Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet arsyeja pse Cameron u largua me urgjencë nga Tirana dhe nuk takoi Begajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zbulohet arsyeja pse Cameron u largua me urgjencë nga Tirana dhe nuk takoi Begajn
Lajmi i funditPolitike

Zbulohet arsyeja pse Cameron u largua me urgjencë nga Tirana dhe nuk takoi Begajn

Published: May 22, 2024
Shpërndaje

David Cameron u largua më herët nga vizita e tij në Shqipëri në mënyrë që të mund të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit pasditen e sotme, duke shtuar spekulimet në rritje se kryeministri britanik Rishi Sunak mund të njoftjë zgjedhje të përgjithshme këtë verë.

Sekretari i Jashtëm ndodhej në Tiranë për të diskutuar mbi politikën e emigracionit, por ai e ka ndërprerë vizitën e tij për të marrë pjesë në takimin në Doëning Street rreth orës 16:00.

Cameron nuk arriti të takohej me presidentin Bajram Begaj, siç ishte parashikuar në agjendë.

- Publicitet -

Një burim në Ministrinë e Jashtme tha për “The Guardian” se nuk e kishin të qartë se çfarë do të diskutonte kabineti.

Ndërkohë, Grant Shapps, Sekretari i Mbrojtjes, shtyu fluturimin e tij për në shtetet baltike ku do të merrte pjesë në një takim të NATO-s me dy orë në mënyrë që të mund të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit.

Sunak refuzoi të përjashtonte mundësinë e zgjedhjeve të përgjithshme këtë verë kur u pyet ditën e sotme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Mustafa Nano says:
    May 22, 2024 at 2:50 pm

    Ha ha ha ha ha :)))))) , humor of mr.Bean.

    Reply
  • LEON says:
    May 22, 2024 at 2:51 pm

    Te drejte ka. Per cfare ta takoje presidentin?Per fotografi? Presidenti me kukull pas mustaqerruarit Bujar Memeti,bejleri,nishani.
    O vepro si president,,o jep doreheqje,Mos rri si numur gavete,,as shti,as kercet.

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    May 22, 2024 at 3:47 pm

    Cameron : Pse, paska dhe President tek kjo Mbreteria e Bashkuar e Rames?

    Reply
  • Ppsh says:
    May 22, 2024 at 5:26 pm

    Me kompetencat qe ka sot presidenti mjaftohet me nje “te fala”
    Sepse kur u hiqeshin competencat presidentit te gjithe ne ekstaze sepse po denigrohej meta por ne fakt po cmontohej presidenca
    Dhe morali na del qe presidenca nuk eshte me nje istitucion i pamvarurur ose me mire nuk eshte fare istitucion por thjeshte nje shtojce si psh apendesiti qe eshte por nuk ka funksion

    Reply
  • demo says:
    May 22, 2024 at 7:00 pm

    Ppsh,,Me kaq sa di une,,ndryshimet kushtetuese qe hoqen kopetencat ligjore te Presidentit u bene ne Marrevshjen e fshehte Berisha-Rama ne 2009,Atehere duhet te kete qene Bamir Topi ,President.
    C`fuqizimi i presidenteve ne Shqiperi,filloi qe me rrezimin e presidentit Fuqiplote Berisha,e ne vazhdim.

    Reply
  • LLiko says:
    May 23, 2024 at 2:58 am

    RESPEKTE pafund për ALTIN ❤️ DUMANIN !!!
    NEVERI dhe URREJTJE për Flamur Nokën HAJDUT , KRIMINEL dhe GRABITQAR , bashkè me Shokèt e tij KRIMINELË HAJDUTË dhe DOBIÇA të Politikès KRIMINALE 34 vjeçare !!!

    Reply
  • !!? says:
    May 23, 2024 at 6:18 am

    Po pati takuar sundimtarin Edi Rama, lordi Kameron i ka takuar të gjithë. Jo vetëm lordi Kameron por edhe në BE, edhe në SHBA,…… kudo e dinë që në Shqipëri Edi Rama është ministër i jashtëm real homolog i lord Kameron, ai është presidenti ndërsa zoti i nerum Begaj është për Ramën vetëm një krriç nga Peqini që i mban iso “gomarit punëtor kryeministër”. Ai, vetëm ai, Edi Rama është qeveria, ministreshat, Balluket , Manastirleshat, Spiropaleshat ……..janë vetëm një sfond dekorativ i gjithëministrit Edi Rama, me rrjetin dixhital e-Albania ai është shteti ynë, administrata është vetëm një kope patronazhistësh për të vjedhur vota për sundimtarin.
    .
    Me blerjen e deputetëve në tregun e konsoliduar 30 vjeçar të bagëtive politike me nga 500 000L të rinjë për kokë deputeti, ai, vetëm ai Rama është tashma edhe kuvëndi i Shqipëris, duke blerë edhe gjykatësit me 700 000 L të rinjë për kokë, ai është edhe Gjykata kushtetuese. Ka një problem me SPAK por me rezolutën e propozuar në kuvënd kundër korrupsionit dhe kusaris (!!!!…..?????……), ai kryekusari i PS do të bashkohet me kolegët e tij, kryekusarin e PD, Sali Berisha dhe kryekusarin e LSI Ilir Meta dhe me bekimin e Eskobarëve, Varhellëve….. McGonigalëve të tij rekrutuar në diplomacin e SHBA dhe BE edhe prokurorët e SPAK do të lëpijnë prapanicën e tij të flliqur me fekale korruptive dhe ai do të jet sundimtari i plotfuqishëm dhe

