Komisioni Rregullator rrëzon me shumicë votash kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës.
Dy anëtarët e propozuar nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kërkuan shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve me 5 ditë. Votimi ishte tre me dy.
“2 pro, 3 kundër, nuk miratohet në parim dhe nuk mund të vazhdojmë për diskutimet nen për nen, sepse nuk arrihet shumica e kërkuar”
Rreth 230 mijë emigrantë kanë arritur të regjistrohen ndërsa mbi 40 mijë iu është refuzuar kërkesa.
i.b./dita