Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Gati për kompromis me Kurtin, nëse ia dalim, sukses historik!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç: Gati për kompromis me Kurtin, nëse ia dalim, sukses historik!
BoteKryesore

Vuçiç: Gati për kompromis me Kurtin, nëse ia dalim, sukses historik!

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë Serbia është “gati” për të bërë përpjekje për gjetjen e një kompromisi.

“Sigurisht, të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe nuk mund ta mohoj këtë, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për ta normalizuar situatën mes kombeve tona, popujve tanë dhe duke pasur parasysh këtë, unë besoj se është në interes të të dyja palëve të sigurojnë qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Ne duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, tha Vuçiç.

“Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë se bashku, për të jetuar shumë më mirë dhe për të respektuar, pa armiqësi. Nuk e kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të arrihet për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë një sukses historik”, tha Vuçiç në një intervistë për Euronews në gjuhën serbe.

- Publicitet -

I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’ia bëjë disa lëshime palës kosovare kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Europës, Vuçiç tha se “ata tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Europës, pa pyetur Serbinë dhe nuk iu duhet Serbia për këtë”.

Megjithatë, ai tha se ka rregullore dhe plan të propozuar nga gjermanët dhe francezët në lidhje me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke shtuar se për këtë u ka kthyer përgjigje presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Ata morën përgjigjen time për këtë, unë i thashë (Emanuel) Macronit dhe (Olaf) Szholzit drejtpërdrejt se çfarë mendoj për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe disa gjëra të tjera. Por ne jemi të gatshëm të flasim për çështje të tjera, ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe gjithashtu duhet të diskutojmë disa ligje që duhet të miratohen dhe këtë do ta diskutoj në Ohër me bashkëbiseduesit e mi dhe disa njerëz të tjerë. Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë shumë çështje dhe ata i dinë vijat e mia të kuqe”, tha Vuçiç dhe përsëriti se ai nuk dëshiron të flasë për këtë publikisht sepse dëshiron të lë shumë hapësirë për zgjidhje të mundshme kompromisi.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo do të thotë se nuk mbyllet dera për mundësinë që Serbia të thotë “po” për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Vuçiç tha: “Në disa organizata, po. Nuk po flas për Këshillin e Europës, ata tashmë e kanë filluar këtë pa ne”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Vlora 97 says:
    March 16, 2023 at 1:11 pm

    U shtirën kaq kohe sikur ishin “te merzitur” nga plani BE.
    Nderkoh qe plani nuk ka asgje kunder tyre perkundrazi.
    Kunadhe me dy fytyra serbet.
    Race perdhunuesish dhe vrases

    Reply
  • Ylli says:
    March 16, 2023 at 1:56 pm

    Te ndryshosh mendje duhet kurajo
    Ata qe nuk ndryshojne jane fanatike

    Reply
  • alphade says:
    March 16, 2023 at 4:04 pm

    Z. Vucic, t’i futi koqet ne “bige” Europa,
    zgjidh e merr ose Perendimin ose me
    Rus-ruspien, rruge tjeter nuk ka ! Nese
    serbet zgjedhin “bollen midis dy karri-
    geve e ka humbur davane do te mbetet
    si peshku ne zalle ! ……

    Reply
  • Aldrin says:
    March 16, 2023 at 4:11 pm

    Vlora 97, per ate pune, e luajne mire ata. Gjithmone e kane luajtur. Rrace perdhunuesish. Po kane gjetur shqiptaret qe jane rraca e perdhunuar. Ca gjejne do bejne, iu lumte

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    March 16, 2023 at 4:35 pm

    Ne se behen leshime per Asociacionet dije mir qe Shqiptaret e Kosoves do te dalin me humbje te madhe.
    Ketu eshte ” themra ” e Akilit per Shqiptaret e Kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?