    kur lordi Kameron të vij simbas premtimit për herë të dytë, të mos iki kaq shpejt, por të rrij dhe të shijoj mikpritjen e Edi Ramës me përvojën e mikpritjes së McGonigalit të FBI dhe kur të ngrihet nga gjumi i rehatshëm në ndonjë resort turistik lluksoz ku shërbehen me kujdesin e mikpritsit Edi Rama të gjitha kënaqsit njerzore, si presidenti Makruan, ti jap një goditje vdekjeprurse Kosovës dhe të bashkohet edhe ai si mësje Makruan me kryqëzatën e “shënjtë ” të Edi Ramës dhe vëllaut të tij siamez antishqiptar Vuçiç për rrëzimin e destabilizuesit Kurti dhe të vendoset atje edhe një Pashiq tjetër numër 3 si Pashiqi numër 2 Edi Rama në Shqipëri që edhe në Kosovë të përfundoj, si në Shqipëri, ëndrra e parealizuar e Pashiq numër 1, spastrimi etnik i Kosovës dhe gjithë Ballkanit nga kombi shqipëtar dhe Serbia të dal në Durrës që armët sllave serbe të vllazërohen me armët sllave ruse të kryqëzorve dhe nëndetseve ruse që bredhin si ujqër në Mesdhe dhe Rajhu i tret rus i neohitlerit Putin, pa pengesën e kombit shqipëtar, të shtrihet në zemër të Europës.

    Projektet Putin, Vuçiç, Rama dhe të McGonigalëve të diplomacis perëndimore, mbasi të krijojnë republikën e tretë serpska në veri të Kosovës, janë largpamse. dhe po funksionojnë simba planit, roli i kusarit kombçfarosës, antishqipëtarit të përbetuar, Edi Ramës është kryesor në këto projekte.

    Reply
  • edi says:
    May 23, 2024 at 6:43 am

    !!?, ti mos u lodh te japesh spjegime e mendime kur keto mund ti marreshte gateshme nga i “persekutuari” demo. per te gjitha çfar ka ndodhur dhe ndodh ne Shqiperi sipas demo-s dhe Rames fajin e ka Berisha. Ne fakt Berisha dhe Rama jane me te vertete e keqja e Shqiperise, jane pjelle e sistemit te kaluar por kurre nuk duhet te ndahen veprimet e tyre nga njeri tjetri. Nuk besoj qe ka baze te akuzosh Berishen per marreveshjen e bere me Ramen e te mbroshnRamen qe per 12 vjet ne pushtet jo vetem ka nenvleresuar postin e presidentit por ka treguar se ai dhe vetem ai ka ne dore fatet e ketij populli, te gjithe te tjeret ( qeveri e parlament jane kukulla). Me sa kuptojky demoeshte duke kerkuar ose ndonje post ne qeverine Rama ose ndonje pension te majme nga Rama !

    Reply
  • Flamur Struga says:
    May 23, 2024 at 7:07 am

    Edhe Kroacia ka popullate serbe,por problemi i tyre u zgjodh fale aftesive,aleateve dhe gatishmerise per te hyr prap ne lufte me serbin,por asesi te veprohet ndryshe.Armiku rusoserb ,perfiton shum ne krahasim me ne shqiptaret per shume faktor te ndryshem.Ata (rusoserbet)tentojne qe ta marrin kalane nga brenda,fatkeqesisht eshte politika antikombetare qe e ndjek edi rama dhe bashke mendimtaret e vet.Po te mirret ne nje perimeter te gjer ,edi eshte shum me shume i afert me vucicin se sa me qeveritaret e Republikes se Kosoves.Shqiperia,Atdheu i te gjitheve,fatkeqesisht ne kete periudhe e ka nje piktor,nje person me plote batuta,qe ne rastet shum serioze,paraqitet si pengese e kerkesave te Republikes se Kosoves.Ne shkruajm diskutojm,e kemi nga dhimbja nga deshira ,por fjalet tona mendimet tona,prap se prap e kane nje anesi,simpati urrejtje dhe perbuzje.Ne kete situate qe ndodhemi ne si Komb,nuk eshte duke u vleresuar se kataliztor qe buron vetem te keqija ,eshte serbia ,satelite e rusise por edhe e kines.Per kete asociacion qe interesohet serbia me kaq kembengulje,nuk eshte asgje pos pregatitja e nje varri gjigand per mbare kombin tone ,jo vetem ndaj popullit shqiptar qe jeton ne Republiken e Kosoves.Kete ,e ka te qart cdo person,mjafton te hedhi syte nga Bosnja dhe Hercegovina,pastaj do bindet.Jo rastesisht rreth asociacionit po humbet shum kohe ,armiku i ka synimet e veta ,ne si kariersta me nje mentalitet bajraktarizmi,edhe ne keto caste te veshtira,ndihmojme armikun.Perse te kerkohet largimi i kesaj qeverie,kur kjo qeveri po e ben nje pune te shkelqyer,njerez te zgjuar,te vendosur largpares drejt nje bote demokratike,kerojne por cfare nuk kerkojne.Vetem nga kjo neglizhenc besoj se jemi akoma te pa pjekur per te bere politike.Edhe Grenelli nje zedhenes i vucicit,u gezohet deshtimeve qe has Republika e Kosoves,armiku derdh thesa me dollare ai blen burra shtetrsh,ata lobojne per te penguar Republiken e Kosoves.Kjo eshte e dhimshme,prandaj faktori i te gjitha te keqijave,per kombin tone eshte armiku shekullor rusoserb dhe kuislinget shqip foles….

    Reply
  • Arben Tashko says:
    May 23, 2024 at 4:53 pm

    Ndofta kuptoi se “Kryeministri ishte shume i shqetesuar” dhe u kthye ne Londer ne momentin e duhur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?