Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
Komunitet

Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Published: October 9, 2026
Shpërndaje

Pas rimarrjes së kompetencave për Bashkinë e Tiranës, nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, riaktivizohet ndihma dhe zhbllokohen procedurat për fondin e komunitetit në kryeqytet. Kështu, të gjithë projektet e mbetura pezull në muajt e fundit, kanë marrë dritën jeshile, duke bërë që t’i jepet zgjidhje kërkesave të qytetarëve të Tiranës. Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango zhvilloi disa takime me administratorë pallatesh në kryeqytet, ndërsa dha lajmin e mirë se këtë vit në fondin e komunitetit ka një risi, ku të të gjithë ato familje, ato pallate të cilat kanë depozitat në katet e fundit të pallateve dhe duhet t’i zhvendosin në katin e parë me një depozitë të përbashkët, Bahskia e Tiranës do të rimbursojë 50% për banorët, dhe 100% për pensionistët dhe familjet në nevojë.

“Fondi i komunitetit është një ndër programet më të kërkuara në Bashkinë e Tiranës. Ne këto 10 vite, buxheti është shtuar vit për vit. Siç dihet me fondin e komunitetit, ne si Bashki e Tiranës rimbursojmë vendosjen e ashensorit që është një ndër kërkesat më të kërkuara, ku të gjithë banorët e pallateve të cilët nuk kanë një ashensor mund të aplikojnë në Bashkinë Tiranë dhe përfitojnë 50% të rimbursimit nga Bashkia e Tiranës por të mos harrojmë që kemi edhe pensionistët dhe familjet të cilët marrin ndihmë ekonomike, ku Bashkia ua paguan 100% fondin e komunitetit”, nënvizoi Dango.

Programi synon të ndihmojë komunitetet e banorëve në financimin e ndërhyrjeve që lidhen me përmirësimin e godinave dhe hapësirave të përbashkëta, duke përfshirë instalimin e ashensorëve, izolimin e tarracave dhe termoizolimin e fasadave. Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve që kanë nevojë për ndërhyrje të tilla në hapësirat e tyre të përbashkëta, të riaplikojnë për fondin e komunitetit.

- Publicitet -

Ky fond nga ana e Bashkisë së kryeqytetit mbulon 50% të kostos së përcaktuar për ndërhyrje të tilla si instalimi i një ashensori, izolimi i tarracës apo vendosja e sistemit kapot. Mbështetja është edhe më e madhe për kategoritë sociale. Për pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, Bashkia parashikon mbulimin e 100% të kostos. Në këtë mënyrë, programi synon të bëjë të mundur realizimin e investimeve edhe në pallatet ku një pjesë e familjeve mund ta kenë të vështirë të përballojnë financiarisht ndërhyrjet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  • Katër rrugët e Izraelit
  • Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  • Sekreti shtetëror i një shteti pa sekrete
  • Sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave: Koreja e Veriut dyshohet pas grabitjes prej 6.3 miliardë dollarësh

Komentet e Fundit

  1. S ka rendësi on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  2. Bona on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  3. Skypion on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  4. . on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. Kokpalari 21 janarit on RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?