Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u bënë thirrje sërish të dielën autoriteteve të Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrjen më forcë në ndërtesat e komunave veriore të banuara me shumicë serbe.
Ata paralajmëruan se “veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe Bashkimit Evropian.
Në një deklaratë të përbashkët diplomatët përsëritën deklaratën e 26 majit “që dënon vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për përmbajtje. Në këtë kontekst, Quinti dhe Bashkimi Evropian presin që autoritetet e qeverisë së Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan”.
Në komunikatë thuhet se kryetarët e zgjedhur duhet gjithashtu “të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të demonstruar përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të tyre”.
Në të njëjtën kohë, thuhet në deklaratë, “ne i paralajmërojmë fuqishëm të gjitha palët kundër kërcënimeve ose veprimeve të tjera që mund të ndikojnë në një mjedis të sigurt, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe që mund të nxisin tensionet ose konflikt”.
Duke shfaqur shqetësimin për sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, policëve, pjesëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it, diplomatët nënvizojnë se “veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe BE-në”.
Në komunikatë thuhet se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit në bllok.
“I rikujtojmë palët që të punojnë së bashku në hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shkurt dhe mars të këtij viti, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë në takimet e ardhshme në kuadër të dialogut”, thuhet në deklaratë.
Më herët gjatë ditës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Prishtinës zyrtare që të shtensionojë situatën në veriun e Kosovës dhe të shmangë “hapat e njëanshëm destabilizues”.
Sekretari Stoltenberg tha se ka biseduar me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas tensioneve të së premtes në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
“Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si rrugë e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të shtensionojë situatën dhe mos të ndërmarr hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi ai në rrejtin Twitter.
Zoti Borrell duke theksuar mesazhin e zotit Stoltenberg tha se e vlerëson “bashkërendimin ndërmjet Misionit të BE-së për sundimin e ligjit dhe KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt”.
Grupe qytetarësh serbë u përplasën të premten me policinë e Kosovës e cila do ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe të hyjnë në zyrat e tyre. Situata duket e qetë të dielën në veriun e vendit, ndërsa forca të policisë po qëndrojnë pranë ndërtesave të komunave Zveqan, Zubin Potok e Leposaviç. Zhvillimet e së premtes nxitën reagime të ashpra nga Beogradi zyrtar dhe diplomacia perëndimore.
VOA
Deze e kan je me te leht se me serbin e kan biznesin ne kosove nuk kan as dhe nje biznes vetem perkujdesen se si ti rrejn shqiptaret tash 23 vjet kurse Kurti nuk eshte jes men si ata ne haag dhe opozita ne kosove dhe pushteti i edvinit
Qytetarët serbë të komunave në veri të Kosovës ishin të lirë të votonin për përfaqësuesin e tyre – kandidat për kryetar komunë, por zgjodhën bojkotin, mospjesmarjen.
Tashmë janë po ata që me forcë po ndalojnë mosfunksionimin normal të detyrës së kryetarëve të sapozgjedhur në rrugë ligjore, kushtetuese. Përdorimi i forcës nuk është duke u bërë nga shqiptarët, as nga të zgjedhurit e rrinj në krye të komunave me shumicë sërbe.
Pra, akuzat që ShBA dhe BE i bëjnë Albin Kurtit dhe Policisë së Shtetit të Kosovës është e padrejtë, e pabazë dhe si e tillë është neveritëse. Nuk janë shqiptarët e Kosovës, që nga kreu i Qeverisë, Presidentja dhe deri tek polici më i thjeshtë që po ushtron forcë ndaj serbëve, e kundërta, janë serbët që po përdorin forcë ndaj shqiptarëve, ndaj të zgjedhurve, policisë dhe përfaqësuesve të qeverisë Kosovës.
Kur dëgjon një nga përfaqësueset e larta të Evropës, në daljen dhe deklarimin e saj në Tv, nëpërmjet të cilës ajo del hapur pro përdorimit të forcës së sërbëve ndaj policisë, duke u kërkuar forcave të policisë që përse jeni ju këtu ?!!. Po sërbët përse janë aty, përse po pengojnë me forcë funksionimin normal të detyrës së kryetarëve të komunave të sapo zgjedhur ? Kush i pengoi serbët të votonin ?
Kjo që Fuqitë e mëdha të Perëndimit me në krye ShBA po bëjnë ndaj Popullit të Kosovës, Kushtetutës dhe Qeverisë së Kosovës, është e padrejtë, dhe si e tillë duhet të refuzohet me çdo çmim.
Kosova duhet të jetë sovrane !
Ky alarm i te gjithe shteteve perendimore,per te llastuar serbet,, kunder shqiptareve,,Nuk ka te beje vetem me Politiken Antishqiptare te Qarqeve Evropiane dhe Amerikane.As me Friken nga pershkallezimi i Luftes ne Ukraine. Trojet,deti,lumenjte dhe Ajri i shqiptareve kane dale ne Tregjet Nderkombetare,qekur erdhi Edi Rama ne pushtet.
Eshte Edi Rama qe u ka luajtur syrin e kodoshit Nderkombetareve.
Diku Hapet karshi zonjes Merkel.diku prapa kraheve me Mcgonellet e FBI.
Ben sikur i hapet barku per fatin e udheheqesve te UCK,
Ben sikur denon Raportin FantaHorror te Dick Marty dhe DENON NDERKOMBTARISHT ALBIN KURTIN PSE PO USHTRON DETYREN NE GJITHE TERRITORIN E KOSOVES.
Jo pa rol ne kete klime antishqiptare te politikes Perendimore jane edhe disa plera burgjesh te enverit,qe urrejtjen per Rregjimin sadist te enverit e kane kthyer ne urrejtje per shqiptarizmin,,duke perkrahur me terbim raportin e Dik Martit,Haurin e shtepise verdhe,dhe te gjithe fantazite haluxinante kunder clirimtareve te UCK.