Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove: Pistat e reja për vrasjen e Liridonës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove: Pistat e reja për vrasjen e Liridonës
KosovëKronike

Zhdukja e një vajze në Suedi dhe humbja e 300 mijë eurove: Pistat e reja për vrasjen e Liridonës

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Zhdukja e një vajze në Suedi, dhe humbja e 300 mijë eurove, janë dy pistat e reja që ka zbuluar për emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt me urdhër të bashkëshortit Naim Murseli.

Elezi u shpreh se fillimisht ka pasur disa pista, një pjesë e të cilave janë rrëzuar me kalimin e ditëve. Ai bëri me dije se ekzistojnë dyshime se Liridona ka pasur informacione në lidhje me zhdukjen e një vajzë në Suedi, informacion ky që mund të ketë çuar në vrasjen e saj.

Po ashtu, Elezi theksoi se një biznesmen shqiptar ka deklaruar se Naim Murseli ka humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

- Publicitet -

“Ngjarje e rëndë dhe komplekse. Aktualisht kemi 4 të arrestuar, vrasësi, porositësi, një që ka mbështetur vrasësin dhe personi që siguroi armën. Motivet e ngjarjes kanë qenë disa, por me kohën disa prej tyre konsiderohen jo të mundshme. Ajo që ne kemi kuptuar na çon drejt asaj se Liridona mund të kishte sekrete që mund të rrezikonin bashkëshortin e saj.

Deklaratat e familjarëve dëshmojnë se marrëdhënie mes çiftit ishte e mirë, nuk kishte dyshime mbi përfshirjen e personave të tretë në aspektin gjinor. E vetmja gjë që dyshohet mbetet një vajzë tjetër e zhdukur në Suedi. Së fundmi ishte një biznesmen shqiptar që jeton në Suedi që tha se Naim Murseli kishte humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

Babai i të dyshuarit në deklaratën e parë pati thënë se eventualisht mund të ketë pasur ndonjë sekret që e ndjera e dinte. Pas vizitës që babai pati në burg, deklaroi se djali i tij ishte i pafajshëm duke sjellë dyshime se ai mund të jetë nën presion”, u shpreh Elezi.

30-vjeçarja Liridona Murseli u vra më 29 nëntor, kur ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Për ngjarjen tragjike janë arrestuar katër persona, një prej të cilëve dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. prehistoriku on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. Vlora 97 on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Zvicra on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE
  5. Detari on Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?