Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky dhe liderët e BE deklaratë të përbashkët: Mbështesim iniciativën e Trump, më shumë presion Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky dhe liderët e BE deklaratë të përbashkët: Mbështesim iniciativën e Trump, më shumë presion Rusisë
AktualitetBote

Zelensky dhe liderët e BE deklaratë të përbashkët: Mbështesim iniciativën e Trump, më shumë presion Rusisë

Published: October 21, 2025
Shpërndaje

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, lëshuan sot (21 tetor) një deklaratë të përbashkët, duke mbështetur iniciativën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Ukrainë dhe fillimin e negociatave të paqes në bazë të vijës ekzistuese të kontaktit.

Të dyja palët – BE dhe Zelensky – theksuan se ndryshimi i kufijve të njohur ndërkombëtarisht “është i papranueshëm” dhe bënë thirrje për rritjen e presionit mbi ekonominë ruse.

Deklarata u lëshua nga Presidenti i Ukrainës, si dhe presidentët e Francës dhe Finlandës, kryeministrat e Britanisë, Italisë, Polonisë dhe Norvegjisë, Kancelari i Gjermanisë, Presidenti i Komisionit Evropian dhe Presidenti i Këshillit Evropian.

- Publicitet -

“Ne mbështesim fuqimisht qëndrimin e Presidentit Trump se armiqësitë duhet të ndërpriten menjëherë dhe se vija ekzistuese e kontaktit duhet të jetë pika fillestare për negociatat. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata thekson se vonesa e Rusisë në proces tregon se Ukraina është e vetmja palë që dëshiron vërtet paqe, prandaj duhet të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm para, gjatë dhe pas çdo armëpushimi.

“Ne duhet të rrisim presionin mbi ekonominë ruse dhe industrinë e saj të mbrojtjes derisa Putini të jetë gati të bëjë paqe. Aktualisht po zhvillojmë masa që synojnë përdorimin e vlerës së plotë të aseteve sovrane ruse të ngrira në mënyrë që Ukraina të ketë burimet e nevojshme”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Dokumenti gjithashtu thotë se këtë javë udhëheqësit do të takohen brenda Këshillit Evropian dhe brenda Aleancës së të Gatshmëve për të diskutuar se si të ecin përpara me këtë punë dhe të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Kujtojmë se presidenti amerikan deklaroi, pas takimit me presidentin ukrainas, se Zelensky dhe Putin duhet të ndalojnë luftën brenda kufijve aktualë territorialë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kremlini u përgjigj duke hedhur poshtë idenë e “ngrirjes” së vijës së frontit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ku ka përfunduar Evropa?
  • Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?