Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet magazina me fishekzjarre të kontrabanduara në Tiranë, dy të rinj vihen në pranga (Emrat)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohet magazina me fishekzjarre të kontrabanduara në Tiranë, dy të rinj vihen në pranga (Emrat)
AktualitetKronike

Zbulohet magazina me fishekzjarre të kontrabanduara në Tiranë, dy të rinj vihen në pranga (Emrat)

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Është zbuluar një magazinë në Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarrë të futura kontrabandë në vendin tonë. Kjo magazinë ndodhet në rrugën “5 Maji”, ndërkohë që fishekzjarrët priteshin të shiteshin gjatë festave të fundivitit.

Në pranga janë vënë dy të rinj Irdi Kaca 22 vjeç dhe Ersion Skënderi, 20 vjeç, të cilët kanë qenë administratorë të kësaj magazine. Policia bën me dije se plani i posaçëm operacional, u zhvillua në zbatim të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret

“Si rezultat i veprimeve intensive të shërbimeve të Policisë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe të kryera në zbatim të planit të posaçëm operacional, të hartuar nga DPPSH-ja, pas nënshkrimit të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, me objekt ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për garantimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, konform ligjeve në fuqi, është zbuluar një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar bashkadministratorët e këtij biznesi, shtetasit I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit.

p.k\dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?