm të dokumenteve të pronësisë – kryesisht vendimet e komisioneve të ndarjes së tokës, skicat e mëparshme dhe çdo akt plotësues – për t’i krahasuar me realitetin fizik në terren. Më pas, për çdo zonë që do të përfundojë përpunimin teknik, do të hapet një periudhë shpalljeje publike.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët do të kenë mundësi të shqyrtojnë të dhënat e përgatitura, të bëjnë komente apo të paraqesin kundërshtime në rast se hasin parregullsi apo mospërputhje. Vetëm pasi të përmbyllet edhe kjo fazë, do të bëhet kalimi i të dhënave në regjistrin elektronik të pronësisë, duke siguruar regjistrimin zyrtar dhe ligjor të tokave përkatëse. Kjo do të lejojë qytetarët të kryejnë më pas çfarëdo transaksioni ligjor mbi pronën e tyre, si shitje, dhurim, trashëgimi apo përdorim si kolateral për kredi.

DIGJITALIZIMI

Përveç punës në terren, një komponent kyç i reformës mbetet digjitalizimi i dokumenteve historike dhe përditësimi i hartografisë kadastrale. Deri më tani është përfunduar skanimi i 69% të dokumenteve të pronësisë dhe i 51% të kartelave të pronave. Kjo nismë synon jo vetëm të shkurtojë kohën e procedurave, por edhe të rrisë transparencën dhe të shmangë konfliktet mbi pronësinë.

Kadastra e konsideron digjitalizimin një domosdoshmëri, jo vetëm për të modernizuar shërbimet, por edhe për të mbështetur zbatimin e një sistemi funksional pronësie, ku qytetari mund të ketë qasje të sigurt dhe të verifikuar në çdo të dhënë që i përket pasurisë së tij.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Shteti duhet të veprojë! says:
    July 10, 2025 at 8:15 am

    Thuhet që :  « Kompani private të licencuara do të kenë për detyrë të kryejnë të gjithë procesin e regjistrimit të pronësisë në terren, nga mbledhja e dokumentacionit deri te përgatitja e skicimeve teknike, përditësimi i hartave dhe verifikimi i të drejtave të pronësisë. ». Ja një shteg tjetër për korrupsion. Këtë duhet që t’a bëjë Shteti dhe jo privati, i cili ka interesat e veta financiare! Privatizimi dhe shpërndarja e dokumentacionit të pronësisë duhej të ishte bërë që në vitet 1990, por politikanët e tipit Berisha nuk ishin të interesuar dhe mbollën fenomenin e « tokës së xanun ». Tani është shumë e vështirë që të korrigjohet dhe akoma nuk kuptohet që Shteti është përgjegjës për rregullimin e padrejtësive dhe jo privati, i cili nuk mund që t’a zgjidhë këtë lëmsh. Vendosja e taksës për pronën do të ndihmojë për evidentimin e pronarëve në rastet kur ka mbivendosje pronarësh.

    Reply
  • Sherif Shegaj says:
    July 12, 2025 at 12:54 pm

    Kam aplikuar 3 here per certifikate pronsie duke paguar topografin dhe tarfat e tjera te e Albania dhe nuk me ka dale certifikata e pronsise se gjoja duhet deklerata e kufitarve (ato kane vdekur ku ti marr)me thane merr trashigimtaret absurde

    Reply
  • Paqesor Kajmaku says:
    July 12, 2025 at 7:07 pm

    Ne zonat malore e disa zona kodrinore duhet te ribehen perseri nga e para pavaresisht se jane rregjistruar njehere sipas standartit te vjeter te rregjistrimit fillestar. Mos futni me ne sistemin dixhital te sotem te dhena te pasakta. Ne vend te vetullave po nxirrni syte. Kerkoni ndihmen dhe ekspertizen e arkitekteve te vjeter me pervoje ne kete fushe qe nga koha e arte e Komiteteve Ekzekutive. Vetem ata mund ta zgjidhin kete problem. Distancohuni nga taboret e topografeve sepse ata jane fajtore per kete gjendje dhe e kane mbyllur etapen sunduese e menaxheriale te tyre. Paqesor Kajmaku Ark. Ish pergjegjes dhe drejtor ne Urbanistike e kadaster urbane para vitit 1991.

    Reply
  • Fadi vucaj says:
    July 12, 2025 at 9:21 pm

    Une mendoj se zbatimi I ligjit nr.111/2018 Per Kadastren, eshte shume i mire, eshte zgjidhja e problemit.Duke aplikuar nepermjet e albani cdo person qe ka qofte dhe nje dokument i jepet mundesia qe te aplikoj dhe te zgjidh problemin. Problemi eshte se kur aplikon nepermjet e albani , punonjesit e AShK ne vend qe te zbatojne ligjin te kthejne pergjigje qe ska lidhje fare me ate qe ke kerkuar. Duke zbatuar ligjin ate arrijne te shohin se ku ka perplasje dhe ku nuk ka. Bazuar ne kete I udhezojne qytetaret te kerkojne zgjidhje te problemit. Pergjigjet e AShK jane disa kategorish, se pari te kthejne pergjigji qe nuk ka lidhje me cfar ke kerkuar, se dyti te kerkojne gjera qe ti nuk je I dertryar tjua dergosh se eshte pune e tyre, se treti ne asnje rast nuk te thojne se cfar konkretisht duhet bere per zgjidhjen e problemit. Zgjidhja eshte e mundur, cdo person te aplikoj ne e albani , punonjesit e AShK te bejne detyren e tyre, procesi ecen perpara. Une kam shembuj konkret per cfar trajtova me siper , por nuk eshte momenti per ti trajtuar ato.
    Fadil Vucaj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Senati amerikan miraton rezolutën që kufizon kompetencat e Presidentit për luftën me Iranin
  • Rama takon sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët
  • 24 qershor 2026
  • Horoskopi 24 Qershor 2026, parashikimi i yjeve për këtë të mërkurë
  • Temperatura të larta dhe reshje shiu me shtrëngata në zonat malore, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Right Side on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  3. Detari on RaBexit!
  4. Vilejet Qyrku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?