Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky i ftuar surprizë në Samitin e Greqisë, firmoset deklarata për mbështetjen e Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky i ftuar surprizë në Samitin e Greqisë, firmoset deklarata për mbështetjen e Ukrainës
AktualitetBoteEnciklopedi

Zelensky i ftuar surprizë në Samitin e Greqisë, firmoset deklarata për mbështetjen e Ukrainës

Published: August 21, 2023
Shpërndaje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shtruar në Athinë këtë të hënë një darkë informale ku janë të ftuar liderët e vendeve të Ballkanit, krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ndërkohë që i pranishmi suprizë është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Prania e Zelenskyt në mbledhjen në Athinë ishte mbajtur sekret deri ditën e sotme, ndërsa ai ndodhej në një turne në Europë gjatë këtyre ditëve. Në fokus të darkës informale është zgjerimi dhe e ardhmja evropiane e rajonit me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Vetë drejtuesja e Komisionit Evropian, Von Der Leyen ka zhvilluar takime të veçantë me liderë pjesëmarrës në takim ndërkohë që mesazhin e parë e kishte për bashkim dhe heqje të barrierave. “Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan presidentja e KE në Twitter.

- Publicitet -

Një takim Von Der Leyen e pati edhe me Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, të cilit i kërkoi angazhim për de-përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës. “Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurtin për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, Von der Leyen.

Mungesa e madhe e këtij takimi është ajo e Kryeministrit Edi Rama, mungesë e cila vjen pas tensionimit të marrëdhënieve për shkak të arrestimit kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Rama i cili nuk mori një ftesë për shkak të çështjes së Fredi Belerit, ndërsa nga ana tjetër presidenti Bajram Begaj refuzoi të marrë pjesë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?