Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet në SHBA, mes sfidave të shkaktuara nga stuhitë dhe djegia e kutive të votimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhjet në SHBA, mes sfidave të shkaktuara nga stuhitë dhe djegia e kutive të votimit
AktualitetBote

Zgjedhjet në SHBA, mes sfidave të shkaktuara nga stuhitë dhe djegia e kutive të votimit

Published: November 2, 2024
Shpërndaje

Ndërsa në disa shtete amerikane vazhdon votimi i hershëm për zgjedhjet e ngushta presidenciale, zyrtarët lokalë dhe shtetërorë po përballen me sfida shtesë. Materiali në vazhdim i përgatitur nga gazetarët e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, Deborah Bloom dhe Rafael Saakov, trajton sfidat e zyrtarëve zgjedhorë në disa pjesë të Karolinës së Veriut të shkatërruara nga uragani, si dhe nga djegia e kutive të votimit në Uashington dhe Oregon që po rrisin trysninë ndaj zyrtarëve që mbikëqyrin zgjedhjet.

Organet e rendit janë në kërkim të personave që u vunë zjarrin dy kutive votimi të hënën në Portland të Oregonit dhe Vankuver të Uashingtonit, duke djegur qindra fletë votimi. Pas paralajmërimeve të policisë lokale për mundësinë e sulmeve të tjera, disa banorë shkuan në qendrat e votimit për të hedhur votën.

Bre Belter, banore e qytetit Vankuver në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se shkoi në qendrën e votimit për t’u siguruar për votën e saj.

- Publicitet -

“Ka një arsye që ekziston votimi me postë, por tani jam e shqetësuar për mbërritjen e votës time në destinacion. Është e drejtë dhe detyrë për të votuar. Djegia e kutive të votimit shkatërroi të drejtën e atyre votuesve.”

Robert Moore është mes atyre që iu dogj vota në kutinë e votimit në Vankuver. Ai thotë se synon të votojë përsëri, por pas incidentit shtron pyetjen se çfarë do të ndodhë më pas.

“Kush u vë zjarrin kutive të votimit? Mendoj se ata po përpiqen të krijojnë kushtet për trazira civile në vend”.

Ndërsa janë shtuar masat e sigurisë, zyrtarët zgjedhorë në qarkun Clark të Uashingtonit po sigurohen që votuesit e prekur të marrin fletëvotime të reja.

“Tani, çdo mbrëmje mbledhim votat nga kutitë e votimit në rrugë. U kërkojmë njerëzve që ta hedhin zarfin me votën para orës 21:30. Organet e rendit kanë shtuar praninë e tyre në zonat ku ndodhen kutitë për hedhjen e votave”, thotë Greg Kimsey, zyrtar i qarkut Clark.

Gjatë 26 viteve si auditor i qarkut Clark dhe dy dekadave eksperience me kutitë e votimit, zoti Kimsey thotë se kurrë nuk i kishte shkuar në mendjen se një ditë do të shihte djegien e kutive të votimit.

“Të brengos. Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë. Mendoj se ata që e panë këtë janë më të motivuar që të votojnë sepse nuk do t’i lejojmë keqbërësit që të ndikojnë tek ky proces”.

Ndërkohë në shtetin fushëbetejë të Karolinës së Veriut, votuesit dhe zyrtarët e zgjedhjeve përballen me sfidat e shkaktuara nga përmbytjet masive nga uragani Helene, përfshirë humbjen e dokumenteve të identitetit, të nevojshme për të votuar.

Zëri i Amerikës bisedoi me anëtaren e qendrës së votimit në qarkun Buncombe, Ruth Hall.

“Një votues nuk kishte kartën e identitetit pasi shtëpia e tij ishte përmbytur. Kemi një formular të veçantë për votimin provizor. Në raste të tilla, ata e dinë që vota e tyre do të numërohet”.

Me dhjetëra mijëra banorë të zhvendosur dhe disa qendra votimi të mbyllura ose të zhvendosura, zyrtarët u kërkuan banorëve të Karolinës së Veriut që të marrin pjesë në votimin e hershëm. Rreth 40% e banorëve të regjistruar kanë votuar.

Paul Choy është një nga ata që mori pjesë në votimin e hershëm në Asheville të Karolinës së Veriut.

“Për ne, të prekurit nga uragani, që na duhet të rindërtojmë dhe për shumë njerëz të zhvendosur nga fatkeqësia natyrore, votimi ka edhe më shumë rëndësi”.

Ndërsa sondazhet tregojnë për një garë tejet të ngushtë në Karolinën e Veriut, zoti Choi dhe shumë votues të tjerë e kuptojnë rëndësinë e pjesëmarrjes në votime./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  2. E on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” dhe protesta
  5. E on Pesë kërkesat e protestës, edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?