Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet presidenciale, miratohen dy kandidaturat që do sfidojnë Vladimir Putin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zgjedhjet presidenciale, miratohen dy kandidaturat që do sfidojnë Vladimir Putin
AktualitetBote

Zgjedhjet presidenciale, miratohen dy kandidaturat që do sfidojnë Vladimir Putin

Published: January 5, 2024
Shpërndaje

Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve i Rusisë regjistroi të premten dy kandidatët e parë që do të konkurrojnë me presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet e marsit. Komisioni miratoi kandidaturën e Leonid Slutsky të Partisë Liberale Demokratike nacionaliste dhe Vladislav Davankov të Partisë së Popullit të Ri për zgjedhjet e 15-17 marsit, shkruan AP.

Thuhet se asnjëra nga kandidaturat nuk përbën sfidë të rëndësishme për Putinin, i cili ka dominuar politikën ruse që kur u bë president në vitin 2000. Partitë e të dy kandidatëve janë kryesisht mbështetëse në parlament për partinë “Rusia e Bashkuar” e Putinit.

Slutsky, si kreu i komitetit të punëve të jashtme të dhomës së ulët të parlamentit, ka qenë mbështetës i politikës së jashtme të Kremlinit që është gjithnjë e më shumë opozitare ndaj Perëndimit. Në zgjedhjet e fundit presidenciale më 2018, kandidati i partisë mori më pak se 6% të votave.

- Publicitet -

Davankov është nënkryetar i dhomës së ulët të parlamentit, Duma. Partia e tij u krijua në vitin 2020 dhe mban 15 vende në Dumën prej 450-anëtarësh.

Partia Komuniste ka paraqitur si kandidat Nikolai Kharitonov, por komisioni zgjedhor nuk e ka regjistruar zyrtarisht. Kharitonov ishte kandidati i partisë në vitin 2004.

Komisioni Zgjedhor refuzoi kandidaturën e Yekaterina Duntsovan nga një grup mbështetësish, duke përmendur gabime në dokumente, përfshirë drejtshkrimin. Gjykata e Lartë më pas hodhi poshtë ankesën e Duntsovas kundër vendimit të komisionit.

Putin kandidon si i pavarur. Partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” dhe një koalicion politik i quajtur Fronti Popullor, kanë mbledhur nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së tij. Sipas ligjit rus, kandidatët e pavarur duhet të emërohen nga të paktën 500 mbështetës dhe gjithashtu duhet të mbledhin të paktën 300 mijë nënshkrime nga 40 rajone ose më shumë.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn
  • Protesta e studentëve në rrethe, arrestohen dy të rinj në Korçë, tensione në Lezhë

Komentet e Fundit

  1. Laboviti on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  2. demo on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  3. Fjalë me vend on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  4. Vlora 97 on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?