Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet në SHBA, sot debati mes kandidatëve për zv.president
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhjet në SHBA, sot debati mes kandidatëve për zv.president
AktualitetBote

Zgjedhjet në SHBA, sot debati mes kandidatëve për zv.president

Published: October 1, 2024
Shpërndaje

Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance do të përballen të sot në debatin e kandidatëve për nënpresident, një mundësi që secili prej tyre të forcojë mesazhet e fushatës për votuesit, disa javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Debati do zhvillohet në rrjetin CBS News, në Nju Jork dhe do të zgjasë 90 minuta. Ky do të jetë debati i tretë i zgjedhjeve presideciale, pas përballjeve të kandidatëve për president, Joe Biden dhe Donald Trump në 27 qershor dhe atij mes Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit në 10 shtator.

Debati në Nju Jork do të zhvillohet në një kohë që zgjedhjet janë 5 javë larg, në disa shtete kanë nisur votimet e hershme dhe anketimet tregojnë se gara është tepër e ngushtë.

- Publicitet -

Ligjvënësi republikan Tom Emmer ka ndihmuar senatorin Vance që të përgatitet për debatin.

“Ai mund të flasë për përmirësimin e ekonomisë gjatë drejtimit të Trumpit dhe se si e shkatërroi atë Harrisi dhe Bideni. Mund të flasë se si ai ndërhyri për të vënë situatën nën kontroll në kufi dhe ata e shkatërruan. Dhe sapo ta kuptojë që Tim Walzi do të përpiqet të anashkalojë çështjet, ai (Vance) do ta mbajë atë përgjegjës”, tha zoti Emmer.

Guvernatori i Minesotës po ashtu është përpjekur të forcojë aftësitë e tij debatuese. Mesazhi i tij shpesh përqëndrohet tek rëndësia jetike që mund të kenë votimet e 5 nëntorit. E drejta për riprodhim pritet të jetë një nga pikat e forta që ai do të godasë zotin Vance, thotë profesori i shkencave politike në Universitetin e Cikagos, Mark Hansen.

“Ndaj zotit Vance duhet të ushtrohet trysni për të folur nëse zoti Trump si President do të nënshkruajë ndalim të abortit në nivel kombëtar, apo se deri në cilën fazë të shtatzënisë do lejohet aborti”, thotë ai.

Si zoti Vance dhe zoti Walz u vunë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, pasi kishin qenë realitivisht të panjohur në skenën kombëtare dhe të dy i drejtohen debatit të së martës me sfidat e ndërsjellëta.

Një anketë e fundit e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe qendrës për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC tregon se rreth gjysma e votuesve të regjistruar kanë një pikëpamje jo të favorshme për senatorin e Ohajos, nga 40 për qind që ndanin këtë mendim në muajin korrik.

Ndërkohë, zoti Walz po përballet me kritika lidhur me shërbimin e tij në ushtri dhe zbatimin e politikave progresive në Minesota, ndërsa zoti Vance përpiqet të tregojë se kandidati demokrat është shumë larg votuesve të zakonshëm.

Megjithëse pak besojnë se kjo përballje mes kandidatëve për nënpresident do të ketë të njëjtën peshë si debati i vetëm midis Trump dhe  Harris, në një garë presidenciale kaq të ngushtë, ku çdo moment viral, i cili do të përhapej me shpejtësi në internet, do të mund të mund të ndryshonte garën.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nafta drejt 300 dollarëve për fuçi? Paralajmërimi që trondit tregjet globale
  • Kosova shfaqet në hartën e Trump, çfarë fshihet pas marrëveshjes me SHBA-në?
  • LETRA: Ligji i ri i pagave të magjistratëve, Rama fton në takim krerët e drejtësisë
  • Sherri mes dy kushërinjve në Pogradec përfundon në plagosje me thikë, arrestohet autori
  • “PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  2. Mufka on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  3. Zyllo prej AKBN on Kush po bën pazar me Bankers?
  4. Greta on Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  5. O trap me zyle on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?