Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet në Spanjë, kryeson blloku i djathtë, por nuk ka shumicën për të qenë fituese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhjet në Spanjë, kryeson blloku i djathtë, por nuk ka shumicën për të qenë fituese
AktualitetBote

Zgjedhjet në Spanjë, kryeson blloku i djathtë, por nuk ka shumicën për të qenë fituese

Published: July 24, 2023
Shpërndaje

 

Lideri i partisë opozitare konservatore në Spanjë, Alberto Núñez Feijóo, shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme të mbajtur të dielën, por pa rezultatin që i nevojitej.

Partia e tij Popullore do të ketë 136 vende në dhomën e ulët të parlamentit me 350 vende dhe nuk do të arrijë dot të sigurojë shumicën as me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë.

- Publicitet -

Kjo e fundit ka siguruar 33 ulëse në parlament, 19 më pak se në 2019, por do të vazhdojë të mbetet forcë e tretë. Megjithatë, Feijóo tha para turmës së mbështetësve se ishte detyra e tij të përpiqej të formonte qeverinë e re.

“Spanjollët e dinë se ne kemi kaluar nga të qenit forca e dytë në partinë më me shumë vota. Shpresoj që kjo të mos i japë nismë një periudhe paqëndrueshmërie në Spanjë…”

Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë, e kryeministrit Pedro Sanchez, e cila doli e dyta, do të ketë 122 vende, dy më shumë se sa fitoi më 2019, ndërsa aleatja e saj, Sumar nga ekstremi i majtë, siguron 31 vende. Sanchez e lexoi rezultatin si një dështim për konservatorët, që siç tha duan të zhbëjnë përparimin e arritur.

“Mendoj se spanjollët ishin shumë të qartë. Blloku që kërkon të kthejë vendin pas, që ka propozuar sprapsje të të gjithë përparimit që kemi bërë gjatë 4 viteve të fundit dështoi”, tha Sanchez.

Sondazhet pas votimit tregonin se partia popullore dhe Vox kishin gjasa të mira të arrinin shumicën për të formuar qeverinë. Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kuvendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.

Rreth 70 përqind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e mbajtura në kulmin e verës, teksa miliona qytetarë ishin duke pushuar larg qendrave të votimit. Kryeministri Pedro Sanchez organizoi zgjedhje të parakohshme, pasi Partia Socialiste dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos, u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt takim me Ramën
  • Drejtori i Policisë Korçë paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit
  • Të dhëna tronditëse në SHBA, 100 persona vuajtën mbi 4100 vite në burg gabimisht
  • Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar
  • 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

Komentet e Fundit

  1. Shqiperia e Shqiptareve on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. cuf dabjoni on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Studenti on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  4. Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret on Pushteti i padukshëm
  5. E on E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?