Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I bëmë kurth, e qëllova me plumb në kokë kur u ul të kërkonte heroinën”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “I bëmë kurth, e qëllova me plumb në kokë kur u ul të kërkonte heroinën”
Kronike

“I bëmë kurth, e qëllova me plumb në kokë kur u ul të kërkonte heroinën”

Published: September 30, 2023
Shpërndaje

Gazetari Elton Qyno ka siguruar pjesë nga dosja e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani anëtari i bandës famëkeqe të Lushnjës me kryetar Laert Haxhiun.

Katër muaj pasi kishin vrarë Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Çajup Selimin në Tepelenë, grupi i vrasjeve që drejtohej nga Laert Haxhiu, planifikon të kryejë një vrasje tjetër.

Alban Semaku alias Elton Mermali i njohur ndryshe në Lushnjë me nofkën “Kinezi”, sapo kishte dalë nga burgu dhe kishte rënë në sy të Laert Haxhiut.

- Publicitet -

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, Laert Haxhiu, tregonte se Mermali ishte pjesë e bandës së Lushnjës dhe ka vrarë njerëzit e familjes së tij, me urdhër të Aldo Bares.

Në fakt Elton Mermali në vitin 1998, kishte marë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të cilin pasi e ekzekutuan në pritë, e shpërfytyruan duke i derdhur dhjetëra plumba, mbi trupin e pajetë.

Për të vrarë Alban Semakun, është vendosur një plan për ta gënjyer atë lidhur me konsumin e heroines. Pasi grupi i Laertit e dinte që Semaku kishte varësi dhe konsumonte drogë.

“…ne kishim rënë në dijeni se Mermalin kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qenë i veshur me një boksier jelek. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagja e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qenë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pa koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferrave…”-ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?