Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulimi befasues shkencor. Sekreti i jetëgjatësisë, te mikrobet e verës, birrës dhe majasë së bukës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulimi befasues shkencor. Sekreti i jetëgjatësisë, te mikrobet e verës, birrës dhe majasë së bukës
AktualitetKryesoreKurioziteteShendetesiShoqëri

Zbulimi befasues shkencor. Sekreti i jetëgjatësisë, te mikrobet e verës, birrës dhe majasë së bukës

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Plakja është një proces të cilit i nënshtrohet çdo qenie humane apo frymor. Dhe një nga objektivat e shkencës është të jetë në gjendje të bëjë që kjo forcë e pashmangshme e natyrës të jetë një proces që mund të kontrollohet, rregullohet dhe modifikohet për të favorizuar jetëgjatësinë.

Sot është fantashkencë, por studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego po shkojnë në drejtimin e duhur.

Ekipi, i udhëhequr nga Profesor Nan Hao, ka identifikuar një qark kompleks rregullues të gjeneve. Ky qark kontrollon procesin e plakjes së qelizave.

- Publicitet -

Në studimin e botuar në ‘Science’ thuhet se ekipi ka stimuluar një “proces inteligjent plakjeje” që ngadalëson përkeqësimin e qelizave. Për këtë u përdor biologjia sintetike. Studiuesit ndoqën procesin e plakjes së qelizave në majatë e njohura si “Saccharomyces cerevisiae”, të pranishme në bukë, birrë dhe verë.

Qelizat e majave të rilidhura në mënyrë sintetike jetuan 82% më gjatë se qelizat që plaken në rrethana normale. Ekipi i UC San Diego zbuloi se qelizat me të njëjtin material gjenetik dhe në të njëjtin mjedis mund të kalojnë nëpër rrugë të ndryshme plakjeje.

Rreth gjysma e qelizave plaken përmes një rënie graduale të stabilitetit të ADN-së (ku ruhet informacioni gjenetik). Gjysma tjetër plaket përgjatë një rruge të lidhur me rënien e mitokondrive, (njësitë e qelizave që prodhojnë energji).

Duke inxhinieruar një pajisje të ngjashme me orën, të quajtur oshilator gjenetik, ekipi ishte në gjendje të ndërronte periodikisht sistemin e maturimit të qelizës duke ngadalësuar degjenerimin e saj.

“Kjo është hera e parë që parimet e inxhinierisë dhe biologjisë sintetike të udhëhequra nga llogaritja janë përdorur për të ridizajnuar racionalisht qarqet gjenetike dhe riprogramuar procesin e plakjes. Kjo promovon në mënyrë efektive jetëgjatësinë,” tha profesori Nan Hao.

E thënë me fjalë më të thjeshta, zbulimi dëshmon se strategjitë shkencore për të vonuar plakjen mund të modifikohen.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Hannah Arendt në ditët tona, Hungari 1956 – reflektim mbi ngjarjet
  • Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  • Shifra dhe analizë: Pse Shqipëria nuk zhvillohet pa rininë
  • U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  2. T on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Rn'S Bn'L on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. ANA on U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  5. K R on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?